InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse meshkujve nuk “u ecën” aq mirë me femrat me karakter të fortë?

12 Shkurt, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Pse meshkujve nuk “u ecën” aq mirë me femrat me karakter të fortë?

Çfarë e bën një femër të fortë? Sakrificat, përpjekjet dhe vetëmohimi. Një femër e fortë ka kaluar nëpër dhimbje, në thyerje zemre të vazhdueshme dhe sërish e ka gjetur forcën të ringrihet.

Ajo e di se në një moment të jetës mund të jesh mësuesi, ndërsa në një tjetër nxënësi. Një femër e tillë është e mbushur me besim në vete, e pavarur, e dashur dhe nuk ka frikë t’i pranojë të metat apo dobësitë e saj. Por si mundet që ta durojë një mashkull një femër të fortë?

Këto janë arsyet se pse shumë meshkujve nuk “u ecin” aq mirë punët me femrat e forta:

  1. Një femër me karakter të fortë nuk ka nevojë për një mashkull që të luftojë për të

Meshkujt pëlqen që femrat t’i kërkojnë. Ata duan të ndiejnë sikur po luftojnë dhe po ia arrijnë të fitojnë admirimin e asaj që duan. Mirëpo një femër me karakter të fortë do i tregojë dashurinë e saj personit që do, por do i tregojë edhe se është e pavarur dhe nuk ka nevojë për mbështetje nga ana e mashkullit të saj, sidomos në aspektin ekonomik.

Ato nuk bëjnë viktimën përpara meshkujve që duan për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre dhe disa meshkuj nuk e durojnë dot një fuqi të tillë në karakterin e një femre.

  1. Një femër e fortë e di se çfarë do

Femrat e forta e dinë çfarë duan, si ta arrijnë dhe si të jenë mirënjohëse për gjërat që kanë arritur. Nëse ajo e pëlqen një mashkull, ajo e arrin t’i fitojë zemrën e tij. Një femër e fortë nuk do të presë që ai që pëlqen, të bëjë lëvizjen e parë. Duan pa masë, por kanë dhe synime shumë të qarta në jetë dhe ndaj objektivave të tilla kaq të mirëpërcaktuara meshkujt nuk janë aq pranues.

  1. Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe sinqeritet

Femrat e forta kërkojnë të kenë pranë dikë që tregohet i ndershëm dhe i sinqertë me to, sepse kanë kaluar shumë vështirësi në jetë që të përballen edhe me falsitetin e atij që duan. Ato nuk i tremben së shkuarës dhe për sa i përket së ardhmes, do të donin ta kalonin me dikë që u pëlqejnë aventurat dhe kanë forcë të kalojnë çdo vështirësi.

  1. Ajo është mjaft e hapur ndaj intimitetit

Femrat e forta i sfidojnë meshkujt në shumë aspekte. Ato kërkojnë për intimitet në mjaft mënyra, që nga bisedat e deri tek të bërit e dashurisë me atë që duan, sepse një femër e fortë ndihet mirë me veten e saj. Një femër e tillë pret që edhe mashkulli që pëlqen, të jetë po kaq mendjehapur në këtë aspekt.

  1. Një femër me karakter të fortë i kupton gënjeshtrat

Femrat me karakter të fortë janë të sinqerta dhe pranojnë vetëm të vërtetën në një marrëdhënie. Është e kotë t’i gënjesh ato, sepse edhe pse mund të duket sikur ju kanë besuar, sërish gaboheni.

Ato arrijnë të kuptojnë çdo gënjeshtër, edhe ato” të bardhat” dhe nuk e tolerojnë aspak shtirjen dhe egoizmin. Kjo gjë me siguri nuk i pëlqen disa meshkujve që ndonjëherë duan të thonë edhe ndonjë gënjeshtër “të bardhë” për t’i shpëtuar disa situatave.

  1. Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe këmbëngulje

Femrat që kanë besim të fortë në vete, nuk i tolerojnë personalitetet e pavendosura pranë vetes, e sidomos nga personi që duan. Ato duan të shohin që mashkulli pranë tyre të tregojë dashuri, respekt dhe vendosmëri.

Ato duan të ndihen të dashura në mënyrë të pakushtëzuara. Gjëja më e gabuar që mund t’i bësh një femre të fortë, është të përpiqesh ta bësh të ndihet e dobët. Nuk ke për t’ia dalë, gjithsesi.

  1. Një femër e fortë nuk pret për ty

Ajo do të të ndjekë kudo, nëse të do. Por në momentin që do të shohë se po talleni me të, do të largohet nga ju. Një femër e fortë nuk pret që mashkulli që do të vendosë, nëse do atë apo dikë tjetër. Ato lëndohen, mërziten për pak kohë dhe më pas mbledhin forcat dhe ecin përpara të sigurta në jetë.

  1. Një femër e fortë do ta shprehë hapur se kush je

Është e vështirë t’i pranojmë lehtë gjërat që as vetë nuk i pëlqejmë tek vetja, kur dikush na i vë në dukje. Por, një femër e fortë ia shpreh hapur edhe këto aspekte mashkullit që do.

Ajo ia thotë hapur mashkulli që do, se sa i aftë, me vlera dhe interesant është në sytë e saj. Mirëpo, duke qenë se çdo person ka edhe të metat e veta, një femër e fortë i thotë hapur edhe të metat dhe kjo gjë nuk u pëlqen edhe aq meshkujve.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com