Nga, Prof.Gjok VUKSANI
Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural…
Disa nga rekomandimet e Komisionit për vitin 2022 nuk janë zbatuar dhe mbeten për tu zbatuar gjatë këtij viti , duhet :
→ të sigurohet kapaciteti i nevojshëm administrativ për ngritjen e rrjetit të të dhënave kontabël për fermat (FADN);
→ te plotësohet kuadri ligjor për politikën e cilësisë dhe prodhimin e ushqimit organik;
Për çështjet horizontale,: duhet të përmirësohet regjistëri i fermave për ta harmonizuar plotësisht me acquis të BE-së.
NUK PATI ASNJË PËRPARIM, për krijimin e sistemit të identifikimit të parcelave të tokës (LPIS).
PAGESAT E DREJTPËRDREJTA PËR FERMERËT JANË TË LIDHURA ME PRODHIMIN (coupled) DHE NUK I NËNSHTROHEN RREGULLAVE TË PËRPUETHSHMËRISË (cross-compliance rules).
Të gjitha masat mbështetëse për fermerët duhet të sillen në përputhje me rregulloret e BE-së.
BUXHETI KOMBËTAR I BUJQËSISË MBETET I ULËT…
Kapaciteti i zbatimit të sistemit këshillimor në bujqësi mbetet i ulët.
Kapaciteti institucional për zbatimin e politikave agrare është ende i ulët.
Legjislacioni për politikën e cilësisë është pjesërisht i harmonizuar me rregulloret e BE-së.
Për bujqësinë organike, nevojiten përpjekje për të miratuar legjislacionin për prodhimin organikë!










