InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk turpërohemi as kur na përfaqëson paturpësia!

30 Prill, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
Një palaço në trojet tona!

Nga Kim Mehmeti

Tirana më mire se çdo gjë tjetër e shpërfaq të vërtetën se Shqipëria e ‘Rilindjes’ është katandisur udhës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafies ballkanike dhe asaj evropiane.

Dhe kur e sheh njeriu Tiranën ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një̈ populli që nuk ka të shkuar, e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lartë e më lartë drejt qiellit, por që të largojnë nga toka të cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je.

Tirana më mire se çdo gjë tjetër e shpalos të vërtetën se Shqipërisë i është rrënuar thuajse e gjithë e shkuara, se rrënuesit e ‘Rilindjes’ nuk e kanë kuptuara se ngrehinat e moçme nuk janë vetëm mure, por nënshkrim mbi tokë i ndërtuesve të tyre, se janë gjurmë të lëna nga paraardhësit tanë, e nëpërmjet të cilave mund të dëshmojmë se nuk jemi trung pa rrënjë.

Dhe përderisa njeriu shëtit rrugëve të Tiranës nuk mund ta shmang ndjenjën se kryeqendra e shqiptarisë e ka harruar fytyrën e vet të vërtetë, se ashtu si edhe shumë vashat me buzë e gjoks të fryrë – që shëtisin rrugëve të qytetit – me asgjë nuk t’i rikujton ‘prindërit’ që e kanë lindur, por ‘kirurgun’ që ua ka rregulluar pamjen.

Po, Tirana duket si qytet pa të shkuar, e ku banorët e saj të vjetër ngushëllohet me thënien se ka edhe më keq, duke mos guxuar të përballen me të vërtetën se mbase edhe kanë arritur deri aty. Dhe duke mos dashur ta pranojnë se vendbanimi i tyre duket si qytet i zaptuar nga ‘armiku’ që e urren popullin autokton, që bënë çmos që vendasit të mos e kujtojnë të shkuarën e vetë

Tirana më shumë se cili do vendbanim tjetër e shpalosë të vërtetën se Shqipëria duket si e dhunuar, se ajo me asgjë nuk i ngjanë vetvetes, se ka bërë çmos që ta pëlqejnë të huajt e jo shqiptarët, me çka, më në fund, as ajo vetë të mos ndjehet mirë me atë që është.

Dhe Tirana, si edhe shumë qytete tjera të Shqipërisë, vazhdojnë të ngjiten lartësive qiellore, duke u shkëputur kështu nga e vërteta e tyre shqiptare. Dhe sa më shumë ato lartësohet, aq më e thellë bëhet gropa e krimit ku zhytet Shqipëria, ky ‘kalbet’ e zhbëhet thuajse çdo gjë shqiptare, përpos arrogancës së ‘Krye-Rilindësit’ i cili hapur pranon se nuk e shqetëson gjithaq BE-ja pa shqiptarinë, por ajo pa Serbinë në të?! Me çka e shpalosë një të vërtet të turpshme për shumicën prej nesh: se nuk turpërohemi as atëherë kur na përfaqëson paturpësia! (Kim Mehmeti)

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com