InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Jorida Tabaku: Ndal vjedhjes me ligje speciale të pronës private e publike!

28 Janar, 2019
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Jorida Tabaku: Ndal vjedhjes me ligje speciale të pronës private e publike!

Në çdo sistem thuajse totalitar ka një fazë të ndërmjetme përpara se diktatori të marrë çdo gjë nën kontroll. Shqipëria është pikërisht në këtë pikë. Arkitektët e PPP-ve dhe mbytjes së shqiptarëve me këtë skemë vjedhjeje tanimë gjenden përpara kritikave të thella edhe nga ndërkombëtarët për mënyrën e implementimit të kësaj skeme. Tashmë i madh dhe i vogël kanë kuptuar se si qeveria po u rrjep çdo ditë e më shumë para nga xhepi i tyre në formën e taksave, tarifave dhe çmimeve të rritura e të kripura që qytetarët paguajnë. Për vit në buxhetin e shtetit mungojnë më shumë para por ka taksa të reja shtesë të cilat nëse dështojnë të implementohen gjejnë rrugën e tarifave për të marrë më shumë të ardhura nga qytetarët.

Forma e radhës që qeveria ka zbuluar për të kamufluar vjedhjen e çdo prone dhe rrjepjen e çdo qindarke nga xhepat e qytetarëve është Korporata e Investimeve Shqiptare. Projekti djallëzor i qëndisur deri në detaje nga qeveria kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, sipas ligjit të propozuar Korporata e Investimeve Shqiptare do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Siç edhe është e qartë për gjithsecilin tanimë, qeveria ka ngritur një superstrukturë të cilën e përjashton nga një ligj që i nënshtrohet çdo korporatë private. Kjo do të thotë që kryeministri pasi bëhet pronar i çdo prone publike vendos vetë se si, kur dhe me kë do të bashkëpunojë në “zhvillimin” e pronës publike. Duke dalë mbi ligjin dhe duke përfituar nga pushteti i tij për të lidhur marrëveshje me këdo privat tjetër.

Së treti, KISH ndonëse është një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Pra kemi një krijesë hibride e cila është sa shtetërore aq edhe private, sa pronë e qeverisë po aq edhe pronë e një individi. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi. Për rrjedhojë çdo pronë private e cila mund të hyjë në syrin e Kryeministrit mund të “sekuestrohet” përmes mekanizmit të marrjes së pronës për “investime strategjike” nga Korporata dhe shfrytëzimit të saj për interesa personale private në bashkëpunim me privat. De facto duke i kaluar një privati tjetër.

Shkurtimisht, KISH është hapi paraprak në të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë përmes një ligji për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në vend. E gjithë kjo histori e shëmtuar nisi me Ligjin e Investimeve Strategjike, vazhdoi me Ligjet speciale të PPP-ve me emër biznesi, vazhdoi me ligjin famëkeq dhe antikushtetues të pronës e së fundmi po vazhdon me KISH dhe me gjasë do të përfundojë me shpalljen përfundimtare të pronarit të vetëm të tokave të një njeriu.

Prona është e shenjtë, është përvecse e drejtë kushtetuese është dhe e drejtë themelore e njeriut. Cdo ligj, cdo vendim që kanë bërë shkon në shkelje të kësaj të drejte. Pa respektuar të drejtën e pronës nuk ka invstime të huaja, nuk ka integrim në BE por së fundmi nuk ka as demokraci! Nga ndryshon kjo që po bën Rama me atë që bëri Enver Hoxha?

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026

“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

24 Janar, 2026

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com