InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Lutfi Dervishi: 10 fakte për “lidhjet ruse” të Lulzim Bashës

30 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Lutfi Dervishi: 10 fakte për “lidhjet ruse” të Lulzim Bashës

Nga Lutfi Dervishi –

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus, siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk është rast i veçuar: lidhjet me Rusinë shkojnë më thellë dhe “Rusia collusion” në Shqipëri nuk ka nevojë për një prokuror si Robert Muller për ta provuar.

Vetëm gjatë javës së fundit, me fakte dhe prova, me zë dhe me figurë, është dëshmuar sheshit “lidhja ruse”.

Duke ndjekur parimin “të fshihemi në vendin më të dukshëm”, Basha gjithë aktivitetin e tij pro rus e ka bërë në shesh, para Kryeministrisë, para Parlamentit dhe para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Aktori që ka luajtur filmin “Skënderbeu” është rus. Filmi është prodhim rus dhe autoritetet po hetojnë për të parë se çfarë mesazhesh po përpiqet t’i përcjellë Moskës, Lulzim Basha.

Një tjetër sinjal i deshifruar, por jo plotësisht, mbetet deviza e shpallur e opozitës: “Asnjë hap pas”. Me djegien e mandateve është e qartë se nuk ka më hapa pas, por ky urdhër është dhënë nga Stalini në Luftën e Dytë Botërore, në dimrin e 1941-shit. Sinjali këtu është më i qartë: Opozita po i thotë Moskës se nuk do të ketë asnjë hap pas. Tani gjithë përpjekjet janë për të gjetur shtigje të pashkelura për të ecur përpara.

Kryetari i opozitës – dhe jo vetëm ai – ditët e fundit i kanë mëshuar shumë togfjalëshit “krim dhe ndëshkim”. Mediat këtu e kanë interpretuar si kryqëzatë ndaj abuzuesve të pasurisë publike me në krye oligarkët vendas. Por këtu zbulohet që lidhja me rusët është më e thellë, ajo daton në vitin 1866, vit kur autori rus Fjodor Dostojevski shkroi romanin e famshëm “Krim dhe ndëshkim”. Ka dyshime të bazuara që lidhja është më e thellë, sepse Basha po përdor dendur fjalën “luftë” dhe më rrallë fjalën “paqe”.

“Nuk ka më paqe!” – kërcënon ai. “Luftë kërkoni, luftë do të keni”.

Analiza na çon te viti 1860, pikërisht te Leo Tolstoi, që shkroi romanin “Lufta dhe paqja” në kohën e luftërave napoleonike. Po shihet mundësia për të hetuar edhe lidhjen me shërbimet franceze. Analistët janë të ndarë për këtë referim: një pjesë përqendrohen te mesazhi i filozofisë së mbijetesës te “Lufta dhe paqja”, dhe një pjesë tjetër te fakti që ngjarjet në këtë libër shtrihen në 50 vjet!

Ditën që u realizua çerekrrethimi i 7-të i Parlamentit është faktuar se në restorantin XXX3, Lulzim Basha ka porositur gjatë drekës së vonë sallatë ruse dhe për ta çuar provokimin deri në fund, kur kamerieri ka pyetur për pije, ai me një buzëqeshje tinëzare ka thënë: Vodka!

Ndërsa fliste për të ndjerin Ali Mema, ikonë e futbollit të Shqipërisë, Basha është dëgjuar të thotë se Rusia ka skuadër të mirë futbolli. Ky duhet të jetë një kod i fshehtë, sepse dihet botërisht që as rusët nuk kanë ekip të mirë futbolli dhe as Basha nuk është në gjendje të thotë dallimin mes një loje futbolli me dy porta dhe një loje futbolli me një portë.

Në çdo fjalim para protestuesve, Basha i ka bërë thirrje popullit të bashkohet rreth PD-së dhe u ka dhënë porosi kryetarëve të degëve për të punuar për Shqipërinë e Bashkuar… një referim i qartë si kristali për partinë e presidentit rus Putin – “Rusia e Bashkuar” (Jedinaja Rossija).

Basha ka krahasuar kryeministrin Rama me Maduron e Venezuelës. Rusët kanë dërguar trupa speciale për të mbrojtur Maduron. Referimi te Maduro po analizohet për të parë mos ka ndonjë ide të ngjashme edhe në opozitën e Tiranës.

Është provuar që Rusia ndërhyrjen më efikase e ka te procesi zgjedhor. Padurimi i Bashës për të pritur zgjedhjet e 2021-shit dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme është avancim i objektivave ruse në rajon. Shqiptarët dihet që janë populli më proamerikan në botë. Antiamerikanizmi është politikë ruse. Disa qëndrime të opozitës kundër ambasadës në Tiranë dhe lobimi për të mos emëruar ambasadoren në Senatin Amerikan janë jo vetëm sinjale, por vepra konkrete në favor të politikës ruse.

Rusia nuk dëshiron zgjerimin e BE-së. Me djegien e mandateve, opozita po kontribuon që Shqipëria të mos hapë negociatat në qershor me Brukselin. Nuk duhet harruar që “Russia Today” ka marrë një intervistë të Bashës, dhënë agjencisë amerikane AP. Nuk është i rastësishëm caktimi i datës 13 prill për protestën popullore. Ky është një sinjal sinkronizimi me Moskën. Data 13 nuk është vetëm simbolike. Dihet që Rusia është i vetmi vend në botë që ka 13 zona orare. Nëse më datë 13, protesta do të njoftohet për në orën 13:00, nuk ka më asnjë dyshim për “lidhjen ruse”.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com