InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rruga më e rrezikshme në botë pritet të bëhet atraksion turistik

17 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme
A A
Rruga më e rrezikshme në botë pritet të bëhet atraksion turistik

Një rrugë malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë, e cila është cilësuar si “rruga më e rrezikshme në botë”, do të jetë atraksion turistik për të apasionuarit pas natyrës.

E zgjedhur para tri viteve si “rruga më e rrezikshme në botë” nga faqja e internetit www.dangerousroads.org e cila bën promovimin e rrugëve të rrezikshme dhe të vështira në botë, Lakorja Dereba?? lidh provincat Trabzon dhe Bayburt përmes Malit So?anl?, distancën më të shkurtër mes tyre, në lartësi prej 3.500 metrash.

Me 13 kthesa të mprehta, Lakorja Dereba?? vende-vende thuhet të jetë madje më e rrezikshme se e ashtuquajtura “rruga e vdekjes” në Bolivi, duke shkaktuar vështirësi për ngasësit e automjeteve.

Rruga në fjalë për herë të parë është ndërtuar gjatë pushtimit rus në vitin 1914 me angazhimin në punë të popullatës vendase.

Për shkak se ndodhet në rajonin e Detit të Zi, Lakorja Dereba?? karakterizohet me prani të shpeshtë të mjegullës, reshjeve, rrëshqitjes së dheu dhe borës.

Për shkak të reshjeve të borës, transporti në këtë rrugë ndërpritet për gjashtë muaj të vitit.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), drejtori provincial i Kulturës dhe Turizmit, Ali Ayvazo?lu, tha se Lakorja Dereba?? në çdo periudhë shkakton vështirësi për ngasësit e automjeteve.

“Rruga këtu ka hyrë në listën e rrugëve të vështira në botë. Udhëtimi në këtë rajon shkakton një adrenalinë të veçantë”, theksoi Ayvazo?lu.

“Me rrjedhat, natyrën e gjelbër dhe ajrin e pastër, ata që udhëtojnë në këtë rrugë përballen me peizazh që nuk ngopesh duke e shikuar. Për këtë arsye, ne jemi duke punuar që rajoni të jetë pjesë e turizmit. Ne duam që vizitorët vendas dhe të huaj të njihen me atraktivitetin e rrugës së rrezikshme”, shtoi Ayvazo?lu.

Duke folur për aktivitetet turistike në rajon, ai tha se planifikojnë të organizojnë gara në ‘off-road’ dhe alpinizëm.

“Qëllimi ynë është të ofrojmë mundësi edhe për aktivitetet e turizmit alternativ në rajonin tonë të njohur me bukuritë natyrore. Mendoj se ky rajon, i cili gjendet në itinerarin e rrugës që shpie në Uzungöl, që njihet botërisht, në të ardhmen do të ketë një pozitë të rëndësishme”, përfundoi Ayvazo lu.

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com