InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Albert Avduli/Gramshi, një qytet, që mund të rivitalizohet !

26 Qershor, 2022
in Artikuj, InfoPress
A A
Albert Avduli/Gramshi, një qytet, që mund të rivitalizohet !
Të udhëtosh për në Gramsh, për çfarëdo arsye, është një lehtësim nëse shkon për punë dhe kënaqësi e posaçme, kur qëllimi i udhëtimit është vizita në pikat turistike natyrore të zonës.

Qyteti i vogël juglindor pati lindur si një ngrehinë kodrinore dhe në moshën e pjekurisë së plotë, pra gati 60  vjeçare, befas, e gjeti veten si një qendër urbane me liqen, por pa humbur kodrat e origjinës.
Gramshi u shpall qytet me dekretin nr 3060 të Presidiumit të Kuvendit Popullor më 18 shkurt 1960.

Distanca nga Tirana për në qendër të Bashkisë Gramsh është rreth 100 km.
E në këto kilometra, 18 janë buzë liqenit të Banjës.
Sapo del nga territori i Cërrikut dhe futesh në “kufirin” gramshiot, pikërisht aty nisin peizazhet e mrekullueshme të liqenit, kodrave, korijeve e pemishteve.
Është rrugë që do kujdes, sepse është aq bukur sa të huton, më mirë me thënë që kjo nuk është bukuri për shofer, por për pasagjer.
Ka pika buzë liqenit, ku mund të ndalësh për të kundruar e për foto, por mos lodhni sytë të gjeni lumin Devoll brenda asaj mase gjigande uji. Lumi është tretur brenda liqenit dhe nga tretja e tij, liqeni jeton, gjallon e gjelbëron.
Një simbiozë e çuditshme kjo, nga njëra anë, prurjet e lumit janë si një proces transfuzioni për liqenin, por ama është  prita-digë, që vrullin e lumit a akumulon dhe pastaj e çliron në energji.
E duke ecur në transhenë buzë ujit, mund të hasni me një tufë delesh a dhish, por ju duhet të gjeni tabelën, që lexon “Drizë”.
Po, tashmë jeni vetëm 12 a 13 km larg nga qyteti, por kthehuni për në fshatin, që sapo lexuat. Asnjë drizë nuk ju gjembon gomat e makinave, jeni futur në rrugën për te Kanionet e Holtës.
Mbas 15 km do të mbërrini në një mrekulli natyrore mahnitëse.
Pastaj, nga e njëjta rrugë, kthehuni për në qytet, buzë liqenit, ju mund të pini kafen apo të hani diçka, te “Etjoni”, një pikë shplodhëse e cila është ideuar nga administratori i saj, si një vetull mbi liqen.
Dhe tjetër…, një specie të rrallë e të çuditshme lepuri do t’a gjeni aty dhe në foton e këtij shkrimi.

Gramshi është qytet i ri, nga mesi i viteve 1950, regjimi komunist filloi të ndërtonte uzinën e armëve dhe për arsye të tjera praktike e propogandistike lindi qyteti, që këmbët i lagte në lumin Devoll e kryet i freskonte te Mali Tomorr.
Pikërisht, në shpatin verior të malit të shenjtë, si një bekim, lind e jehonë ujvara më e madhe në vendin tonë, Ujëvara e Sotirës, 18 km nga qendra e qytetit.
Jeni që jeni në Gramsh, mos lini pa vizituar Liqenin e Zi dhe Liqenin e Dushkut.
Qyteti, në letra ka 12 mijë banorë, por aq pak njerëz sheh në lëvizje, sa më ngrihet dyshim i madh për vërtetësinë e letrave.
Qyteti është plakur, nuk shohë të rinj…
Miqtë, me të cilët pi kafe, më thonë, se ka vite që nga djemtë dhe vajzat që shkollohen në Tiranë, askush nuk rikthehet në qytetin e origjinës.
Bashkia Gramsh ka 37000 mijë banorë dhe 9 njësi administrative jashtë qytetit.
Nga këto njësi, veç Kodovjati ka rrugë të asfaltuar, të tjerat janë me infrastrukturë rrugore katastrofike.
Ndër njësitë pa rrugë është Lenia, e cila ndodhet 40 km larg qendrës së bashkisë.

Fshatrat po braktisen nga brezi aktiv dhe në ato pak banorë që kanë mbetur në disa shtëpi, mosha mesatare është 65 vjeçare dhe kjo është kambana e trishtimit.
Fshatrat që janë më pranë qytetit, jetojnë më mirë dhe dikush ka një tufë delesh a dhish, dikush një baxho të vogël, dikush pemëtari e janë dy fabrika vaji që punojnë me sezone.
Të gjitha këto grimca agroushqimore janë biznese të vogla familjare.

Po qyteti, me çfarë jeton qyteti ?
Administrata lokale, arsim, shëndetësi, polici dhe agjencitë e enteve shtetërore mbajnë peshën kryesore në ekonominë e qytetit.
Dy a tre hotele që lumturojnë recepsionistët, kur aty ndal ndonjë bujtës, kafenet e shumta që shkëmbejnë klientët, dyqanet e vogla dhe dy a tre markete më të mëdhenj nga “mini” e më të vegjël nga “super”.
Tre a katër restorante me gatime të shkëlqyera, tradicionale e nga recetat më të reja, prodhime të zonës më së shumti dhe shërbim aq miqësor sa veç në këtë qytet e gjen.
Tezgat po, frymojnë dhe ato me prodhime nga kopshtet apo ndonjë lopë, qindarkat e djersës ditore vërtiten mbi ato sy e duar të lodhura.

Ka disa punonjës në fasoneri, disa të tjerë në një fabrikë të prodhimit të ambalezheve të ricikilueshme dhe një filial i fabrikave të akuakulturës.

Sigurisht që në qytet ka bojaxhi, hidraulik, gomist, mekanik, rrobaqepës etjer.
Dhe sigurisht, ka edhe kryetar bashkie.

Bukuria është në Gramsh, por qyteti po plaket, aty të papunët dinë targat e makinave të gjysmës së qytetit, por harrojnë ku e kanë marr borxhin e fundit.
Gramshi ofron kaq shumë mirësi njerëzore, bukuri natyrore, kulinari të shkëlqyer, afërsi me kryeqytetin…

Gramshi duhet rivitalizuar…

© infopressalbania

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com