InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ngjela: Rama do përfundojë keq, si Esat Pashë Toptani…

26 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Ngjela: Rama do përfundojë keq, si Esat Pashë Toptani…

Nga Spartak Ngjela

Politika shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri aktualisht kuptohet se është në lidhje të drejtpërdrejtë.

l.

Taksa 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë është akti i parë historik që një qeveri shqiptare tregon se është me shqiptarët dhe për shqiptarët.

E shihni sesi ecën e fort historia e shqiptarëve kur një kryeministër nuk është i shitur te fqinjët pushtues?

Rasti i Ramush Haradinajt e tregoi më në fund këtë.

Forcë, karakter dhe atdhedashuri: kjo është përmbajtja morale e kryeministrit të Kosovës.

Një shoqëri apo një popull kurrë nuk e arrin dot mirëqenien dhe prosperitetin e tij nëse drejtohet nga qeveri të korruptuara që shesin interesin kombëtar.

Prandaj, taksa 100 përqind, vendosur Serbisë, është hapi i parë që po hyn pozitivisht në historinë e re të Shqipërisë. Ky akt po e çon drejt degradimit ekonomik Serbinë. Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Sërbisë.

ll.

Ushtria e Kosovës është hapi i dytë i madh, dhe duhet menduar se ky është një proces i cili do të sjellë forcën e Arbërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Ajo është krijuar me orientim amerikan të drejtëpërdrejtë, dhe është e lidhur politikisht me bazën amerikane që po ngrihet në Kuçovë. Kjo të jep të kuptuar se politika amerikane kërkon një Arbëri ballkanike të konturuar mirë ushtarakisht. Por pikërisht kjo ka trembur njëherësh korrupsionin kryeministror në Tiranë dhe politikën në Beograd e në Athinë.

Prandaj kuptohet se hapi i tretë do të jetë në Shqipëri. Ky është eliminimi i katër krerëve politikë në Tiranë, të katër të korruptuar dhe kundër interesit të Shqipërisë: këta janë Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Njërëz të tjetërsuar, njëlloj si Enver Hoxha, që, për interesin e pushtetit të tyre personal, edhe këta si ai, po duan spostimin e Shqipërisë në Lindje.

Të katër janë lëshuar sa në Moskë, në Athinë e në Beograd, por më i degraduari duket se është Edi Rama që shkon te Erdogani në Turqi për t’i shpëtuar politikës amerikane antikorrupsion në Shqipëri. Është i lehtë nga arsyeja politike. Në vënd të ketë vetëkorektim për të shpëtuar diçka në fatin që e pret, lodhet kot kur mendon të shpëtojë kokën nga ndëshkimi, duke shkuar me çitjane në Stamboll. Një gjë sa qesharake aq dhe e rëndë për një kryeministër.

lll.

Këta sot mund të quhen të katër të sëmurët e fundit në vargun historik që ka drejtuar Shqipërinë. Të katër ama, kuptohet se as që e kanë ditur qoftë dhe për një sekondë çfarë duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm kanë sunduar mbi varfërinë shqiptare të imponuar prej tyre. Ky është realiteti.

Historia e Shqipërisë është e trishtë: Kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë që nga viti 1924 kanë qenë të shitur te fqinjët pushtues. Iu kanë dhënë territore fqinjëve, dhe, në periudhën 1925-1948 me urdhër dhe ndihmë të Beogradit kanë vrarë patriotizmin e ditur shqiptar dhe krerët e mëdhenj patriotë të kishës katolike shqiptare.

Gjithçka kanë bërë dhe asgjë nuk kanë fituar personalisht, por Shqipërinë e kanë çuar disa herë deri në zgrip të shpërbërjes së saj.

Por tani, që në Ballkan janë dy shtete shqiptarë, doli në skenë një politikë e re në Kosovë e cila pritet të sjellë rivendosjen e dinjitetit shqiptar në Ballkan dhe në Europë.

Nëpërkëmbja e shqiptarëve ka qënë gjithmonë një propagandë serbo-greke kundër dinjitetit dhe vlerave shqiptare.

Por, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë e kanë lejuar këtë me kast. Shumica kanë bërtitur për orientin dhe islamin radikal me urdhër të Beogradit. Por asgjë nuk kanë arritur, veç shkatërrimit të tyre. I pari e pësoi Esat Toptani; i dyti Ahmet Zogu; i treti Enver Hoxha me urrejtje popullore; tani radha vjen te katër të fundit, që nuk po iu zë vendi vend e po vërtiten bashkë në jerm për të ndaluar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por e kanë të kotë.

Këta, të katërt bashkë, në 25 vjet e rropatën shoqërinë shqiptare dhe e zhvatën në mënyrë të paturpshme me korrupsionin më të madh dhe më kriminal që është njohur. Kur të dëgjojnë akuzën kundrejt tyre, Shqiptarët do ta kuptojnë qartë që varfëria e sotme shqiptare është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com