InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

4 Qershor, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt.

“Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi.

“Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi na shkon mirë, ne thjesht nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse jem paksa të stresuar, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi natën të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme”– shton ai.

Dhe stresi nuk është faktori i vetëm që mund të na zgjojë nga gjumi në orën 3 të mëngjesit. Oraret e çrregullta të fjetjes; qëndrimi deri në orët e vona para celularit; edhe mungesa e ajrit të pastër mund ta trazojë higjienën tonë të gjumit në një masë të tillë sa të na zgjojë natën.

“Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe mos u shtrini në shtrat derisa të nisni të ndiheni të përgjumur”-këshillon Stefani Romiszevski, eksperte e gjumit dhe drejtoreshë e klinikës ”Sleepyhead” në Britaninë e Madhe.

“Ju do të vini re se nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, kjo do të nisë të bëhet koha juaj e rregullt e zgjimit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht dhe të ekspozoheni ndaj dritës së fortë në mëngjes. Po ashtu, sigurohuni që të keni një jetë sociale optimale”- thekson ajo.

Pra, ne i dimë disa nga arsyet se përse zgjohemi natën. Por pse duket sikur kjo ndodh pikërisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit? Epo, merrni parasysh faktin që shumica nga ne shkon zakonisht të flejë midis orës 23:00 dhe mesnatës, dhe zgjohet midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit.

“Gjatë gjithë natës, gjumi ynë ndahet midis gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) dhe gjumit jo-REM. Çdo fazë e gjumit ka një prag të ndryshëm, se sa e lehtë është të zgjohesh”– shprehet Anesa Das, ndihmës/drejtoreshë e Programit të Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Ueksner të Ohajos, SHBA.

“Një shpjegim i mundshëm për zgjimin në të njëjtën orë çdo natë, është se ju shtriheni të flini në të njëjtën kohë, dhe më pas në të njëjtën kohë çdo natë, arrini një fazë të gjumit të lehtëdhe të zgjimit”– thotë ajo.

Ju mund të mendoni se ciklet e gjumit të trupit janë thjesht një model i përsëritur, por në fakt, ne kalojmë kohë të ndryshme në çdo fazë. Më e rëndësishmja:ndërsa mëngjesi afrohet gjithnjë e më shumë, sasia e kohës që kalojmë në gjumin REM rritet, dhe kjo që do të thotë se po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në një gjumë relativisht të lehtë dhe plot ëndrra.

“Ndoshta ka të ngjarë që një pjesë e arsyes për këtë zgjim në orët e hershme, të reflektojëzgjimin nga ëndrrat e ankthit”- tha për Neësëeek Majkëll K.Shulin, profesor i asociuar i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Bejlor në Teksas.

Ekspertet rekomandojnë mbajtjen e një blloku shënimesh pranë shtratit, dhe shkrimin egjithçkaje në listën tuaj të detyrave, si dhe të çdo shqetësim tjetër që qarkullon në mendjen tuaj.

“Kur njerëzit zgjohen gjatë natës, gjëja e parë që u vjen në mendje, dhe që mund t’i shqetësojë është zakonisht shumë e parashikueshme. Pra diçka që ka ndodhur një ditë më parë ose diçka që do të ndodhë të nesërmen. Praktika e përpilimit të një liste detyrash, mund ta ndihmojë trurin  t’i përpunojë gjërat edhe pa ju zgjuar natën”- thotë Kolin Espi, ekspert i gjumit në Departamentin e Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Oksfordit. Nëse nuk funksionon kjo metodë, mund të jetë koha për t’u vizituar tek një specialist, sidomos nëse problemi ju shqetëson për më shumë sesa 3 muaj. 

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com