InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mbledhje Partie

22 Shkurt, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison YPI

Mbedhjen e partisë e hapi Shuli.
Shuli tha: Të nderuar hajdutë dhe halabakë të shquar nga të gjitha viset e Shqipërisë, duhet të bëjmë çmos të marrim të gjitha votat e të gjitha subjekteve, sektorëve, reparteve, regjimenteve, divizioneve, batalionave. Janë hambarë votash budallenjsh. Mund të korren lehtësisht me drapërin dhe çekanin e flamurit të Stalinit. Nëse atë flamur do dijmë ta valavisim si duhet, e kemi fituar davanë. Do hamë e do pimë e do vjedhim sa do shqepemi. Përndryshe na piu e zeza. Skuadrat policeske të seksioneve dhe nënseksioneve dhe blloqeve dhe loqeve të armiqve tanë do i fitojnë të gjitha votat. Ne do mbetemi si mos o Zot me rrush në dorë.
Të gjithë u mahnitën nga retorika brilante e Shulit. Pas një heshtje të shkurtër reflektive, të pranishmit shpërthyen sallën në ovacione ritmike si çizme ushtarësh në paradë militare mbi kalldrëm Gjirokastre.
Pas Shulit, fjalën e mori Tyta.
Të lumtë o Shul sa bukur fole, filloi Tyta. Me gjithato shifra, fraksione, emulacione, na nxorre mallin e “Fermës së Kafshëve”. Me këtë lloj të folure bëjmë disa punë njëherësh: Marrim votat, torollepsim elektoratin, e mbushim Shqipërinë me budallenj të bukur nga ata që na duhen për të të tilla raste, nga ata që dinë vetëm të hanë e të pinë, të vishen e të krihen, nga ata kokboshët që s’lidhin dot dy fjalë. Por ka një problem. Me shifra dhe simbole, njerzit duken si vegla nëpër rafte, si robota, si personazhe të George Orwellit. Prandaj, të lutem, gjuhën e drunjtë përdore, por mos e tepro se na nxjerr bojën. Kaq tha Tyta dhe iku nga erdhi, u var kokposhtë te një gozhdë në mur.
Pas Tytës fjalën e mori Kondaku.
Në këtë Mbledhje për fatet e vendit me diskutime gjeniale si të Shulit, ja nisi Kondaku, bashkoj merakun e çeliktë të Tytës me frikën time për teprime gjuhësore.
Ndërhyri Thepi. Fitorja që me aq ankth po e presim, theksoi Thepi, nuk kushtëzohet vetëm nga përdorimi me dinakëri marksiste i gjuhës së drunjtë, por edhe nga faktorë të tjerë si: përkushtimi njerëzor, besimi ndaj Zotit, predispozicioni genetik, patologjitë e ndryshme, pasionet, veset, virtytet. Fitorja, në thelbin e saj, unë si Thep them se varet nga mardhënia e punës me hajdutllëkun, prejnga rrjedh pyetja: Pse po të punosh të mallkojnë, ndërsa po të vjedhësh të mburrin ? Këtë duhet të shkoqisim ne hajdutët dhe rrugaçët në këtë Mbledhje Partie. Përndryshe do ta humbim fitoren si Xhaferri simiten. Di gjë për këtë çështje ti shoqa Shqekëz ?
Edhe di edhe nuk di, tha Shqekëza. Pyet më mirë Këmbëzën.
Me të dëgjuar që ju përmend emri, e zbehtë në fytyrë për shkak të përgojimit që iu bë, pasi u mbush thellë me frymë, fjalën e mori Këmbëza:
Po të dua, unë Këmbëza e sjell vdekjen me një tërheqje gishti. Si thoni a ta tërheq gishtin ?
Jo-jo, u dëgjuan ca zëra nga salla. Thuaji dhe gishtit se po lëvize ti bëhet hataja.
U ul Këmbëza, u ngrit Baruti.
Cili është sekreti i fitores ? pyeti me qesëndi Baruti pjesëmarrësit e Mbledhjes. Di ndonjëri nga ju të më thotë; Për një fitore të thellë dhe të merituar, në ç’pozicion duhet të jetë Hëna, në cilën orë duhet të çfaqet eklipsi, si duhet të jetë moti, sa temperatura e ambientit, po lagështira e ajrit, cila të jetë muzika e sfondit, sa e trashë duhet të jetë llokma, sa viskoze duhet palca, sa elegante të jetë kocka, sa duhet të zgjasi lëpirja, cilin program me nam duhet të japi televizori, cilët banakierë televizivë duhet të rrejnë si derra pasi kanë zbrazur tasa ? Hë de flisni. Nuk flisni sepse jeni të gjithë të lagur. Jam i vetmi i thatë.
Nuk e ke keq ti Barut, por mos harro se pa mua nuk ndizesh dot, kërceu Kapsolla. Sipas meje, vazhdoi Kapsolla, fitorja nuk është punë, as sakrificë, fitorja është qef.
Aq u desh.
Debati u ndez.
Mbledhja mori zjarr.
U ngritën folën me pathos Gëzhoja, Karikatori, Pistoni, Shtiza, Plumbi.
Me syrin pishë, ballin lart’, zemrën plot, oratorët ngritën në qiell bëmat dhe kontributin e secilit në fushën e betejës duke luftuar dhëmb për dhëmb me elektoratin deri në pikën e fundit të gjakut për t’i xhvatur votën.
U vendos që regjistrimi i Mbledhjes të transmetohet në orën e shikueshmërisë më të lartë nga televizioni kombëtar “Kaka TV”. Producente të jetë Shurruflla. Regjia t’i besohet Skiles. Tekstin ta gdhendi Dhjami. Skenografinë Tuli.
Me ta marrë detyrën delikate, Dhjami sajoi atypëraty një himn në formën e një vjershëze ritmike marciale. Poezia dhjamore u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit derisa duart u gjakosën, sytë u lagën, veshët u shurdhuan, djersa rrodhi në ulluk të Bythës.
U duk sikur pas vjershës lakrimogjene të Dhjamit Mbledhja e Partisë do mbyllej, kur befas u ngrit Bytha;
Bytha tha:
Shokë, mos u hallakasni, mos u sorollasni, mos u torollepsni. Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç’i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të kemi gati garuzhdet, të mprehim kthetrat, të përsosim Newspeak-un, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat. U a them këtë, në mënyrë që, nën urdhërat e komandant Shulit, me këshillat e komisar Llozit, me ndihmën e kapter Plumbit, ta cfilitim pafund Shqipërinë, sa ujë të zi t’i nxjerrim.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com