Këngëtarja Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private.
Bektashi ka treguar në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, se si e ka mësuar tradhtinë e të shoqit, që ishte edhe arsyeja e divorcit mes tyre.
Alma tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, lajmin e kishte mësuar nga portalet.
“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”, ka treguar ajo.