InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mbrojtja e fëmijëve, facebook fshiu 8.7 milionë imazhe

27 Nëntor, 2018
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme, Lifestyle
A A

Sot, nevoja për internet është pothuajse e njëjtë si për ujin apo elektricitetin. Interneti tashmë është kthyer në domosdoshmëri. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në 2017, 18% më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë që në botë, më shumë se 175 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet.

“Sapo vij nga shkolla do hyj direkt në internet. Telefonin e parë e kam marrë nga fundi i klasës së pestë. Përveç pjesës së mësimeve, interneti është pjesa tjetër e ditës për mua”, shprehen disa fëmijë. Për të stimuluar një internet më të sigurt për fëmijët, UNICEF në Shqipëri organizoi për herë të parë Samitin Viral. Veç mundësive të shumta që të ofron bota dixhitale, ajo nuk është aq e sigurt për fëmijët. “Ok,është i rrezikshëm. i ka ndodhur një shoqes sime, kur një njeri i panjohur i ka dërguar ca foto… jo të mira. Dje pashë një film, më zuri pak frika le të themi, pasi ishte një vajzë që e kishin tallur në internet dhe kishte arritur deri në vetvrasje. Dhe librin tanimë e lexojmë me anë të internetit”, shprehen fëmijët.

Për John Carr, ekspertin e njohur ndërkombëtar të nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve qeveria ka një rol kyç në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për eliminimin e rreziqeve në internet. “Qeveritë përreth botës përballen me të njëjtin problem. Ne të gjithë mendojmë se interneti është fantastik por që ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Bullizmi është ndoshta sfida numër 1 që ka çdo shtet në botë, aktualisht. Së dyti, pamjet e dhunës, imazhet pornografike që mund të dëmtojnë vërtet fëmijët. Është e nevojshme që këto të mos jenë të aksesueshme nga fëmijët. Marr si shembull Britaninë, që lejon vetëm të rinjtë mbi 18 vjeç të shohin pornografi. Kjo është një nga mënyrat për ta ndalur, por ka edhe shumë të tjera”, shprehet John Carr, ekspert i nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve në internet.

Ndërkohë që përgjegjësja e Politikës së Sigurisë për Facebook-un tregon masat që ka marrë për përmbajtjet e dëmshme dhe keqpërdorimin e informacioneve private në rrjetin social. “Kryesisht në 9 muajt e 2018-s, Facebook zbuloi dhe fshiu 8.7 milionë imazhe që kishin në përmbajtje lakuriqësinë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Ne kemi mijëra njerëz që punojnë pas rrjetit në lidhje me abuzimet e raportuara, 20 mijë njerëz po punojnë për të garantuar sigurinë”, tha ajo. /Top Channel/

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com