InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çdo shqiptar e ka një mandat për të djegur

2 Mars, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Çdo shqiptar e ka një mandat për të djegur

Nga, Elona Caslli

Kanë ardhur kohë të mbrapshta- thonë njerëzit. A thua se kohën nuk e bëjmë ne?! Thua se koha është një konservë peshku e prodhuar diku gjetkë dhe e tërheqim nga rafti i një supermarketi, kalojmë në kasë, presim faturën, e paguajmë, shkojmë në shtëpi e hapim dhe e hamë.

Koha nuk matet. Ne i kemi krijuar njësitë matëse të saj. Koha nuk ikën. Ikim ne. Koha ka gjithmonë kohë dhe nuk ka asnjë kuptim. Jemi ne që i japim një kuptim, përmes fjalës apo përmes heshtjes, përmes veprimit apo mosveprimit, përmes qëndrimit apo largimit.

Në këto kohë duket se fjala ” mandat” ka marrë një rëndësi të veçantë në fjalorin përbërës të bisedave të ndryshme.

Në kujtesën kolektive të së shkuarës të sjell ndërmend një individ që hyn në parlament për të përfaqësuar një zonë të caktuar.

Në të tashmen ,të kujton një individ që largohet nga parlamenti për të mos ta përfaqësuar një zonë të caktuar.

Vallë vetëm deputetët kanë të drejtën të djegin mandatet?!

A nuk e ka çdo shqiptar një mandat në duart e tij?! Unë besoj se po.

Dikush ka mandatin e heshtjes. Dikush ka mandatin e nënshtrimit. Dikush ka mandatin e mosveprimit. Dikush ka mandatin e pabesisë.

Është pikërisht kjo bashkësi mandatesh të padjegur, që na përball me një imazh, ku Kreu i Shtetit i nxjerr gjuhën Kombit.

Nuk më shqetësojnë ata individë që do të zëvendësojnë opozitën në Parlament. Ata janë veçse një mandat i padjegur pabesie.

Ajo çka vërtetë të shqetëson, është ai mandat që e shtrëngon fort pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe nuk e djeg. Dhe ky është mandati i marrëveshjes me pushtetin. Ky mandat duket se ka vlerën e Librave të Shenjtë dhe nuk preket. Ruhet me fanatizëm në një sënduk, të cilin e hapim rrallë dhe me kujdes, thjeshtë për t’u siguruar që mandati është atje, nuk e ka ngrënë mola dhe është krejt i paprekur.

Për sa kohë, Mandatin e Marrëveshjes me Pushtetin do ta konsiderojmë si Bibël apo Kuran, kjo gjuhë do të vërtitet mbi kafkën tonë çdo çast, si një lavjerrës që përplaset nga njëra padrejtësi në tjetrën.

Dhe herët ose vonë ky mandat i padjegur individual, do të shndërrohet në një përvëlim të madh kombëtar, ku do të shkrumbohemi të gjithë.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com