Rreth 80% e njerëzve në botë vuajnë nga dhimbja e shpinës gjatë gjithë jetës së tyre. Sipas ekspertëve, kjo dhimbje nuk është gjithmonë simptomë e një sëmundjeje apo dëmtimi të rëndë.
Shumë shpesh, shkaku i vërtetë janë faktorët e rrezikut me të cilët të gjithë ne përballemi çdo ditë. Sot, ne do t’ju tregojmë për këto rreziqe në detaje.
Kur ishim fëmijë, prindërit tanë na thoshin gjithmonë: «Mbaje shpinën drejt!»
Sidoqoftë, në mes të ngutjes dhe punëve të jetës së përditshme, ne vazhdimisht e harrojmë këtë rregull dhe kujtohemi vetëm kur shfaqet dhimbja.
Ja cilët janë faktorët e rrezikut të përditshëm që mund t’i shkaktojnë shpinës tonë dhimbje irrituese.
1. Faktori profesional
Dhimbjet e shpinës nuk janë të zakonshme vetëm tek njerëzit, profesioni i të cilëve përfshin punë fizike të rëndë dhe ngritjen e objekteve të rënda.
Kozmetologët, stilistët e thonjve, arkitektët, shoferët, inxhinierët, punonjësit e zyrës dhe rrobaqepësit janë vetëm disa nga profesionet që përjetojnë tendosje serioze të përditshme.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të pushoni nga puna të paktën një herë në orë.
Nëse është e mundur, dilni nga hapësira e punës dhe bëni një ngrohje të shkurtër, ose të paktën shtrini këmbët pak – e gjithë kjo do të zvogëlojë stresin në muskujt në shpinën tuaj.
2. Organizimi i punëve në shtëpi
Ju mund të mendoni se sapo të ktheheni në shtëpi nga puna, shpina juaj nuk është më në asnjë rrezik.
Atmosfera komode e shtëpisë tuaj ose apartamentit ju ndihmon të relaksoheni dhe të harroni për mbajtjen e shpinës në pozicionin e duhur.
Megjithatë, si faktorë rreziku, të gjitha ato punët e përditshme shtëpiake (si larja e enëve, përgatitja e ushqimit ose hekurosja) janë po aq të dëmshme.
Gjëja e rëndësishme është që fillimisht të rregulloni tërësisht mjedisin tuaj rrethues sipas nevojave tuaja. Lartësia e lavamanit tuaj, tabelës ose pllakës së hekurosjes duhet të përputhen me lartësinë tuaj.
Kjo është vendimtare për të mbajtur shtyllën kurrizore dhe muskujt e shpinës tuaj të relaksuar ndërsa jeni duke bërë punë përgjatë shtëpisë.
3. Këpucë të parehatshme
Përpjekja për t’iu përmbajtur standardeve të sotme të bukurisë gjithashtu ju kushton një kosto të padurueshme për mirëqënien tonë.
Të hipnotizuar nga një palë këpucë të bukura me takë të lartë në dyqan, ne tentojmë të harrojmë faktin se këpucët tona ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrimin tonë.
Mos harroni: nuk rekomandohet të mbani takë të lartë për më shumë se 2 orë në ditë.
Megjithatë, një këpucë tërësisht e sheshtë shkakton një lloj tendosje të thellë në shpinën tuaj. Kjo ndodh për shkak se pesha e trupit tuaj shpërndahet gabimisht.
Si rezultat, një barrë e panevojshme i kalohet muskujve të shpinës. Për aktivitetet rutinë, zgjidhni këpucë me një takë të ulët.
Gjithashtu sigurohuni që sandalet tuaja, dhe llojet e tjera të kepuceve të verës me shirit, të kenë një shtresë të ngritur në shputë dhe thembër.
4. Çanta të mëdha
Tendenca e modës për mbajtjen e çantave të mëdha përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin tuaj të shpinës.
Kjo prirje rritë tundimin për të mbajtur gjithnjë e më shumë sende në çantën tuaj pavarësisht nëse këto gjëra janë me të vërtetë të dobishme ose thjesht kthehen në peshë “të vdekur”, të pakuptimtë dhe të rëndë.
Bëni një kontroll në përmbajtjen e çantës tuaj dhe hiqni të gjitha sendet e panevojshme. Lini vetëm ato sende që përdorni në të vërtetë çdo ditë.
Një çantë shpine është një zgjidhje ideale për situatat e përditshme, me kusht që ta vinimirë në dy supet në vend të njërit. Rregulloni shiritat në mënyrë që shpina juaj të shtyhet fort kundrejt shpatullave tuaja, në vend që të varet në drejtim të belit.
5. Rrobat e shtrënguara
Një tjetër sakrificë që moda “kërkon” prej nesh është veshja e rrobave të pakëndshme dhe të shtrënguara.
Fustani laps, veshjet me funde të ngushta dhe xhinse të ngushta (burrat i veshin gjithashtu) – të gjitha këto lloje veshjesh kufizojnë ndjeshëm lirinë e lëvizjes dhe pengojnë qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu, muskujt e shpinës bëhen të tensionuar, gjë që çon në dhimbje shpine në fund të ditës.
Për gratë, zgjedhja e të brendshmeve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Korsetë ushtrojnë shumë presion mbi muskujt, gjë që ndërhyn me qarkullimin e gjakut.
Kur zgjidhni reçipetat tuaja të përditshme, mos harroni se rehatia duhet të vijë përpara bukurisë. Ne ju këshillojmë që të zgjidhni ato me rripa, shirita të gjerë.
6. Stresi dhe depresioni
Hulumtimet e fundit shkencore sugjerojnë se shumë prej gjendjeve mendore depresive që vuajmë në jetën e përditshme mund të shkaktojnë tension të tepërt në muskujt e shpinës.
Kur jemi të mërzitur ne nuk i kushtojmë vëmendje qëndrimit tonë – shpatullat tona dhe kurrizi bëhen një. Kjo çon në dhimbje të pashmangshme mbrapa dhe në bel.
Aktiviteti fizik ndihmon në eliminimin e stresit. Merrni kohën tuaj dhe zgjidhni një aktivitet që do t’ju bëjë vërtet të lumtur. Nëse është vallëzimi, notimi ose vrapimi – zgjidhni diçka që ngre humorin tuaj!
Në rastin e depresionit të zgjatur, është më mirë të kontaktoni një specialist. Kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur.
7. Pozicioni i gabuar i gjumit
Një pozicion i gabuar i gjumit i shoqëruar me një dyshek të papërshtatshëm jo vetëm që ju pengon të keni një pushim të mirë, por gjithashtu mund të provokojë dhimbje të shpinës.
Një dyshek i ngurtë mund të ketë patjetër një efekt negativ në qëndrimin drejt. Nga ana tjetër, nuk është e këshillueshme që të flini në sipërfaqe tepër të buta. Zgjedhja e një dysheku të moderuar është zgjidhja më e mirë.
Kur jeni duke fjetur, shpina juaj duhet të mbetet e drejtë. Nëse preferoni të pushoni në anë, sigurohuni që koka juaj nuk qëndron as shumë e lartë, as shumë e ulët.
Nëse tentoni të flini në shpinë – vendosni një jastëk nën këmbët tuaja në nivelin e gjurit. Kjo do të ndihmojë në zbutjen e peshës mbi belin tuaj.
8. Ngritja e objekteve të rënda në mënyrën e gabuar
Nuk ka dyshim për këtë – ngritja e objekteve të rënda është e dëmshme për shpinën tuaj. Por në jetën tonë të përditshme ekzistojnë të gjitha llojet e situatave që e bëjnë këtë lloj veprimtarie të pashmangshme.
Për ta mbrojtur shpinën nga dëmtimi, sigurohuni që të ndiqni këtë rregull të lehtë për t’u kujtuar:
Kur merreni me pesha të rënda, mbani gjunjët e vendosur dhe shpina juaj duhet të jetë e drejtë dhe e niveluar me kokën tuaj.