InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Red Varaku: Rebelimi i viktimave të rilindjes

30 Dhjetor, 2018
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Red Varaku: Rebelimi i viktimave të rilindjes

Revolta e studentëve është kthyer në simbol të zemërimit popullor. Ajo drejtohet kundër vetë arkitektit të kësaj krize, Edi Ramës.

Gjatë këtyre ditëve të bukura dhjetori, Shqipëria reale u shpërfaq përbindshëm në sytë e njerëzve të thjeshtë, deri dje të verbuar nga prozhektorët e propagandës si dhe të shurdhuar nga megafonët e korruptuar të qeverisë nëpër studiot luksoze të korrupsionit.

Edi Rama, ndër kryeministrat më të korruptuar dhe më të paaftë që ka njohur Shqipëria, duket i dobët për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Një krizë e cila nuk është thjesht një krizë për një “byrek me gjizë” më shumë, siç po përpiqet të interpretohet nga megafonët e prishur të qeverisë.

Është një krizë që ka kapur në formë kapilare të gjithë vendin dhe që pritet të kthehet në Janar, në një sfidë të pakalueshme për pushtetin politik dhe ekonomik të vendit, madje edhe në një sfidë për vetë sistemin. Është një krizë, që nëse shpërthen do të marrë përpara gjithçka dhe gjithkënd.

Siç edhe vetë Rama e ka kuptuar, kundër tij nuk janë ngritur vetëm studentët. Rrënjët e revoltës studentore është e qartë, që janë më të thella se kërkesat ekonomike të studentëve. Është e gjithë Shqipëria, e cila ka dalë e zhgënjyer, e zbrazur, e dërrmuar dhe e rrënuar totalisht nga rilindja e dështuar e Ramës. Është e gjithë Shqipëria që është gati të shpërthejë.

Është pakënaqësia e të gjithë segmentëve të popullsisë, të cilët ndjehen të vjedhur dhe të braktisur nga reformat “e mëdha progresive” të rilindjes.

Revolta e studentëve grisi maskën dhe nxorri në pah një Shqipëri tjetër, të cilën Rama i alarmuar po përpiqet me çdo mënyrë për ta shuar, arnuar dhe maskuar.

Rama e ka kuptuar këtë sfidë, ndaj është i tmerruar nga zgjimi i madh popullor. Është i tmerruar sepse përballë tij sot janë vendosur vetë viktimat e reformave të tij. Ata që deri dje ishin aleatët dhe votuesit e tij më të mëdhenj. Janë vendosur ata që me Ramën besuan dhe humbën gjithçka.

Përballë ka njerëz të ndershëm, të shkolluar, intelektualë me integritet, përfaqësues tipikë të shtresës së mesme, të cilët sistemi i kalcifikuar që ka ndërtuar rilindja, i pengon me pa të drejtë të marrin atë që u takon.Përballë ka artistë me dinjitet, por të nëpërkëmbur, të lodhur, të flakur rrugëve, ndaj të cilëve shfaqet hapur neveria dhe përbuzja, vetëm sepse janë vendosur në mbrojtje të shtëpisë së tyre, ëndrrës së tyre, Teatrit Kombëtar.Përballë ka profesorë, mësues, të fyer dhe të përbuzur.

Përballë ka avokatë të diplomuar shkëlqyeshëm, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë ose janë përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e tij, pikërisht për shkak të integritetit të tyre. Përballë ka doktorë, infermierë që janë të detyruar të braktisin familjet e tyre të dashura, vendin e tyre të shtrenjtë, për shkak se vetëm jashtë Shqipërisë mund të ushtrojnë profesionin me dinjitet dhe pa u ndjerë të fyer dhe rrezikuar.

Përballë ka gazetarë të talentuar dhe fisnikë, të përjashtuar nga e drejta për të shkruar, pikërisht sepse janë besnikë të së vërtetës, që duhet të ulin kokën përballë “të keqes” dhe “llumit”, për shkak të interesave që “pronari “ mafioz ka me pushtetin e korruptuar. Përballë ka oficerë policie me integritet, të cilët janë detyruar të braktisin vendin e tyre për shkak të lidhjeve të perfaqësuesve politikë të rilindjes me krimin e organizuar dhe tradhëtisë së vetë shtetit ndaj tyre. Përballë ka njerëz të flakur në rrugë, të vjedhur dhe grabitur pikërisht nga ata, oligarkët, me të cilët kjo qeveri ndan pasuritë e shqiptarëve çdo ditë.

Përballë ka minatorë që po e paguajnë me gjak bukën e gojës.Përballë ka fermerë të falimentuar pikërisht nga mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë.Përballë ka me mijëra biznese të vogla të mbyllura për shkak të politikave anti-treg të rilindjes. Përballë ka njerëz që kanë mbetur në kufijtë e izolimit shoqëror. Përballë ka qytete dhe periferi, të cilat kanë mbetur tërësisht nën pushtetin e krimit të organizuar.

Përballë ka fëmijë dhe adoleshentë të dhunuar, të denigruar, të cilët e kanë harruar shkollën dhe edukimin, por përballen çdo ditë me problemin e krimit, drogës dhe hashashit.

Ajo që e ka tronditur më së shumti atë është fakti që përballë ka rininë,studentët ( ish-aleatët e tij më të mëdhenj dikur) . Të rinj me shpirt të pastër dhe të dëlirë, që nuk pranojnë të udhëhiqen nga kriminelë, hajdutë dhe të korruptuar. Ata e akuzojnë atë si vrasës të ëndrrave.

Kjo armatë të zemëruarish janë bërë bashkë dhe duket se e ka marrë seriozisht kërcënimin që i vjen nga ky establishment i kalcifikuar politik dhe shoqëror.

Tmerri që lexojmë në fytyrën e Ramës këto ditë dhjetori lidhet pikërisht me faktin se ai e ndjen kërcënimin që po i vjen. Ai e kupton më mirë se kushdo, që këta njerëz janë të vetmit, që dinë të ndërtojnë ekplozivin e vërtetë, që mund të hedhë në erë vetë atë dhe qeverisjen e tij të kalbur fund e krye.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com