Nga Edlira Devolli LEKA
Asnjë nga demokratët e Durrësit nuk ka kënaqësi që të “përlas brirët” mes tyre.
Nga takimet e bëra në zona të ndryshme rezulton se shumica kërkon përfaqësi me siglën e PD, si në këshilla bashkiak edhe në kandidat.
Ajo që mbetet në mes bisedës është një “por”.
Por çfarë??
Ajo “por” është kapriço e Berishës që do të kanalizoj vota për Partinë e Lirisë.
Nëse nuk e ka legjitimitetin pse e ka më të lehtë të regjistroj demokratët në siglën e PL se sa t’i lerë të lirë në shtëpinë e tyre që është Partia Demokratike?!
Pse Sali Berisha imponon demokratët të garojnë kundër PD?
Pse kërkon ta shes që është PD kundër kandidatëve të foltores?
PD dhe demokratët e PD zyrtare janë në shtëpinë e tyre dhe nuk kandidojnë kundër siglës, por duhet të vazhdojnë punën me intensitet që ky subjekt politik të përfaqësohet denjësisht.
Dora mbeti e shtrirë…
Koha në limite…
Ç’presin këta kandidat që mendojnë se janë fitues? Do mbeten peng të Berishës?
Nuk duhet të harrojnë se janë aty fal votave të demokratëve.
I ftoj të hedhin tej “mantelin Berishist” që thellon përçarjen, dhe një minutë e më parë të bëjnë hapin e duhur nën siglën e PD për të përfaqësuar demokratët dhe të jenë shembull për bashkimin e tyre.
PD nuk mund të qëndroj jashtë garës. Është krijuar si shpresë e shqiptarëve pas rënies së Murit Berlinit. Askush nuk është pronar i saj që të mbledh turmat e ta nxjerr nga skena politike.
Ka në këtë vend gra e vajza, burra e djem që i dalin zot të vetmes organizatë politike euro-atlantike që ka Shqipëria.
Kush nuk do të jetë pjesë e saj luan lojën e klientelës, pazaret e interesat e një grupi, po jo ato të qytetarëve.