InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jo gjithkush ka me të dashtë!

5 Maj, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Jo gjithkush ka me të dashtë!

Nga Ada Halilaj.

Jo gjithkush ka me të dashtë.
Jo gjithkush ka me pa brenda syve tu.
Jo gjithkush ka me t’i ndërpre përgjigjet e gabume me pyetjet e duhuna.
Jo gjithkush ka me t’i lexu heshtjet,jo gjithkush ka me t’i ngroh duart,jo gjithkush ka me të shtrëngu mbas vetes sikur të ishe e shenjtë dhe e shtrenjtë.
Jo gjithkush ka me luftu për ty siç luftohet për një andërr të pamëshirshme.
Jo gjithkush ka me i mbajt premtimet.
Jo gjithkush ka me të ba dritë në ditët e tua ma të errëta.
Jo gjithkush ka me t’i qetësu djajtë e shpirtit.
Jo gjithmonë në shtratin tand ke me ba dashni me fytyrën e dashnisë;jo gjithmonë e mira ka me të ardh mbrapsht;jo gjithkush ka me të pru paqe.
Jo gjithkush ka me të dashtë për mrekullinë që je e kanë me punu mbi ty si artisti mbi skulpturën e tij,derisa të shohin atë që duan,derisa të të shpërfytyrojnë pa të lanë asgja tanden si kujtim.

Jo gjithkush ka me u tregu njerëzor me ty.Dikush ka me të vra me fjalë,dikush me shikim,dikush tjetër me shpindë të kthyme e dikush me nostalgji.Jeta ka me t’i mbajt mend tana dhimbjet,një për një,e hera herës ka me t’i mbështet mbi komodinë,të dielën në mëngjes,si ilaçet kundër harresës.

Mos mendo se ka me kenë e thjeshtë mbijetesa,dështimi e ringritja.
Përgatitu me humb njerëz,dashni,miq,trena,kujtime,kapëse flokësh e çakmakë cigareje.Përgatitu me mbet vetëm,me u ndi vetëm,me përplas duart mbi mur vetëm,me qa tanë natën e në mëngjes me gënjy se s’din pse i ke sytë e enjtun.

Ke me u thy në miliona mendime e ke me u pa në miliona njerëz,para se me u mbledh me gishtat e tu,në një vend të sigurtë.

Jo gjithkush ka me të dashtë.
Mos i mallko!
Mos mbaj inat!
Pranoje mosdashninë me dinjitet.
Çoju prej tavolinës ku buka të mbet në fyt.
Lene të lirë,lirinë.Lene frikën me të pushtu.
Qëndro e ngulun në tokën që të përket.
Ktheju nga vetja.
Filloju prej aty ku këputesh.
Lidhu rreth forcës tande si rreth një guri në stuhi.

Jo gjithmonë ke me ia dalë.
Ke me pasë ditë të paharrueshme lumturie e ditë që s’do doje të ishin ndal kurrë mbi ty.
S’ka gja.
Nuk ka fund nëse ka frymë.
Nuk ka dimën që zgjat gjithmonë.E një ditë,krejt papritmas,trupi jot ka me u ngroh nën një diell të ri e çdo dhimbje ka me dhimbt pak ma pak…çdo kujtim ka me u largu një pllambë ma larg…çdo plagë ka me u përzi me lëkurën tande,në harmoni të plotë.

S’ka gja.
Bota ka me u ba mirë.
Ti ke me u ba mirë.
Ka me kalu koha e ke me qesh lehtë për ç’ka dikur qaje fort.

Të Lidhura

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026
“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

TË FUNDIT

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com