Nga Brikena BOGDO
“Xhepat plot por truri bosh” ishte një batutë në kongresin e PS, që përcakton qartësisht qeverisjen e kësaj maxhorance. Kjo mega batutë I përshtatet më së shumti sistemit arsimor. Reporti I fundit PISA 2022, ka nxjerrë për fat të keq në pah një situatë dramatikisht rënëse të shkollës shqiptare. Këmbanë alarmi u shpreh kreu qeverisë, por është problem edhe I vendeve të tjera europiane, I shkaktuar nga pandemia.
Une kam realizuar kronika të paralajmëruara për këtë vdekje sot. Si investiguese në projektin Hapur (USAID), kam realizuar dokumentarë ku mësues më deklaronin, në kamera, që paguanin ndën dorë, për të hyrë në sistemi arsimor (I transmetuar ne media). Kjo maxhorancë erdhi me flamurin e zgjidhjes së korrupsionit në sistemin arsimor, duke implementuar konkurset për të hyrë në këtë sistem, por gjithcka degradoi në një bojë të shëmtuar, të një fasade që po shkërmoqet frenetikisht cdo dite, cdo orë. Mësues të shkëlqyer, që ishin edhe shkrimtarë, me libra të botuar në shtëpi botuese prestigjioze, hynin në konkurs, por megjithëse e fitonin, nuk I jepnin të drejtën e mësimdhënies. Me pas fillonte kalvari i gjyqeve, duke u përballur edhe me korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ku jepeshin urdhëra politikë, që të mos fitoheshin këto tip gjyqesh. Ende sot paguhet ndën dorë 5 deri në 7 mijë euro, për të dhënë mësim nëpër shkollat shqiptare. Cfarë nivel mësimdhënie do presim nga një system I korruptuar? Askush nuk mban përgjegjësi, por fshihet pas efekteve të Pandemsë botërore.
Problemi është shumë më I thellë, se sa zbritja 40 vende në PISA. Sipas një studimi të UNICEF, të bërë përpara disa kohësh, 57 % e fëmijëve dhunoheshin fizikisht dhe psikologjikisht dhe 38 % e fëmijëve refuzonin të shkonin në shkollë. UNICEF, zhvilloi asokohe një peticion, ku kishin firmosur 500 mijë prindër e fëmijë, të cilët denonconin raste të dhunës psikologjike, duke e bërë fëmijën të ndihet i pasigurt (një e treta e nxënësve). Ky nuk ishte një peticion, por revolucion për nga pjesmarrja, I cili duhet të kishte ngritur në alarm të gjithë institucionet shtetërore përgjegjëse dhe shoqërinë shqiptare. Në fakt ky problem serioz u kalua shumë vakët ose nuk u përmend pothuaj fare.
Si një reagim qytetar për këtë peticion-revolucion, flas në një emision mëngjesi në Top Channel, së bashku me ish Ministren e Arsimit Nora Malaj. Në fakt ndeshem me një lumë sharjesh dhe fyerjesh nga zv Ministrja për shpifje dhe gënjeshtra. Top Channel nxitoi të hapë kronika ku gjen deklaratat e Unicefit, peticionit dhe studimit, për dhunën fizike dhe psikologjike nëpër shkolla, me 500 mijë firmëntarë, duke më dhënë mua të drejtë.
Mbas disa vitesh dal sërish në ekranin televiziv në Top Channel për të denoncuar paaftësinë e stafeve pedagogjike, problemet e curriculave, dhunën psikologjike dhe fizike nëpër shkolla, problemet e kuadrit ligjor në sistemin arsimor. Në këtë emision ishte prezent edhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Arjola Byzyka. Reagimi ishte fasadë dhe thjesht I castit. U larguan disa mësues nga sistemi arsimor, për tu kthyer sërish pas një jave në sistem.
Disa nga shkaqet e kësaj situate janë edhe kurrikulat e pastudjuara mirë shkencërisht, tekstet alternativë të prodhuar nga tenderat, dëshira për të nxjerrë përfitim material i stafi pedagogjik kundrejt fëmijëve.
Një sistem shkollor i bazuar në tendera cfarë mund të prodhojë? Një sistem shkollor në thelb korruptiv, i paaftë të ndërtojë njohuri të sakta, shkencore të përthithshme për nivele dhe mosha të ndryshme. Të lejosh cdo individ, të konkurrojë, për të vërtetat pedagogjike dhe shkencore, në bazë konkurrencash jo të ndershme, do të thotë ta kesh minuar sistemin. Për ta konkretizuar problemin dhe për ta bërë të kapshëm për publikun, do të përmend rastin e librit të muzikës në shkollat 9 vjecare, e teksti I së cilës nuk është hartuar nga ekspertë të fushës së muzikës por mban emrin e një aktori. Nuk më duhet ta investigoj shumë, se si fitojnë tekstet shkollore, për t’u bindur nëse tenderi është i korruptuar, por më mjafton të shikoj efektet që ka prodhuar. “Na është bërë shkolla jetë a vdekje”, “Kam frikë të shkoj në shkollë nga dhuna e mësuesve” dëgjon të shprehen fëmijë nëpër shkolla.
Konkurim I teksteve, shndërrohet i rrezikshëm, kur hyn koncepti tender, i cili ndërkohë ka prodhuar një tekst të paqartë, të pasaktë, të shtrembëruar. Këtu zhvillohet në zinxhir antisistemi shkollor korruptiv. Me tekste pacavure, të sjella në gjuhën shqipe keq, nuk mund të implementosh dije, ndërkohë i hap rrugë korrupsionit. Dëshira për fitim të shpejtë edhe në tempullin e dijes, po deformon dije-dhënien dhe dije-marrjen.
Ky sistem shkollor, i pjellë nga tenderat-fitimprurës, po prodhon nxënësin e paaftë të jetë i pavarur të punojnë me librin individualisht. Në këtë sistem shkollor janë të përjashtuar edhe prindërit, të cilët përpara teksteve shkollor ndihen të pafuqishëm të ndihmojnë fëmijën e tyre. Nëse tekstet janë të paqarta, me njohuri të pasistemuara saktë dhe të papërshtatshme për moshën fizike, mendore dhe psikologjike për fëmijën, këtu fillon modeli një teksti jo profesional dhe i një sistemi të paralizuar. Vetvetiu zgjidhja është mësuesi privat. “Marr mësues privat për cdo lëndë” shprehet një nënë, e cila e ka djalin në klasë të shtatë të 9-vjecares. PO një prind që nuk ka mundësi financiare të dërgojë fëmijën të ndjekë mësime private? Shqipëria në tranzicion detyrimisht do të reflektojë tek tekstet në tranzicion. Rishikimi i tenderave dhe rishikimi i vlerave jo gjithmonë ecën progresivisht.
Shkolla sot implementon forma të “reja europiane” të patestuara dhe të pacertifikuara në kohë, duke shkaktuar presione artificiale tek fëmija, por njëkohësisht duke e dëmtuar psikën e fëmijës dhe duke deformuar mësim-marrjen e tyre. Fakti që përqindja refuzuese e fëmijës ndaj shkollës po rritet në një përqindje të rrezikshme për gjithë sistemin shkollor, tregon që metodat e reja apo të implementuara keq dhe pa baza shkencore po rezultojnë frustruese dhe stresuese që në thelb ka eksperimentin. Për këtë arsye duhet një metodologji e përcaktuar e certifikuar, nga një organ i specializuar dhe jo të përdoruara në mënyrë diletante, duke rrezikuar të sjellë pasoja të pariparueshme (38% i fëmijëve refuzues të shkollës rrezikon themelet e të gjithë sistemit shkollor). Në vende të europës eksperimentet realizohen në shkolla pilot, pa e frustruar fëmijën.
Ai xhaxhi “korrupsioni” që na ul cdo vit e më poshtë në tabelën e vendeve më të korruptuara, po gërryen sistemin shkollor, duke e shndërruar në sistemin më të refuzuar ndonjëherë nga nxënësit, duke prekur vijën e kuqe. Ndërsa PISA na zbret 40 vende poshtë në këta 5 vitet e fundit. “Pjetër Bogdanët” të cilët fluturojnë nëpër shkolla, (1 mijë lekshat e reja), është zgjidhja ime individuale, si një reagim mbrojtës, ndaj një sistemi që nuk po mundem ta menaxhoj, për të mbrojtur fëmijën”- shprehet një prind tjetër. Ndërsa aktualisht fluturojnë “Skëndërbenjtë” (5 mijë lekshat e reja), por tashmë jo për të korrur fitore, por për të hapur edhe më thellë gropat e zeza të korrupsionit.
Dija është barazuar me tenderin. Tenderizimi në shoqërinë shqiptare ka rezultuar procesi më i korruptuar, i cili në progresion ka prodhuar korrupsion. Efektet e tenderizimit të dijes, ne po i prekim sot, duke krijuar një sistem shkollor frustues, por edhe demoralizues. Nëse do mbetemi tek forma “tender”, atëhere përmbajtja dhe pasoja do të jetë e njëjtë, dritë jeshile pro korrupsionit
Tenderimi është thelbi i korrupsionit të sistemit arsimor, që në përzgjedhjen e tekstit shkollor. Përzgjidhja më pas e teksteve shkollore (hidhen në treg më shumë se një tekst për të njëjtën lëndë) nga drejtoritë e shkollave, në mënyrë vullnetare, përsëri hedh hije të forta dyshimi për abuzim.
Sistemi shkollor në Shqipëri është i pastudjuar shkencërisht për sa kohë që një fëmije 10- 11 vjec i kërkohet, apo i ngarkohen në shpatulla një studim 4-6 orë pas mësimi. Paradite në shkollë ai ka po aq orë për të studjuar, duke arritur në kohën e 12 orëve në ditë. Një i rritur ndjek orarin zyrtar 8 orë. A mundet fiziku, mendja dhe psikologjia e fëmijës të përballojë këtë mbingarkesë? Me sa duket jo për sa kohë përqindja e fëmijëve refuzues nëpër shkolla po rritet frikshëm. KJo është e lidhur drejtpërsëdrejti me kurrikulat shkollore.
Ndërkohë edhe ekspertë të huaj të kurrikulave si dhe studime të kryera nga organizma europianë referojnë se kurrikulat dhe programet mësimore janë tepër të ngarkuara. “Të rishihen lëndët shkollore me qëllim që të pakësohet stresi tek mësuesit dhe nxënësit”, është ky alarmi që po ngrenë edhe shoqëria civile në Shqipëri, e cila është jashtë interesit të tenderizimit të dijes. Kurrikulat shkollore, si dhe tekstet sipas studimeve të fundit janë një nga burimet e stresit si tek mësuesit ashtu edhe tek fëmijët. Ato kanë favorizuar dhunën psikologjike që ndjen fëmija nga paaftësia të menaxhojë sistemin, nervozizmin e mësuesit, që po ashtu ndihet I frustruar si dhe korrupsionin. Mësuesve, me këtë nivel kurrikulash dhe tekstesh, i hap shtigjet si për korrupsion (të paguhet ndën dorë), ashtu edhe për mësime private.
Në këtë situatë PISA është një lakuriqsi dhe pika kulminante e asaj xhveshje brutale prej vitesh e sistemit arsimor në cdo qelizë të saj. Kjo lakuriqsi nëse vazhdon me këto ritme do e degradoi sistemin arsimor në një kadavër. Një politikë e keqe e një maxhorance mund të përfshijë vetëm të tashmen, por një politikë e keqe në sistemin arsimor prek brezat, duke na afektuar krejt si shoqëri e së ardhmes.











