“Faleminers ” Edvin Kristaq Rama!
Te dashur miq!
Nuk gjej asnje aresye njerezore te falenderoj kryeministrin e vendit.
Kjo jo per aresye te botkuptimeve te ndryshme politike se ai nuk ka ne qenjen e tij as botkuptim dhe as parim.
Ai klinikisht eshte i semure dhe ne subkoshience ka shumatoren e mbrapshtive humane dhe politike.
Por si kundershtare politike per dy gjera dua ta falenderoj publikisht ndonese nuk me ben zemra qe linguistikisht ti heq thonjezat fjales se bukur shqipe”Faleminers”!
-“Faleminers “Edvin Rama qe ne 5 vite Kryeminister i tregove shqiptareve se dhe ne shekullin dixhital e te persosjes se demokracise ne kozmos,nese populli nuk eshte vigjilent koha pjell e fut ne skenen e fatit kombetar monstra te tilla qe jo vetem degradojne demokracine por çojne ne skaje mbijetese gjithe shoqerine.
Pra te kesh sot nje kundershtar te tille perballe nuk ka nevoje fare per fushate.
Çdo dite e çdo vendim, çdo fjale e çdo qendrim i Edi Rames eshte pasqyre sesi nuk duhet te jete edhe nje qytetar qe kurohet ne psikiatri e jo me dikush qe udheheq nje qeveri!
-“Falenderimi”me i madh per kryeministrin eshte perzgjedhja dhe qerasja prej tij me poste e ofiqe e disa”opozitareve”ish-funksionar te partise e qeverise se PD-se.
Nje katarsis te tille e kane kerkuar prej 2013 demokratet e vertete ne baze por butesia demokratike e toleranca jone ka bere qe Edi Rames ti soset durimi dhe ti dekonspiroje e ekspozoje publikisht.
Le te me thote dikush me nje mini argument qe ky veprim i tij nuk e dobeson por e forcon Partine Demokratike.
Natyrisht qe puna nuk eshte kaq e thjeshte dhe vetem nje tentative femijenore e paprincip diversioni.
Jo jo hidhuni pak ne 29 vite te shkuara dhe vereni se ai qe qeras sot Edvin Rama eshte nje ish-vullnetar i bandave te Vullnetareve te Enverit qe nga kooperativat bujqesore te Librazhdit ku mbronte Dullen parashutoi ne 12 vjet drejtues i larte partie dhe qeverie.
Klloçka e zeze qe polli Edvinin,Gramozin,dhe bijte e byroisteve kerkon te mbledhe dhe zogjte e tjere vetmitare e misionare.
Kjo do te ndodhte ne PD se e kerkojne kohe dhe njerezit e saj por Edvini e pershpejtoi.
Ndaj “Faleminers”Edvin…Ka akoma te tjere qe presin qerasjen e supes se Edvinit…Natyrisht por jane tashme te fotografuar dhe indentikuar ne rradhe te Edvini me gaveden e Hysni Milloshit ne dore duke pritur supen e pershtire qe te mbush barkun por te venit karakterin.
Kesaj nga anet e mija te vjetrit i kane thene”Te hash buken e marres(turpit).