InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Përse të kryqëzohet Lezha turistike me refugjatë?

8 Nëntor, 2023
in Opinione, Të ndryshme
A A
Përse të kryqëzohet Lezha turistike me refugjatë?

Nga, Prof.Gjok VUKSANI

Pse pikërisht Lezha “pikë grumbullimi” i refugjatëve të botës?
Kush e njeh sadopak zonën e Lezhës e di se është zona më e rëndësishme nga pikëpamja e pozicionit gjeografik për veriun e Shqipërisë, aty ku kryqëzohet rruga e kombit, rruga për Shkodër dhe Malin e Zi, madje edhe rruga për Dibër.

Ky vend i bekuar nga zoti ka nje vijë bregdetare të papërsëritshme nga “Rana e Hedhun” (mrekulli natyrore) plazhi i Shëngjinit, Vainit, Tales, Patokut dhe Gotullës.
Në këto plazhe pushojnë me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare.

Nga pikëpamja ekologjike është një nga sistemet më interesante të Shqipërisë duke filluar nga Lumi Drin që kalon përmes qytetit të Lezhës, malet dhe kodrinat që zbresin deri të deti, si dhe lumin Mat që ndan Lezhën me Kurbinin.

Lezha ka edhe dy fushat më pjellore të veriut “Bregun e Matës” dhe “Zadrimën “që kultivojnë dhe prodhojnë prodhime bujqësore nga më të larmishmet, nga agrumet dhe ulliri, deri tek perimet dhe kivi.

Pasi thuhen të gjitha këto një mendje racionale pyet pse pikërisht ky vend i begatë është përzgjedhur nga Kryeministri si “pikë grumbullimi e refugjatëve të botës së tretë”.

Fakti që Lezhjanët janë njerëz të kulturuar, të paqtë dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin nuk përbën argument për t’ju sjellë një të keqe të madhe që do të ndryshojë në menyrë përfundimtare cilësinë e jetesës së tyre.

Fakti se kjo zonë priti me dashamirësi “Afganët“e larguar nga lufta nuk është prapë një argument shtesë që gjithashtu atyre t’ju vëndoset një barrë tjetër në shpinë, pa i pyetur fare.

Fakti që Lezha ka patur një kamp internimi në “Torovica” gjatë regjimit komunist nuk është domethënës që ai të rikthehet.

Në kohën kur pritej nga qeveria që të zgjerohej rruga që të çon në Shëngjin apo Gjadër në menyrë që turistët nga gjithë Europa të shijonin mrekullitë e natyrës lezhjane.

Në kohën kur pritej me padurim rruga që do të lidhte Shëngjinin me Velipojën dhe tuneli lidhës Balldre-Shëngjin, qeveria sjell refugjatë me shumicë.

Ne, nuk kemi asgjë kundër refugjatëve që për arsye të kushteve të vështira ekonomike apo politike tentojnë të shkojnë në Itali apo Gjermani, por shqiptaret nuk kanë asnjë arsye që të bëhen “vegël” në duart e të tjerëve për të cënuar lirinë dhe të drejtat e tyre dhe për të prishur përfundimisht jetesën e lezhjanëve që jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin në tokën e tyre.

Një mëndje racionale nuk arrin te kuptojë që një zonë me potenciale të jashtëzakonzhme në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë të shndërrohët në “Kamp përqëndrimi “për njerëzit e dëshpëruar të botës, që për hirë të vërtetës vëndi ynë nuk ka qënë destinacioni i tyre.

Prandaj unë ju bëj thirrje patriotëve të mi të reagojnë, mos të heshtin sepse kjo që po ndodh sot do të jete jo vetëm tek ata, por për fëmijët dhe nipërit e tyre.

Edhe pushteti lokal duhet të jetë në krah të zgjedhësve të tyre e jo të qeverisë, sepse vitet kalojnë shpejt dhe nuk do mbahet mend kush ka shtruar rrugën e Tales por kush lejoj që në Lezhë rë ngrihet “pika e grumbullimit të refugjatave të gjithë botes”.
E në të gjthë këtë situatë, natyrshëm në mëndje më vijnë fjalet:
‘Mos i fal o zot, sepse ata e dinë çfarë bëjnë”!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com