InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

LUÇIANO BOÇI: HIMNI I FLAMURIT DHE HIMNI I LLESHAJT

14 Prill, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Mungesa e pritave devijuese në lumin Shkumbin, reagon deputeti demokrat/ Boçi: Banorët e lagjeve Baltaver, Cogollarëve dhe Polis i vogël po humbasin të vetmin burim. Askush nuk i dëgjon dhe nuk u vjen në ndihmë

Lleshaj krahas akuzave-këngë, na paska ironizuar protestuesit dhe për Himnin e Flamurit.
Të gjithë ata në atë shesh, e kanë dëgjuar e kënduar shpesh Himnin që prej fëmijërisë.
Edhe në klasë dhe në stadiume dhe në sheshe e takime.
Asnjëherë ndoshta formalisht aq pa gabime, sa mundet ta ketë bërë pretenduesi Lleshaj, në orën e detyruar të Akademisë Ushtarake.
Por ama, njëmijë herë më sinqerisht, më me forcë e më me shpirt dhe më bukur se zoti Lleshaj sot, apo si padroni i tij Ramë.
Këtë e them me bindje.
Brutoja e të kënduarit të protestuesve, me ato gabimet që i vriskan veshin Ministrit të punëve të brendëshme të krimit, është si një lloj note e 8-të, superiore e pentagramit të Himnit, që i përfshin të 7-ta e gjthçka transmeton një himn.
Por mbi të gjitha, ka brenda atdhedashurinë e plotë, përkushtimin e sublimtë për fatet e vendit dhe vullnetin për të luftuar deri në fund për kauza të mëdha.
Himni i Flamurit është i tillë se pikërisht, del nga zemra e qytetarëve të thjeshtë.
Pesha e tij nuk përcaktohet nga pesha e spaletave të uniformës, por nga pesha e fateve që kanë vendosur mbi supet e tyre ata njerëz fare të vërtetë. E fateve të vendit.
Ndërsa ju, sado me orkestra e muzikë ta shoqëroni e ta këndoni, prapë se prapë pa ngjyrë e pa formë ju del, pasi ju e përdorni atë vetëm si spot publiciteti të postit që mbani.
Aq më keq që sot e ke harruar fare Himnin e Flamurit, zoti Lleshaj!
Në vend të tij, në vend të Himnit të Atdheut, ju kënaqeni kur këndoni e mbani ison e Krye/M-it të vendit.
E isoja juaj është e çjerrë, e zvargët, e shëmtuar në tërë kumtin e saj.
Është e tillë, sepse ajo ka brenda gaz lotjellës, rrahje, dhunë, arrestime, ka histeri politike, ka mungesë atdhedashurie.
Isoja-himn e juaja, është këngë korbash e jo këngë shqipesh zoti gjeneral.
Është as më shumë e as më pak, marshi funebër i një qeverisje që po përcjell eshtrat e saj në funeral. 
E që në këtë funeral kërkon të tërheqë me zor fatet e një vendi të tërë.
Por Himni i Flamurit i korit të njerëzve të thjeshtë, është më oshëtitës e më i fortë.
Eshtë thirrja për betejat kundër së keqes në emër të shpresës, të së ardhmes dhe të vendit.
Ndaj Himni i Flamurit, i kënduar prej tyre është Himni më i bukur në botë!

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com