InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SPAK, shtriganët e gjuetisë?

18 Dhjetor, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Lakuriqësia e sistemit arsimor në PISA

Avokat Brikena Bogdo

SPAK i përcjell kërkesën parlamentit për dhënien e autorizimit, për arrestimin/heqjen e lirisë deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “detyrimit të paraqitjes në policinë gjyqësore” dhe ‘Ndalim I daljes jashtë shtetit”,  në atë të arrestit në burg/arrest shtëpie, në kuadrin e procedimit penal nr 287 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra ka tre vite si cështje, që do të thotë që nuk është as e rrezikshme dhe as urgjente.

A është masë sigurimi, masa detyrim paraqitje? Po, patjetër që është. Për këtë arsye duhet të marrësh leje Kuvendit, për ta caktuar këtë masë. Kushtetuta e përcakton shumë qartë në nenin 73 pika 2, deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria në cfarë do lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose I banesës pa autorizimin e Kuvendit. Sipas pikës 3 Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në flagrancë e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë.

Kjo nuk ka ndodhur, prandaj ajo konsiderohet nga jurisprudenca absolutisht e pavlefshme, ose sipas gjuhës së juristëve nul (zero). Ky nen I Kushtetutës e  bën absolutisht të pavlefshëm kërkesën e parë të SPAK për masën e sigurisë

Përse sipas mendimit tim edhe kërkesa e dytë e SPAK është e paligjshme, duke cënuar nene të KP penale?

SPAK e thellon antikushtetueshmërinë dhe paligjshmërinë. Në nenin 260 së cilës I referohet SPAK, thuhet që kur personi shkel detyrimin, që lidhen me masën e sigurimit, gjykata me kërkesë të prokurorit, mund ta zëvendësojë me një masë më të rëndë.

Me këtë arsyetim SPAK ka lidhur masën e parë të sigurimit, ku nuk kishte marrë autorizimmin e Kuvendit (pra në shkelje të kushtetutës dhe KPP), me masën e dytë, ku kërkon arrest me burg/arrest shtëpie, pra një masë më të rëndë.

Nëse nuk I ke marrë leje Kuvendit për masën e parë, nuk mund të kërkosh zëvendësimin masë sigurimi personal, sepse ke masën e parë nul. Sipas koncepteve matematikore cdo numër I shumëzur me zero përdundon zero. Por  jemi në koncepte juridike. Edhe në Kodin e Procedurës Penale, është e përcaktuar kur një akt juridik është I pavlefshëm të gjitha aktet e tjera që derivojnë nga ky akt janë të  pavlefshëm. Për këtë arsye rezulton nul edhe masa e dyte e sigurimit.

Por cfarë thotë neni 228 I Kodit të Procedurës Penale, që nuk përmendet nga SPAK? Ata nuk e përmendin sepse e dine shumë mirë që ky nen I gropos të gjithë arsyetimin për kërkimin e autorizimit nga Kuvendi. Në pikën 1 të këtij neni shkruhet: Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal, në qoftëse në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim I arsyeshëm, I bazuar në prova. Ky hetim ka filluar prej 3 vitesh nga prokuroria e cila nuk ka mundur të gjejë asnjë provë konkrete.

Neni 228 I Kodit të Procedurës Penale përcakton edhe kur vendosen masat e sigurimit personal. E para kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posacërisht në arsyetimin e vendimit. Pra duhet të përcaktohet në arsyetimin e vendimit se cila provë rrezikohet. Ngremë pyetjen se cila provë rrezikohet kur ende nuk ka asnjë provë? E dyta masa e sigurimit personal vihet kur I pandehuri është larguar ose ekziston rreziku të largohet. Kjo në rastin e Berishës nuk ekziston, pasi është prezent dhe shumë aktiv politikisht. Rasti I tretë është kur mund të kryejë krime të rënda, ose të të njëjtit lloj, me atë për të cilën procedohet. Nuk ka ansjë indicie nga SPAK apo provë për një dyshim të tillë.

Edhe neni 229 I KPP përforcon këtë koncept juridik. Në pikën 2 thuhet: Cdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin, që parashikohet për veprën penale konkrete. Pra Kodi, kërkon  jo vetëm përcaktimin e provës por edhe të saktësimit të veprës penale dhe sanksionin. Patjetër që kodi kërkon saktësim sepse në të kundërt organi akuzës kthehet në gjueti shtrigash dhe penalizon këdo pa prova.

Neni 230 I KPP përcakton: Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur cdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së vecantë të veprës dhe të të pandehurit. Të gjithë tashmë e dimë që bëhet fjalë për një cështje të shumë viteve më parë që nuk përbën rrezikshmëri të lartë. Por cuditërsiht SPAK nuk I referohet këtyre neneve. Nuk i di Prokuroria e Posacme këto nene?

SPAK përmend vetëm nenin 231,  të KPP,  për zëvendësimin e masës së sigurisë. Por edhe ky shprehet, që duhet të kihen parasysh rrethanat e shkeljes së masës së sigurisë.  Cdo jurist e kupton shumë mirë rrethanat, sepse është shkelur masa e sigurisë. Ndërkohë edhe Berisha e ka deklaruar publikisht, që nuk ka shkuar të paraqitet përpara oficerit të policisë pasi masa e sigurimit është në shkelje të Kushtetutës.

Nenet 228, 229, 230 të KPP të  sipërcituara, janë shumë të rëndësishme, që bëjnë diferencën midis një shteti ligjor dhe I së drejtës dhe një shteti jashtë ligjor, që shkel ligjet, kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale. Në Gjermani një I dyshuar për krim apo cfarë do lloj shkelje, ndiqet me vite derisa ose kapet në flagrancë (që është një nga pikat kryesore ku mbështetet prokuroria për të marrë masën e sigurimit me heqje lirie, ose mbledh prova të pakontestueshme. Vetëm pasi ka mbledhur provat e pakontestushme,  ndërmerr hapa për masa sigurie, heqje lirie. Edhe ne e kemi këtë koncept të shprehur në nenin 228, 229, 230  të KPP, por që haptazi po shkelet nga një Prokurori e Posacme që ka ardhur si formacion, pikërisht për të vendosur shtetin ligjor dhe të së drejtës në Shqipëri.  Të kërkohet masë sigurie, arrest me burg/arrest shtëpie, një deputeti, pa patur prova më parë kjo është e rrezikshme dhe e shndërron SPAK shtriganë gjuetish gjahu.

Unë fillimisht kam patur mendimin tim personal që Berisha duhet të shkonte që në masën e parë, megjithëse ishte në shkelje të Kushtetutës. Fillimisht mendova që duhet të shkonte dhe ndërkohë të luftonte për rifitimin e legjitimitetit të Parlamentit dhe kushtetushmërisë. Por kur shoh gabimet proceduriale e kuptoj që nuk mund të jetë SPAK në një nivel kaq të ulët njohurish juridike dhe të bëjë gafa juridike. Nëse kemi një proces politik, shtriganët e gjuetisë do kërkojnë gjak dhe kështu drejtësia shkërmoqet dhe nuk ka vend për të diskutuar as ligjin dhe as procedurën penale. Nëse politike këto shndërrohen në gjyqe të tipit të diktaturës, ku të pandehurit dënoheshin pa gjyq dhe fajësia ishte e vulosur pa filluar ende gjyqi.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com