InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Profile/ Të rikthyer dhe të rinj, deputetët që morën mandatin

11 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Profile/ Të rikthyer dhe të rinj, deputetët që morën mandatin

Kandidatët e opozitës kanë marrë mandatin e tyre sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lefter Maliqi ka qenë edhe më parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa për të tjerët, si për deputeten 26-vjeçare të LSI-së Elda Hoti, kjo do të jetë puna e parë. Deputet në dy legjislatura të mëparshme ka qenë edhe Ligoraq Karamelo, i cili ka pranuar mandatin, por KQZ vendosi ta shqyrtojë rastin e tij ditën e nesërme. Më poshtë, jetëshkrimet e shkurtra të deputetëve të rinj.

Ligoraq Karamelo
Ligoraq Karamelo vjen nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe është në listat e PD-së pas marrëveshjes së kësaj partie me aleatët. Karamelo ka qenë dy herë deputet i Republikës së Shqipërisë, në vitet 1997-2001 dhe 2001-2005. Sipas jetëshkrimit të botuar në Kuvendin e Shqipërisë, Karamelo ka lindur në vitin 1953 në Korçë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Fizikë. Në vitin 1996 është zgjedhur nënkryetar i Bashkisë së Korçës, si edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të këtij qyteti. Më parë, përgjatë viteve 1985-1996 ka qenë mësues fizike dhe drejtor i shkollës 8-vjeçare në Vranisht, drejtor i Shkollës së mesme në Progër apo i shkollës teknologjike në Korçë.

Ediola Braha
Ediola Braha ka lindur në vitin 1978 në Përmet. Pas shkollës së mesme në Fier, ka kryer studimet e larta për gjuhë angleze në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, në vitet 1996-2001. Ajo ka kryer edhe studimet për Menaxhim Biznes, studime që kanë zgjatur shtatë vjet në Universitetin Kristal nga viti 2003 deri në vitin 2010. Ndër eksperiencat e punës, bazuar në vetë CV-në e saj, përmenden dy vite si mësuese e gjuhës angleze në Levan në vitet 2001-2003, e më pas për shtatë vjet nuk ka kryer asnjë punë tjetër, deri sa në vitin 2010 është emëruar zëvendësdrejtore në Drejtorinë Spitalore në Tepelenë. Këtë detyrë e ka mbajtur për rreth një vit, e më pas për dy vite ka qenë pedagoge e jashtme në Universitetin Kristal, dega Përmet. Në vitin 2010 ka nisur edhe karriera e saj politike, kur është emëruar Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Tepelenë, e më pas kryetare e LSI-së në këtë qytet. Në vitin 2015 ka fituar mandatin e këshilltares bashkiake në qytetin e Tepelenës.

Edlira Hyseni
Edlira Hyseni është kandidatja e gjashtë në Qarkun e Durrësit, e cila do të zëvendësojë Nora Malajn në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht Hyseni është anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Sipas të dhënave në CV-në e saj, ka mbaruar studimet në fushën e ekonomisë në Firence të Italisë, si edhe studimet në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 2010 është eksperte kontabël në një studio private, ndërsa prej vitit 2015 është anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Lefter Maliqi
Lefter Maliqi ka qenë deputet në legjislaturën e VII-të, në vitet 2009-2013 në radhët e Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë dhe për shumë vite ka qenë pjesë e uniformave blu, përpara se të futej në politikë rreth vitit 2005. Ka drejtuar komunat Otllak dhe Lumas në qarkun e Beratit, përpara se të bëhej deputet në vitin 2009. Në vitin 2017 u rendit i treti në listën e Partisë Demokratike në të njëjtin qark, por menjëherë duke gjykuar se ishte renditur në pjesën jo-fituese, ai kaloi në Partinë Socialiste. Pas zgjedhjeve, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Elda Hoti
Elda Hoti do të jetë deputetja e LSI-së për qarkun e Lezhës. Ajo ka qenë pjesë e Lëvizjes Rinore për Integrim, prej nga u katapultua e treta në listën e Lezhës. Elda Hoti ka lindur më 29 shtator 1992 në Laç dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Sipas CV-së së dorëzuar në vitin 2017, nuk ka eksperienca pune, e mesa duket puna si deputete do të jetë e para për të.

Majlinda Halilaj
Majlind Halilaj është kandidatja e 47-të në listën e Partisë Demokratike të Tiranës. Ajo ka lindur në vitin 1977 dhe ka dorëzuar një jetëshkrim shumë të shkurtër pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Halilaj shkruan se ka 13 vite punë eksperiencë, por pa specifikuar se ku. Është anëtare e Partisë Reformatore të Shqipërisë prej vitit 2005./Opinion.al

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com