InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

I dha njerëzimit një përshkrim të gjallë të botës së përtejme, kush ishte Dante Aligeri?

19 Maj, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
I dha njerëzimit një përshkrim të gjallë të botës së përtejme, kush ishte Dante Aligeri?

I lindur në Firence të Italisë në vitin 1265, Dante Aligeri, konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm në histori. Kryevepra e tij, Komedia Hyjnore, është ende një ndër veprat me tëstudiuara në universitete dhe qarqe akademike. Por ja cilat janë disa nga detajet e kësaj vepre monumentale.

“Komedia Hyjnore” e Dantes, është një poemë e gjatë narrative

“Komedia Hyjnore” tregon udhëtimin e Dantes nëpër ferr, ku ai udhëhiqet nga poeti italian Virgjili, dhe një grua e quajtur Beatriçe, nëpër 9 rrathët koncentrikë të jetës së përtejme, që të gjitha të bazuara në mëkate të ndryshme.

Rrethi i parë është Limbo (Të Harruarit), ku ndodhen ata që nuk mund të shkojnë në Parajsë thjesht sepse nuk janë pagëzuar, apo që kanë lindur përpara Jezu Krishtit. E gjithë poema ka gjithsej 14.233 rreshta, pra më e gjatë se Odisea (12.110 rreshta), por më e shkurtër se Iliada (15.693 rreshta).

Për këtë poemë, Dante përdori në mënyrë të veçantë stilin “terza rima”, pra kur strofat ndahen në tre rreshta, ku rreshti i parë dhe i tretë mbarojnë me një rimë, ndërsa rreshti i dytë rimon me rreshtat e parë dhe të tretë të strofave pasuese.

“Komedia Hyjnore” është e ndarë në 3 libra: Ferri, Purgatori dhe Parajsa

Dante e shkroi këtë vepër nga viti 1308 deri në vitin 1321, kur edhe vdiq. Poema epike është e ndarë në tre pjesë (të quajtura kantikë), ku secila pjesë përmban 33 kanto, të cilat në thelb janë nënndarje. (Ndërkohë ka një kanto shtesë tek libri Ferri që shërben si hyrje, ndaj në total ka 100).

Në këtë vepër Dante i futi Papët në Ferr

Kur po shkruante librin “Ferri”, Dante e lejoi veten të luante rolin e Zotit, duke i ndëshkuar kundërshtarët e tij për trillimet ndaj tij, me një dënim të përjetshëm në Ferrin që krijoi nëpoemën e tij epike. Dy figura të famshme me të cilët ai u konfliktua ishin Papa Nikola III dhe Papa Bonifaci VIII, papati i të cilëve u karakterizua dhe përpjekja për të rritur pushtetin e Kishës Katolike.

Tek “Ferri”, Dante ndeshet me Papa Nikolën në rrethin e tetë të Ferrit, i cili është caktuar për ata që kanë kryer mëkatin e blerjes apo shitjes së privilegjeve fetare). Në këtë rreth, mëkatarët varrosen me kokën e zhytur nën ujë. Dhe ndërsa Dante kalon aty, Nikola i zhytur në ujë e ngatërron atë me Papa Bonifacin.

Pasi kupton se kë ka përballë, Nikola i thotë Dantes se Bonifaci do ta zëvendësojë atë në gropën e varrit sapo të vdesë (në atë botë, të mallkuarit mund të shohin të ardhmen). Bonifaci ishte pjesërisht përgjegjës për dëbimin e Dantes në jetën reale. Prandaj dëbimi në Ferr, edhe pse i trilluar, ishte pjesë e hakmarrjes së shkrimtarit.

“Maska e vdekjes” së Dantes, e cila është ekspozuar në “Palazzo Vecchio” në Firence, ndoshta nuk është e vërtetë

“Maska e vdekjes” e Dante Aligerit, që ndodhet aktualisht në “Palazzo Vecchio” të Firences, u bë e famshme vitet e fundit për faktin se ishte një nga elementët kryesore të komplotit në librin e shkrimtarit Den Braun “Inferno”, që është përshtatur edhe në një film.

Por studimet e fundit sugjerojnë se maska ​​në fjalë nuk është origjinale. Ajo ka shumë tëngjarë të jetë gdhendur në vitin 1483 nga Pjetro dhe Tulio Lombardo, pra më shumë se 160 vjet pas vdekjes së Dantes.

Dante konsiderohet si babai i gjuhës italiane

Duke zgjedhur që t’i shkruante veprat e tij kryesisht në dialektin vendas, toskan, në vend të latinishtes, që ishte shumë më e zakonshme për kohën, Dante ndihmoi që ajo që sot e njohim si italishtja, të ishte e aftë të shprehej në artet e mëdha.

Ndikimi i veprës së tij ishte aq i jashtëzakonshëm, saqë italishtja do të bëhej gjuha letrare mëe spikatur në të gjithë Evropën Perëndimore për shekuj me radhë. Dhe për shkak të kësaj, Dante cilësohet shpesh si “babai i gjuhës italiane”. Sot ekzistojnë ende në mbarë botën “Shoqëritë Dante Aligeri”, që kanë si mision promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane.

U internua dhe u dënua me vdekje në fillimin e shekullit XIV. Dënimi u anulua vetëm në vitin 2008

Në vitin 1302, Dante ra viktimë e atyre që historianët i kanë cilësuar “akuza të sajuara” për përvetësim, kundërshtim ndaj Papës dhe autoriteteve fiorentine. Kur ai refuzoi të paraqitej

në gjyq për t’u përgjigjur për krimet e tij dhe të paguante një gjobë, u vendos që nëse do të shkelte sërish në Firence, do të digjej i gjallë në turrën e druve.

Rrjedhimisht, Dante i kaloi vitet e tij të mbetura duke bredhur sa andej-këtej, një mënyrë jetese që i dha atij frymëzimin për të shkruar “Komedinë Hyjnore”. Në vitin 2008, këshilli i qytetit të Firences votoi pro revokimit simbolik të dënimit me vdekje të Dantes, duke e rivendosur në vend nderin e tij.

Bazuar tek vepra, artisti italian i Rilindjes, Sandro Botiçeli, pikturoi një hartë të Ferrit

Ferri ka qenë subjekt i interpretimeve të panumërta artistike përgjatë shekujve. Por një nga më jetëgjatët dhe më me ndikimin erdhi nga piktura “Harta e Ferrit” të piktorit Sandro Botiçeli, bazuar në “Komedinë Hyjnore”, e cila ndodhet aktualisht në Bibliotekën e Vatikanit. Piktura e Botiçelit, është vetëm një pjesë e një dorëshkrimi më të madh me ilustrime, që ai krijoi bazuar tek poema, nga e cila kanë arritur deri në ditët tona vetëm 92 faqe.

Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes

“Komedia Hyjnore” është ndoshta më e famshme për përshkrimet e saj të rrathëve të ndryshëm të Ferrit, ku secili përshkruan dënime të ndryshme që përputhen me mëkatet më të tmerrshme.

Rrethi i Parë: Harresa

Rrethi i dytë: Epshi

Rrethi i tretë: Grykësia

Rrethi i katërt: Lakmia

Rrethi i pestë: Zemërimi

Rrethi i gjashtë: Herezia

Rrethi i shtatë: Dhuna

Rrethi i tetë: Mashtrimi

Rrethi i nëntë: Tradhëtia.

Të Lidhura

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025

29 Tetor, 2025

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com