InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Irena Beqiraj: Fryma e të majtës tregon në emrat e parëndësishëm

31 Gusht, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Irena Beqiraj: Fryma e të majtës tregon në emrat e parëndësishëm

Dje vonë lexova lajmet për mbledhjen e Asamblesë së  Partisë Socialiste në 4 shtator. Kudo flitej për të larguarit e mundshëm nga qeveria, edhe jo pa të drejtë. Deviza që ofron sot Partia Socialiste është individi. Aty flitet për përgjegjësi individuale, ndërsa vizionari i çdo reforme  është po ashtu një individ, Lideri. Përshembull, ndërsa largpamësia e tij, e kishte përgatitur Liderin edhe për rezultatet e hidhura të reformës në drejtësi edhe brenda të majtës, kjo largpamësi u mungoi çuditërisht edhe bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë, të cilët “hëngrën”  mollë, dardha e mandarina pas krahëve të tij edhe të partisë. (Dhëntë zoti të ketë lënë ndonjë kokërr portokalle akoma në pemë.)

Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të madhe intelektuale, për të vëzhguar mënyrën sesi funksionon mazhoranca. Ajo është sot një grup partiak funksional, shumë larg të qenit një grupim partiak efektiv. Praktikisht komoditeti i dakordësisë pa asnjë debat, është i parezistueshëm në grupimin funksional socialist. Kërkesa “e familjes së madhe” ndaj çdo anëtari është dakordësia, edhe anëtarët duhet të jenë të gatshëm të ofrojnë vetëm atë. Asambleja apo kryesia funksionale socialiste janë sot “buqeta” me profile të heshtura anëtarësh, të cilët pranojnë pa ekuivok si informacionin më të drejtë, njohurinë më të saktë, apo vendimmarrjen më të mirë  atë që ofron lideri. Duke mos ushtruar fjalën,  anëtarët e familjes socialiste kanë hequr dorë nga ushtrimi i të menduarit.

Pamundësisë për të qenë të lirë, i kanë  veshur “kostumin” e mirënjohjes ndaj liderit dhe familjes socialiste. E pra në 4 shtator, përtej kuriozitetit të publikut,  ankthit të antarëve të qeverisë, edhe sustpancës në fjalimin e Liderit çudia do të zgjat vetëm disa orë. Asgjë nuk  ndryshon dot më. Ministrat që mund të lenë zyrat, do të varin një fotografi tek muri i ministrive, si e vetmja shenjë për t’u mos harruar nga njerëzit, që drejtuan. Ministrat  “fatlumë” do të hyjnë në skuadër me të njëjtat objektiva njësoj si ato që ikin. Ata nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër veç dritë të shkëlqyer, do të duhet të bëjnë  atë që u kërkohet. Ndërsa ata/ato më eficentët në përmbushjen e detyrave e menaxhimin e fondeve  kanë më shumë shanse që një ditë të mbajnë “përgjegjësi” individuale.

A ka ndonjë rëndësi për ju , a do jetë Bora apo Edona ministre? (Megjithëse mua më argëton pa masë lepurushja Bora) Apo kush do të zëvendësojë Delinën, Oltën, apo Fridën? A di më njeri ku ndodhet Gent Cakaj, ish-Ministri gjeni edhe Sekretari i Përgjithshem i Rinisë së Partisë Socialiste? Për publikun ato janë vetëm emra pa asnjë rëndësi, por edhe fryma brenda të majtës tregon që emrat janë tërësisht të parëndësishëm.

Ato nuk krijojnë më asnjë reagim, as brenda asamblesë socialiste, e cila ushtron vetëm pyetjen kush është kjo/ky? Ndryshimi i emrave në fakt është e vetmja mundësi që Lideri dominues ka për t’u përshfaqur si lider transformues, ose siç kanë qejf ta quajnë këtë proces disa analistë të oborrit “të rishpikë vetveten”.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com