Nga Mevi Rafuna
Mitrovica në veri është pushtuar nga agjenda serbo sllave në jug është pushtuar nga agjenda islamike.
Shkatërrim i familjeve shkaku i kësaj agjende,devijim i kulturës urrejte e kombit deri në tru shpërlarje.
Për këto gjëra askush nuk flet,mediat janë shumica të Erdoganit, politikanët,deputetet dhe estrada tallava.
Një popull i përvuajtur dhe jemi në një kohë kur kemi mungesë elitash sepse mbas lufte kokat e ndrituara i vranë dhe i persekutuan. Vendin e tyre e zunen servilë dhe pseudo intelektualë ndërsa pseudo profesorë me diploma të vjedhura,ngelin studentë nëpër universitete shtetërore dhe të njejtit i diplomojnë për tri ditë nëpër universitete private.
Shtyllat bazike që e mbajnë një shoqëri të shëndoshë dhe e ngrisin lartë një komb u shkatërruan.
Sot të gjithë ata që punuan dhe ishin pjesë e këtij skenari janë ndarë në dy grupe dhe duan t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit.
Unë nuk jam ekstreme jam një shqiptare që mendon sikur shumica e shqiptarëve të papërfaqësuar politikisht.











