InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Beteja e Fushë Kosovës dhe trillimet serbe

21 Mars, 2019
in Artikuj, Histori
A A
Beteja e Fushë Kosovës dhe trillimet serbe

Depërtimi i ushtrisë osmane në Ballkan si rrjedhojë e fuqizimit gradual të saj i vuri drejtuesit e këtij rajoni përballë një rreziku të përbashkët. Kështu lipsej nevoja që elitat drejtuese e asaj kohe si princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë të linin pas mosmarrëveshjet dhe grindjet mes tyre e të krijonin një koalicion antiosman, gjë të cilën e bënë.

Në radhët e shqiptarëve të asaj kohe që u përfshinë në koalicionin ballkanik ishin : Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti, i ati i Gjergj Kastriotit, etj. Koalicionin e kryesonte cari serb Llazari. Të bashkuar ushtritë ballkanase zhvilluan me osmanët betejën në fushën e Kosovës më 15 qershor 1389.

Raporti i forcave ishte jo i balancuar, ushtria osmane mendohet të ketë pasur një numër prej rreth 100 000 ushtarësh, ndërkohë që koalicioni ballkanik rreth 40 000 forca. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Pavarësisht fitores forcat osmane pësuan humbje të mëdha midis të cilëve mbeti i vrarë edhe sulltan Murati I . Ai u vra nga një luftëtar shqiptar i quajtur Millosh Kopili. Kjo fitore i hapi rrugë osmanëve që të zgjeronin pushtimin e tyre në Ballkan.Kjo ngjarje e ndodhur në shek. XIV do përdoret e do i shërbejë serbëve si ngjarje, veç të tjerash, për të krijuar shtetin e tyre e për tu shkëputur kështu nga Perandoria Osmane. Po mbi këtë ngjarje lindin pikërisht edhe pretendimet e serbëve, gjë të cilën e përdorin ende edhe sot, për Kosovën.Mbi ngjarjen e fushë Kosovës ngrihet edhe miti serb. Studiues serbë shprehen se shqiptarët në betejën e fushës së Kosovës ishin aleatë të osmanëve, e jo të aleancës ballkanike, ndërkohë që e verteta është se princat shqiptarë luftuan përkrah atyre ballkanas.Për të vazhduar me nacionalizmin historiografia serbe e trajton betejën e zhvilluar në fushë – Kosovë si një betejë ku serbët si komb u mundën por ato toka në të cilat ato luftuan ishin serbe, pra Kosova ishte serbe. Kështu me largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, Serbia nxitoi të përfshinte në territoret e saj edhe Kosovën.E thënë ndryshe serbët thirrjen për bashkim, veç të tjerash e gjejnë pikërisht në betejën e zhvilluar në 1389. Territoret kosovare sipas tyre kanë qenë serbe, me pushtimin osman ato kaluan nën perandorinë Osmane dhe me shembjen e kësaj të fundit ato i përkasin sërish Serbisë.Ndërkohë dëshmitë arkeologjike flasin për banimin e territoreve të Kosovës nga Dardanët, fis Ilir, dhe kjo është pranuar gjerësisht. Është e vërtetë që popullsia e Kosovës, në gjysmën e dytë të shek. XVI dhe në shek. XVII për shkak të pushtimit nga Perandoria Osmane, një pjesë e konsideruar e popullsisë shqiptare islamizohet.Por identiteti kombëtar shqiptar u ruajt fort sepse nuk përfaqësohej me fenë sikurse fqinjët, (serbët dhe grekët) por thellë me identitetin shqiptar i cili nuk diktohej nga përkatësia fetare.

Ndërsa sa i përket pretendimit serb lidhur me luftimin e shqiptarëve përkrah osmanëve mjafton vrasja që Millosh Kopili kryen ndaj sulltanit osman për të vërtetuar se shqiptarët kanë qenë pjesë e rëndësishme e aleancës ballkanike.  Pra shqiptarët luajtën rolin e tyre në këtë betejë të zhvilluar, pavarësisht mohimit që i bëjnë serbët.

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com