InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Durimi ynë është tejkaluar, nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë dhunimin e dinjitetit tonë profesional. Koha për reagim

5 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Opinione
A A
Durimi ynë është tejkaluar, nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë dhunimin e dinjitetit tonë profesional. Koha për reagim

Nga, Arian Peraj

Që në krye të rradhes po jua drejtoj atë që më mundon dhe për të cilën sot jam më i bindur se asnjëherë që duhet ta realizojmë:

NJË REAGIM TË ASHPËR DERI NË MOSBINDJE INTELEKTUALE DHE BOJKOT TË TË GJITHË FUNKSIONIMIT TË PROCESIT MËSIMOR SA MË SHPEJT NË DITËT NË VIJIM.

Për këtë tashmë jo vetëm që kemi tejkaluar durimin tonë, por po tolerojmë edhe dinjitetin tonë profesional dhe intelektual.

Nëse para 5 vitesh,nuk kishte asnjë reagim për lëvizjen e pakuptimtë dhe antiligjore të të gjithë strukturës drejtuese në piramiden arsimore, u justifikuam mes hipokrizisë se ç’na duhen ne drejtuesit, le t’i dalin zot vetes. Dhe frytin e kësaj maskarade revanshiste e pamë të gjithë ne në ditet,muajt e vitet ne vijim.

Nëse kur filluan të demtoheshin në mënyrë shpellare infrastruktura arsimore, kabinetet e informatikës, laboratorët e ndryshëm, e gjitha baza materiale e siguruar me aq përkushtim, por prapë thamë: epo pasuri e shtetit është, ne te jemi të pafjalë që t’na lënë rehat…

Nëse, që në vitin e parë dhe plot 6 vjet kjo Qeveri po na mohon edhe atë të drejtë që na takon me ligj në bazë të Kontratës Kolektive, pra shpërblimin e fundvitit, prapë ne vazhdojmë të strukemi nga frika se po na penalizojnë…

Nëse, rroga jone që para pak vitesh ishte ndër më të dëshiruarat, sot ka ngelur në vendnumëro , ne perseri nuk reagojmë edhe pse inflacioni ka marre një hov të paparë dhe asnjë mësues nuk përballon tashme as gjysmën e shpenzimeve të një muaji me rrogën që merr…

Na hoqën pagesat e udhëtimit, ne vazhdonim të qendronim urte.

Na hoqën lekët e korrigjimit të provimeve, ne përsëri vazhdojme të punojmë vullnetarisht, bilez duke shpenzuar edhe te ardhurat tona per transportin deri ne Tirane.

Ju hiqet paga kolegëve tanë me arsim të mesëm pedagogjik dhe profesional, ne vazhdojmë me logjiken,ç’na prishet ne…

Rregjistrat funksionalë u shndërruan në blloqe-eksperimentalë, ku edhe ndryshimet na imponohen në fund të tre muajve proces mësimor duke e kthyer punën e mësuesit në stres deri në neveri.

E sa e sa të tilla shkelje flagrante të dinjitetit tonë që në çdo cep te rruzullit do ishin bërë shkak për reagime të pamenaxhueshme.

Kolegë të dashur, para dy vitesh reaguam ashper për 400 koleget tanë që u rrezikohej vendi i punës dhe kjo e detyroi ministrinë dhe qeverinë të tërhiqej nga dëshira e tyre e etur për të flakur nga puna nje pjesë nga koleget tanë, pra:
perballe kemi ca shpirtligj që e njohin mire friken.

Bëhuni të vëmendshëm kolegë, mos pranoni edhe një hile të fundit, kontratat individuale të punës me drejtorët e shkollave, pasi në të kundërt do të firmosni pasigurinë tuaj për të ardhmen profesionale.Ju jeni pjesë e Kontrates Kolektive dhe në bazë të Kushtetutes së Republikes dhe Kodit të Punës në Republikën e Shqiperisë, e ardhmja juaj në profesion është e sigurtë.

Së fundmi, le të marrim shembull nga fëmijet dhe nxënësit tanë studentë dhe t’i perkrahim fuqishem ata dhe si ata të mbrojmë me forcë dinjitetin tonë.

Bëhuni gati, ditë të vështira na presin, ditë që kërkojnë reagimin tone dinjitoz dhe trimerinë qytetare.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com