InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vajza duhet me qep gojën e mos me fol, se është marré!

13 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Vajza duhet me qep gojën e mos me fol, se është marré!

Nga Elsa Sula

Të parët na edukuan me atë lloj fryme, që kur të lindë vajzë, lind një mallkim në shtëpi dhe është mallkim i dhjetëfishtë nëse mbush 20 vjet në ‘derë të huaj’.

Të parët na mësuan keq, me hir apo me pahir burrat e tjetërsuan figurën e vajzave me zë dhe jo vetëm, një shoqëri e tërë derdh lumë atë dufin e dështimeve të tyre mbi vajzat që kanë zë, e mbi të gjitha kanë zë edhe për ato që iu nënshtrohen, baballarëve, vëllezërve, burrave, e nëse do të kenë rastin të punojnë eprorëve të tyre.

Vajzat që nuk kanë marré për të fol, nuk janë vajza më pak të ndershme e më pak të moralshme se ato që vetëm pohojnë, pohojnë padrejtësitë, pohojnë të gabuarën, pohojnë atë që nuk duan, pohojnë dhunën…

E ato vajza dhe gra që kanë guxim për të dalë kundër burrave nuk janë më pak të përgjegjshme se familja është e shenjtë dhe madje e duan më shumë se ato që prindërit i fejuan e i martuan herët për të krijuar familje, ndonëse një familje e shëndetshme rrjedh prej një prindërimi të shëndetshëm, ku babai dhe nëna janë të barabartë në përgjegjësi prindërore.

Ato vajza që sot kanë marrë mbi supe gjithë imoralitetin që shoqëria iu adreson, veçse kanë forcë për të thënë jo, për çfarë e arsyetojnë, mendojnë apo ndjejnë të gabuar nuk janë imorale, por përballen me një mentalitet të flliqtë. Një mendësi, që siç duket i ndan gratë dhe burrat në një kufi, e ato që e shkelin janë të dala boje, që nuk kanë sedër dhe ato që e shkelin atë tokë janë ato vajzat me zë, që vlerat monetare nuk ua luhasin karakterin, janë ato vajzat që ngrihen e korrin suksese vetë, pa patur nevojë për një patericë mashkullore, janë ato vajzat që i njohin, i kërkojnë dhe luftojnë për të drejtat e tyre, janë ato vajzat që pavarësinë ua kanë mësuar prindërit, dhe patjetër ato vajzat që kanë dështuar disa herë e përsëri ia kanë dalë edhe kur kanë qenë vetëm.
Vajzat që arrijnë të shkelin ato kufinj që një shoqëri patriarkale i quan tabu, janë vajzat e arsimuara dhe të mirëedukara që në gjenezë, ndaj për të patur një shoqëri të fortë, të qenësishme, demokratike dhe të shëndetshme duhet të arsimojmë vajzat.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin
Aktualitet

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin

7 Mars, 2026

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

7 Mars, 2026

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish
Aktualitet

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish

6 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com