InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Varrezat greke në Shqipëri, varri i ardhmërisë territoriale shqiptare

5 Shkurt, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Varrezat greke në Shqipëri, varri i ardhmërisë territoriale shqiptare

Bisedë vrtuale me mikun Bujar Kule Shkruan Fahri  Xharra Ç ka të befasoi  or i nderuar nga marreveshja e Ditmir Bushatit me Kotziasin ? –

“Përdorimi i fjalës “vendprehje” më tërhoqi vëmendjen, sepse, në të gjitha vendimet e ndryshme që shtet’thi shqiptar ka marrë ndër vite për varrezat publike, pra, për varrezat ku varrosen shqiptarët, nuk përdoret kurrë përcaktimi “vendprehje”.

Mos ndoshta kjo, sepse për qeveritë e shtet’thit shqiptar, shqiptari mjeran, që nuk ka gjetur kurrë prehje në të gjallë, meriton vetëm varrin e varrezave ku balta të shkon deri në gju, kurse greku, ndryshe nga shqiptari, një shkallë mbi shqiptarin, meriton të prehet në vendprehje? Ditmiri dhe qeveria shqiptare vajtojnë për pamundësitë e tyre për… – “Ditëziu shtet’th shqiptar…

Që thotë se s’ka para, për të mbajtur në këmbë kështjellat dhe kishat mijëravjeçare. Që thotë se s’ka para, për të ruajtur bibliotekat nga zjarri. Që thotë se s’ka para për të mos lejuar që arkivat e muzeve të mbulohen nga myku, ndryshku dhe lagështia. Që thotë se s’ka para për të mbrojtur historinë e shqiptare nga grabitësit 6 dhe matrapazët e historisë. Që thotë se s’ka para, për të restauruar apo rindërtuar, varret dhe memorialët e heronjve të penës dhe të pushkës, që sakrifikuan jetën për kombin shqiptar.” Na e spjegoni më shumë …

-Përveç ndjenjave të mësipërme, në vendimin kryeministror më tërhoqi vëmendjen përdorimi i fjalës “vendprehje”. Ja se ç’shkruhet në vendimin kryeministror: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes,

Këshilli i Ministrave.” Si e mendojnë grekët këtë çështje ? – “Është e marrëzishme të mendosh dhe të besosh, që shteti grek, ashtu siç ndodhi në 1912, do të kërkoj ti shtrij kufijtë, deri atje ku gjenden varrezat e ushtarëve apo eshtrat e shenjtorëve të tyre si Shën Kozmai. Se çfarë mund të kërkojë shteti grek mbas ndërtimit të këtyre varrezave nga shtet’thi shqiptar dhe me lekët e shqiptarëve, mund ta zbulojmë të fshehur pas një tjetër “lapsusi” të vogël (i ngjashëm ky, në qëllimin që fsheh, me atë të shndërrimit të fjalës “varrezë” në “vendprehje”) në vendimin kryeministror “

Po  mirë,  si e sheh qeveria shqiptare këtë vendim të tyre ? – “Përtej paditurisë historike të përpiluesve të vendimit kryeministror që flet për një luftë 10 “greko – italiane”, ndërkohë që në të gjithë librat dhe enciklopeditë historike, kjo luftë, emërohet si “italo – greke”, për arsyen e thjeshtë sepse ishte ushtria italiane që sulmoi Greqinë dhe jo e kundërta, nga leximi i vendimit kryeministror të lind natyrshëm pyetja…

Përse shqiptarët e varfër duhet të paguajnë ndërtimin e varrezave “vendprehje” të ushtarëve grek që ranë gjatë luftës me Italinë?” _ Mos ndoshta në këtë marrëveshje, nuk flitet aspak për luftën italo – greke, dhe as për atë greko – italiane, por për një lufte të paqenë shqiptaro – greke, pasojë e së cilës është edhe ligji i famshëm i luftës me Shqipërinë që shteti Grek akoma nuk e ka shfuqizuar? – i habitur e pyeta mikun virtualisht –“

Në këmbim të pranimit nga ana e shtet’thit shqiptar, të ekzistencës së një lufte të paqenë shqiptaro – greke dhe ndërtimit të varrezave vendprehje për ushtarët grek, ndoshta shteti Grek ka premtuar shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë dhe ndihmë politike ndaj qeverisë së Tiranës, e ndoshta, edhe mbyllje dosjesh të mbushura me të pabërat e qeveritarëve shqiptar.

Çfarë tjetër, mund ti ketë kërkuar shteti grek qeveritarëve shqiptar, në këmbim të çka përmendëm më sipër dhe varrezave vendprehje? Dëmet që shqiptarët i shkaktuan Greqisë në luftën e paqenë shqiptaro – greke? Territore ekonomike, kulturore, tokësore, detare?” -Akoma nuk njohim se çfarë marrëveshje ka nënshkruar ministri i Shtet’thit shqiptar me Ministrin e shtetit Grek, por ndërtimi i varrezave të ushtarëve grek fshehur pas përcaktimit “vendprehje”, a mos  është tregues i qartë i qenësisë së kësaj marrëveshjeje. ? –

“Akti i ndërtimit nga ana e shtetit shqiptar i këtyre varrezave vendprehje do të thotë pranimi i ekzistencës së luftës së paqenë greko – shqiptare, pranimi i dëmeve që shqiptarët i kanë shkaktuar Greqisë gjatë kësaj lufte të paqenë, dhe ligjësim i gjenocidit dhe shpronësimit të shqiptarëve të Çamërisë si pasoj e akuzës po kaq të paqenë, të bashkëpunimit me pushtuesin Italian. “ Si e shihni guximin e  “ elites së kombit ‘ të marri vendime të tilla ? -“

Ti largohet idesë se si “përfaqësuese e sovranit”, “elitë e kombit” etj etj, i jep të drejtën të marri vendime të kësaj rëndësie në emër të kombit shqiptar. Dhe mbi 22 gjithçka, të mos tentohet nga lojërat fëmijërore të fjalëve dhe lojërat po kaq fëmijërore të kuptimeve të dyfishta, sepse nuk ka gomarllëk më të madh për një qeveri apo qeveritar, sesa të gënjejë popullin e tij. Ndëshkimi, në të gjallë apo në të vdekur (që është akoma edhe më i tmerrshëm), është i pashmangshëm.  “”

Kur do e meritojnë shqiptarët ‘ vendprehjen “ e  qetë të tyre ? -“Për sa i përket “varreve” me baltë dhe pluhur për shqiptarët, dhe vendprehjeve, me lule dhe mermer, me paqe dhe qetësi, për grekët, shtet’thi shqiptar ka plotësisht të drejtë. “Vendprehjet” duhen merituar! “Vendprehje” që shqiptarët do ti meritojnë, vetëm atëherë, kur së fundmi, do ta shndërrojnë shtet’thin shqiptar në një shtet të shqiptarëve

. “ U “ndava  “ nga miku Bujar Kule , me një porosi që të lexohet në tërësi shkrimi i tij  “VARREZA PËR SHQIPTARËT DHE VENDPREHJE PËR GREKËT!? – nga Bujar Kule

(  Titulli i shkrimit është nga Fxh )

Fahri  Xharra ,

Gjakovë

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com