1. Themelimi i çmimit PRENK JAKOVA për kompozimin më të bukur të vitit nga autorët shkodranë.
2. Krijimin e pavionit ose muzeut të krijuesve të mëdhenj të muzikës shkodrane: Palok Kurti, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Frano Ndoja, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Simon Gjoni, Gjon Kapidani etj.
3. “Ahengu shkodran” është shpallur nga Ministria e Kultures si KYEVEPER E TRASHEGIMISE SHPIRTERORE KOMBETARE.
Duhet qe Bashkia të organizoje nje aktivitet teoriko-muzikor për ruajten e Ahengut dhe të mbeshtesë dokumentimin e të gjitha elementeve të tij.
4. Dhenien e statusit “artist i bashkise Shkoder”, disa artistëve të shquar shkodranë që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Shkodër.
5. Krijimin e turit turistik “Vendet e muzikës shkodrane”, ku vizitorët do te njihen me ndërtesa, figura e ngjarje me rëndësi për muzikën në Shkodër.
6. Bashkia e Shkodrës duhet të mbështesi edhe financiarisht shkollën artistike ‘Prenkë Jakova’ për të ruajtur traditën dhe statusin e kësaj shkolle të edukimit artistik, muzikë pikturë me vlera kombëtare.
Shkolla artistike ‘Prenkë Jakova’ duhet të jetë institucion edukimi dhe ‘Monunmet kulture’ për qytetin e Shkodrës!
7. Bashkia e Shkodrës duhet të subvencionojë me bursa fëmijët më të talentuar ne shkollen artistike ‘Prenke Jakova’.











