=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Martirët katolikë, fondi i artë Dukagjinas e Kombëtar/ Nga, Dedë Prendaj

2 Tetor, 2023
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Martirët katolikë, fondi i artë Dukagjinas e Kombëtar/ Nga, Dedë Prendaj

Nga, Dede PRENDAJ

Takimi për të nderuar e kujtuar martirët tanë, bash aty në zemër tê Alpeve shqiptare, në Dukagjinin tonë, në kështjellen e kristianizmit shqiptar, në djepin e identitetit tonë kombëtar, në këtë ceremoni modeste për të kujtuar “Martirët e fesë dhe kombit shqiptar; të lumnuem prej Selise se Shejtë.

1. AT Ciprian Nika OFM
2. At. Bernandin Palaj OFM
3. At. Gjon Shllaku OFM
4. At Gasper Suma OFM
5. Dom Dede Plani
6. Dom Lazer Shantoja
7. Gjelosh Lulashi. martir laik

Këta Martirë që mbajten në genet e tyre brumin e truallit Arbnor Dukagjinas, të gatueme në magjen e kreyeqendres së kulturës e historise sone kombtare në Shkodren tonë, e melmyeme me yndyren akademike te Universiteteve më në za të Evropës, ishin dhe mbeten fondi yne i artë i dijes dhe idealeve njerzore, ata ishin sherbetorë të perulun para Zotit dhe njerëzve, mësues të gjuhes, muzikes dhe historisë, teolog dhe filozof; sherbasa si ura kryesore lidhëse e Shqipnise me qyteterimin përendimor. Elita intelektuale shqiptare, me dije e kulturë të stërhollueme, qytetare e perendimore e sidomos kleri katolik i Shkodres, me intitucionet e edukimit fetar e kombetar shikohj si pengensa serioze e instalimit te pushtetit te ri politik me ideologi që nuk bazohej në lirinë e ndërgjegjes, shtetin ligjor dhe pronen private.
Prandaj heshtat e para te ushtarve te Pilatit me yll, u drejtuan në mënyrë despotike kunder objektive te kultit, me qellim fshirjen nga memorja kombtare, atë të cilen kombi ynë e kishte si mburoje historike në Ballkanin e trazuar ndër shekuj.
Martiret tane nderojne jo vetem Dukagjinin dhe Shkodren por çdo pjesë të globit ku flitet gjuha shipe. Ata me vepren e tyre i kaluan kufijte tanë shteteror.
Lumturimi i tyre nga Selia e Shejte ishte nje akt qe shperblen sakrificen njerzore per liri, duke na bërë krenar të cilët 7 prej tyre i perkasin Dukagjinit “Nderi Kombit”
Një përshkrim i shkurter i jetës së martirëve!

1. At Ciprian Nika . I lindun me 19 Korrik 1900 si Dede Mhill Nika, prej Celajve te Shoshit.
Mbasi mbeti jetim nga nana, frati i shoshit e futi ne kuvendin franceskan ku mbaroi me rezultate te larta. Vazhdoi Studimet ne Austri ku shogurohet meshtar ne vitin 1924 dhe merr emrin Ciprian. Merr pjese ne orkestren frymore te At Martin Gjokes. Ai ishte poliglot. U bë provinciali më i ri në 1938-en dhe minister provincial ne vitin 1943. Ndryshimet politike i nuhati por ishte i vëndosun ne idealin e tij. Kapiteni duhet te jete i fundit qe largohet nga anija qe po mbytet. Do te qendroj, luftoj e flijohem për idealet mia!
Ashtu ndodhi; u arrestue, u denue, u pushkatue me 11 mars 1948.

2. At Bernardin Palaj, lindi me 2 Dhetor 1894 si Zef Gjon Palaj me origjine prej Shllakut.
Filloi shkollen Franceskane ne Shkoder dhe Mbaroi studimet ne Salcburg të Austrise, u bë frat ne vitin 1918-të dhe mori emrin Bernardin. Jepte mesim ne shqip e latin ne kolegjin ilirian. Sherbeu si frat ne Pult dhe Rubik. Bashkë editor i gazetës “Ora e Maleve”. Bashkë me Donat Kurtin publikuen Kënget e kreshnikve.
Studioi doket dhe zakonet në trevet e Veriut.
U arrestue ne Rubik dhe vdiç në burg prej tetanozit në Shkurt të visit 1946 ne moshën 53 vjeçare.

3. At Gjon Shllaku, Lindi me 27 korrik 1907 si Kole Loro Shllaku.
Në kolegjin Franceskan mbaroi filloren dhe gjimnazin me rezultate te shkelqueme.. në Noviciat në Troshan mori emnin Gjon. Më pas vazhdoi studimet për teologji ne
Hollande. U shugurue meshtar ne vitin 1931. U dergue per studime në Luvrain. Doktoroi ne Sarbone ne Paris per filozofi. Drejtoi Djelmnine Antoniane ne Shkoder.
Fishta ne shtratin e vdekjes i thote at Gjon shllakut:’ Po te le” Yllin e Drites,” kurse “Gomarin” po ta lidhi te porta e shtypshkronjes”. Me 14 janar 1945 u krijua shtepia e Artit ne Shkoder ku u zgjodh konferencier, u zgjodh antar i Frontit NAÇL per Shkodren, por ishte shume i shkolluem për këtë soj taborrit që po merrte fuqi nga lindja.
U arrrestua pasi disa studente seminariste kishin krijue organizaten “Bashkimi Kombetar. “
Radio shkodra jepte me bujë lajmin: Arrestohet krimineli Gjon Shllaku, e cfare krimi kishte bane jetë At Gjoni.?
U denue dhe u ekzekutue me 4 mars 1946 bashkë Faustin, Dajanin, Mark Çunin, Gjelosh Lulashin dhe Qerim Sadikun…

4. At Gasper Suma,
lindi me 23 Mars 1897 ne famijlen e njohur Suma dhe i vunë emnin Kolë.
Mbasi mbari kolegjin franceskan shkon për studime teologjike ne Insbrook te Austrise. Shugurohet meshtar me 31 Korrik 1931 duke filluar sherbimin si famullitar ne zona te thella malore, ne Theth, Brigje te Hotit, Toplane, Nikaj, Gomsiqe te Pukes.
U dallue për biamirësi dhe dashni ndaj njerëzve. Ndersa Konica e pershkruen At Gasper Sumen si njeri te përvuejtun e me shpirt të madh.. E krahason me noje” lartesi te ulun” me shtatın e gjate dhe floket e bardhe me humor te holle që kaloi gjithe jeten me armën tij në brez, fjala për Ruzaren e fratit që nuk e hoqi kurrë nga xhepi.
U arrestue dhe vdiç në burg me 14 prill 1950. U varros në kripte të kishes franceskane.

5.Dom Dede Plani, lindi me 21 Janar 1891 në nje familje shume fetare me origjine nga Plani.
Studioi filozofi ne Seminarian Papnor. Vazhdoi studimet për teologji ne Insbrook te Austrise ne kolegjin e Jezuitëve. U shugurue meshtar me 3.8.1919.
Sherbeu 30 vjet meshtar me perkushtim ne zonat me te varfra te vendit, në Gimaj të Shales, Pog, Kir, Prekal, Shiroke, Renc, Gur i Zi, ku dhe arrestue.
U arrestua dhe u turturua në mënyren ma çnjerzore; Dom Deden nuk mund ta nxirrnin ne gjyq sepse u meti në dorë. Zoti e shpetoi prej xhelatve me kockat jashtë, me kurrizin vrima vrima, me dhame te thyem, i cili kaloi pa gjyq ne amshim si besimtar i Zotit, me 30 prill 1948.
U Varros nga familjäret në varret e R’majit.

6. Dom Lazer Shantoja. Ështe figure shumedimensionale; Ka kënë frat, publicist, përkthyes, poet lirik, satirist.
Lindi me 7 Korrik 1891me origjine nga Vjerdha e Siperme e Rrogamit me prindet Kel the Luçe. Mbaroi seminarin papnor dhe studimet teologjike ne Austri.Ne vitin 1917 u bë famullitar ne Pulaj, Beltoje, Velipoje, Rrjoll dhe Sheldi. U cakue si sekretar i Arkipezhvit të Shkodres, Imzot Lazer Mjedes.​ Pas problemeve politike largohet ne Austri dhe boton gazeten “Ora e Shqipnise”. Sherben për 15 vjet si famullitar në Kantonet e Zvicres,
kthehet në Shqipni ne vitin 1939. Bashke me Koliqin krijojne Insitutin e Studimeve Shqiptare. U arrestue ne dhjetor te vitit 1944, u turturue deri ne gjymtim dhe ashte i pari klerik qe shkoi para toges se pushkatimit me 5 Mars të vitit 1945.

7. Gjelosh Lulashi, 21 vjeç, gjithmone i ri, Ai u kryqëzua 21 vjeç!
Lindi me 9 Shtator 1925, në Ndreaj të Shoshit prej prindve Lulash Gjeloshi the Mire Vuksanja.
Gjeloshi kishte privilegjin qe lindi ne shpine e Bajraktarit te Shoshit një ndër dyert më nê za të Shqiperise se Veriut, që i kanë dhanë Shqipnise drejtues që prej Lidhjes se Prizerenit, e në qëndresat e Shoshit dhe Dukagjinit kunder cdo pushtuesi, martire te fese e lirive njerzore.
Gjeloshi ne moshen 7 vjeçare bashke me kushrinin Pjeter Marku regjistrohet ne shkollen e fretnve minor ne Shkoder. Mbaron me rezultate te larta Seminarin Papnor shqiptar.
Fillon punen si sekretar i spitalit civil ne Shkoder.
Akuzohet si pjestar i organizâtes “ Bashkimit Kombetar Shqiptar, Gjykohet me grupin e fretenve, denohet me pushkatim. Bashke me te u denuan me burg Pjeter Mark Delia, Peter Kokrri i Toplanes, Ded Mhilli i Palajve e shume te tjere.
Ne mjesin 4 Marsit 1946, bataret e togës së pushkatimit i japin Shkodres se terrorizueme lajmin e kobshëm të ekzekutmit të Gjeloshit, Faustit, Dajanit, Shllakut, Mark Çunit e Qerim Sadikut. E ky ishte vetem fillimi.. i kalvarit te denimeve e pushkatimeve ne Shkoden e 19 burgjeve politike.

Ne duhet ti kujtojmë me krenari ‘Martinet tanë “ por duhet te dimë të lexojmë mesazhet dhe amanetet qe lane;
Siç asht ba publike në fjalen e tyre te fundit, bie ne sy, edhe pse me akuza tëpa baza, dhe me gjyqe te montueme, te drejtueme nga dora e Pilatit; ata dhane mesazhin e faljës; I fali te gjithe ata qe me kane mundue, denue dhe i fali ata qe me ekzekutojne… nën msazhin Krishtit që thoshte; jam kënë unë mekatnori i shkrete.. sepse ishin te vetedijshem si gjaku i shqiptarve ishte derdhë lumë .. Ky ashte nje mesazh sa i shejte dhe i qytetnuem që duhet dime ta lexojme edhe sot mbas 80 vjtesh, sepse ne shqiptaret i quejme të dobët ata që kërkojne falje; Ndjesa është edukate dhe edukata nuk ashte instikt. Ajo fitohet ne shkolle e ne jete. Ndjesa eshte kulturë dhe integritet njerzëor.
Ata që gjithë jeten në meshë, dhane predikimin e paqes, per ironi të fatit nuk gjeten paqe per veti deri sa fluturuen ne shpi te vet ne amshim,
Si idealiste që ishin; e dinin se gjithcka ne bote eshte e perkohshme dhe se Shqiperia nje dite do behej e lire, dhe do kthehej ne rrugen e besimit me mesazhin *Rrofte Krishti Mbret *Rrofte Shqipnia, kjo ishte fjala e tyre e fundit.
Ata ishin qëndrestare të pashoq, mes vuajtjeve e turturave nuk e lëshuen veten, nuk e humben shpresen, lane mrapa mesazhin e dashnise për Fe dhe Atdhe qe ishin te pandame per ta; dashnia njerzit, per kombin, flamurin, dhe gjuhen e bukur shqipe.
Le të sherbejnë ky memorial si lule mbi landine per martiret tanë, si vend homazhi e lutjesh per ata qe nuk kane nje varr, si pike reflektimi e kujtese ne jeten tone, si frymezim e krenari per brezat e ri e meshtaret e rinj, si nje lehtësim per te gjithe ata, që shkuen në amshim me shpirtin e brengosun per njerzit e tyre që nuk mundën t’u japin lumtumiren e fundit.
Le të sherbejë si relike e vogel ne gjerdanin e artë te historise se Dukagjinit,
***
Njerzit vdesinn kur Ne i harrojme!
Ne lutemi per Martiret,
Martire te lumnuem ; Lutuni per ne, per Dukagjinin tone, per Shkodren, per Shqipnine tone, prej lumnise se Atit te gjithpushtetshem
Me kete rast dua te permendi me respekt dhe perkujtni kontributin e klerikve te tjere dukagjinas, Dom Prek Nrevashaj, Pater Daneil Gjecaj, Pater Amroaz Matininin qe i sherbyen me devocion vendit, dhe shqiptarve në tëresi mrëna e jashta atdheut.
Një nderim të veçante në kujtim te Dom Nikoll Gjinit prej Planit qe vuejti 25 vjet burg dhe vdiq ne burgun e Hajmelit, ku u varros prej te burgosurve.
Nje nderim i vacante per At Luigj Palaj qe ne mars te vitit 1913, u masakrua me bojaneta bashke me 50 kosovare nga forcat serbe ne rrugen Peje Gjakovë.
“E moren florinin, e treten
në llum, në llagamin e zi”.
Pas 100 vjetesh kur e gjeten
Florinin, prapë ishte flori.. shkruante një poet shqiptar!
Martirët tanë janë xhevahire që shkelqejnë edhe sot mbas 80 vjetesh që bashkojnë njerzit dhe japin energji pozitive.
Lavdi per jete martireve te kombit tanë!
Zoti e ruejtë popullin e Dukagjinit!

*Dede Prendaj New York

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

26 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”
Aktualitet

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”

26 Shtator, 2026

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”
Show Biz

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”

25 Shtator, 2026

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com