InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Si mund të mësojmë një gjuhë të huaj sa më lehtë?!

18 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Si mund të mësojmë një gjuhë të huaj sa më lehtë?!

Një nga gjërat më të vështira është mësimi i një gjuhe të re pasi ndihemi sikur përparimi është shumë i ngadalshëm, dhe është një proces i cili kërkon një kohë relativisht të gjatë. Por ka disa mënyra sesi mund ta bëjmë procesin e mësimit më të shpejtë dhe më të lehtë për veten, duke e shmangur këtë ndjenjë frike, e cila shpesh na çon që të heqim dorë.

Hapi i parë, është mësimi i fjalëve bazike. Një teori thelbësore për të mësuar një gjuhë të huaj është të pranosh që kurrë nuk do të njohësh çdo  fjalë që kjo gjuhë ka në fjalor. A dini çdo fjalë të mundshme të gjuhës suaj amtare? Jo, por ju mund të bisedoni rrjedhshëm gjithsesi. Së dyti, është mjaft e rëndësishme të përpiqeni ta përdorni gjuhën e huaj të cilën po mësoni sa me shumë. Një mënyrë tjetër për të detyruar veten të përdorë në përditshmëri këtë gjuhë, është të ndryshoni gjuhën e celularit tuaj ose të mediave sociale, të cilat i përdorni më shpesh. Së treti, por dhe një ndër hapat më kryesorë, është ndalimi i të menduarit në gjuhën tuaj amtare. Nëse mësoni duke përkthyer fillimisht fjalët në kokën tuaj në gjuhën tuaj amtare, do të bëheni përkthyes i aftë, por nuk do të jeni kurrë një folës i rrjedhshëm. Vetëm duke menduar në gjuhën e re mund të jesh vërtet një folës i mirë.

Së katërti, duhet t’i jepni kohën e nevojshme këtij procesi mësimi. Nëse ju mendoni se do të flisni rrjedhshëm një gjuhë të huaj brenda një muaji, atëherë do të zhgënjeheni dhe do të mendoni se nuk do arrini kurrë të mësoni.  Në vend të kësaj, duhet të mendoni se si tmund të ndiqni dhe kuptoni një bisedë të thjeshtë.

Një metodë studimore, mjaft interesante është teoria për të mësuar gjuhën e huaj gjatë kohës që ju flini. Mund të duket e  çuditshme, por sipas një studimi të Universitetit të Zyrihut, dëgjimi i fjalëve të reja të fjalorit gjatë gjumit mund të ndihmojë trurin tuaj që të fiksojë këtë informacion të ri më shpejt në memorien tuaj.

Gjithashtu, ju duhet të jeni të gatshëm për të bërë gabime. Shpesh të rriturit janë aq të frikësuar për të bërë një gabim, saqë e frenojnë veten ta praktikojnë gjuhën e re që po studiojnë.  Fëmijët e kuptojnë me lehtësi këtë koncept, prandaj shpesh duket se mësojnë gjëra të reja më shpejt se të rriturit. Përqafoni fëmijën tuaj të brendshëm, dhe pranoni se gabimet do të ndodhin dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Dhe së fundmi, duhet të përdorni fjalët e reja që mësoni. Përsëritja e një fjale të re disa herë jashtë kontekstit, nuk është e mjaftueshme, që ajo të mbetet në trurin tuaj. Në vend të kësaj, kur të mësoni një fjalë të re, filloni ta përdorni atë në fjali të ndryshme aq shpesh sa mundeni. Kjo metodë ju ndihmon që fjala të fiksohet në trurin tuaj akoma dhe më thjeshtë.

Të Lidhura

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com