InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Do të mbetet vetëm dielli i dashurisë sonë” – korrespondenca mes Albert Camus dhe Maria Casares!

21 Mars, 2019
in Artikuj, Kulturë
A A
“Do të mbetet vetëm dielli i dashurisë sonë” – korrespondenca mes Albert Camus dhe Maria Casares!

Ai ylli në ngjitje i rretheve letrare në Paris. Ajo vajza e kryeministrit të fundit të Spanjës republikane. Të dy takohen në më 1944, ndërsa natën e parë e kalojnë në shtëpinë e Jean Paul Sartre. Në mes të marrëdhënies së tyre pengesë bëhet bashkëshortja e Camus, Francine.

Albert Camus hipi në atë makinë për shkak të motorrit të fuqishëm, një Facel Vega. Botuesi i tij, Michel Gallimard ishte kaq krenar. Ndodheshin në Lourmarin, në jug të Francës, në shtëpinë që shkrimtari bleu me paratë e çmimit Nobel. Ishte një vend “arratisjeje” për familjen e tij, bashkëshorten Francine dhe dy fëmijët.

Micheli mendoi që të niseshin për në Paris, në një udhëtim të gjatë nëpër shi që nuk përfundoi kurrë. U përplasën pas një peme, pak para Fontainebleau. Ishte 4 janari i vitit 1960. Katër ditë para se të ndërronte jetë, Camus i kishte shkruar letrën e fundit të dashurës, Maria Casares, një ndër aktoret më të famshme të asaj kohe. “Jam kaq i lumtur nga ideja që do të të takoj, saqë po qesh duke shkruar”.

Një shekull nga lindja e Camus, më 7 nëntor 1913, Gallimard ka publikuar korrespondencën, deri më tani sekrete, mes tij dhe Casares: 865 letra, nga 1944 deri në ndarjen nga jeta të shkrimtarit. Nëpër rreshta vihet re në besim i vazhdueshëm dhe një pjekuri e pashembullt, megjithë frikën dhe ndarjet e vazhdueshme. “E kam vendosur tashmë”, shkruan ai, “Do të jemi bashkë përgjithmonë. Këto nuk janë veçse re të lehta. Do të kalojnë, e do të mbesë veç dielli i dashurisë sonë.” “Të dashuroj”, i përgjigjet ajo, “Siç dashurohet deti”.

Të dy u takuan më 19 mars 1944, në Parisin e pushtuar nga nazistët, në shtëpinë e shkrimtarit Michel Leiris. Camus më pas do të zgjidhte pikërisht atë grua brune dhe të ligsht, me shikim të mprehtë e zë të ngjirur, për të interpretuar Martën në dramën “Keqkuptimi”. Në përfundim të një mbrëmjeje në shtëpinë e Jean Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir, Maria dhe Alberti kaluan natën e parë së bashku. Ishte e njëjta ditë kur trupat aleate zbarkuan në Normandi, natën mes 5 dhe 6 qershorit. Ai ishte 30 vjeç, ajo 21. Shkrimtari jetonte vetëm në Paris, ndërsa bashkëshortja, Francine, pianiste dhe matematikane kishte mbetur në Orano, në Algjeri për shkak të luftës. Por pas pak u bashkuan sërish, ndërsa Camus nuk dinte kë të zgjidhte derisa në 1945 lindën dy binjakët e çiftit Camus.  Maria e la dhe u largua. Por katër vite më vonë, sërish më 6 qershor, të dy u takuan rastësisht duke ecur në Saint-Germain-des-Prés.

Pasioni u ndez sërish, por Camus nuk u nda kurrë nga Francine, edhe pse i ankohej vazhdimisht për depresionin e tij Marias. Ndjente dhembshuri (apo dashuri?) për gruan e tij, ndërsa Maria Casaresit iu desh të duronte edhe dashnoret e tjera që pati vitet e fundit të jetës, si për shembull Catherine Sellers e cila nisi t’i merrte edhe rolet në shfaqjet e Camus.

Maria ishte vajza e kryeministrit të fundit të Spanjës republikane. Me fillimin e luftës civile, u arratis në Paris. Megjithë theksin spanjoll, arriti të interpretonte në filma dhe drama radiofonike, ashtu siç u bë edhe një ndër yjet e para të festivalit të d’Avignone. Siç thoshte vetë, me Camus ndante “dobësinë dhe forcën, të dyja fryt i ekzilit” (Camus kishte ardhur nga Algjeria).

Nëpër letra shkëmbehen komente mbi letërsinë, spektaklet, modën e Parisit dhe jetën e përditshme metropolitane. Por, nëse Catherine Camus, vajza e nobelistit, vendosi që t’i botonte këto letra është sepse në to gjendet letërsi e pastër. Ajo e ka takuar vetë Maria Casares në vitet ’80 pas vdekjes së mamasë. “Kaluam gjithë pasditen të ulura në shtrat duke ngrënë çokollata, sikur njiheshim prej kohësh”, tregon Catherine, e cila më pas shton se edhe mamaja e saj, Francine, kishte respekt për të dashurën e Camus. “Letrat e tyre”, shkruan e bija e Camus në parathënien e librit, “e bëjnë tokën më të madhe, hapësirën më të shndritshme dhe ajrin më të lehtë, thjesht sepse ata të dy ekzistuan.”

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com