InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Pesë leksionet, të cilat shumica e njerëzve i mësojnë shumë vonë në jetë

2 Prill, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Pesë leksionet, të cilat shumica e njerëzve i mësojnë shumë vonë në jetë

1. Perceptimi është realitet

Është e vërtetë. Mënyra se si e interpretoni dhe e kuptoni botën, ndikon direkt mbi bindjet tuaja dhe mënyrën se si e jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykim, po aq sa krijon edhe mirëkuptim. Ai krijon frikë, po aq sa kuriozitet. Dëshironi që realiteti juaj të jetë i ngushtë apo i gjerë?

A do të jetë e mjaftueshme lumturia që ofron injoranca, apo keni nevojë për më shumë?E vërteta është se shumica e njerëzve duan më shumë. Edhe nëse ajo është në nivelin e nën-vetëdijes. Nga djepi në varr, shoqëria jonë e thekson rëndësinë e arsimimit.

Të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që bëjmë ne. Por gjithsesi është gjithmonë më e vështirë të kuptosh atë që nuk e kupton. Atëherë, si ta mësoni atë që nuk e dini? Filloni duke pyetur veten: Çfarë nuk di unë? Çfarë doni të mësoni më shumë? Më e rëndësishmja, kuptoni se të gabosh është normale. Pas çdo gabimi ka rritje.

2. Gjithçka është e përkohshme

Kohët tuaja të mira janë të përkohshme,po ashtu edhe kohët tuaja të këqija. Ndaj kur të jesh në majë shijoje, përfito sa më shumë, dhe ji mirënjohës për të. Dhe kur të jesh poshtë, dije se do t`a kalosh atë situatë të vështirë. Dije se nuk është fundi, por thjesht një shteg i vështirë.

Jeta është plot me kthesa, ulje-ngritje, dhe të papritura.

Ne shpesh harrojmë se bëhet fjalë për udhëtimin, dhe jo për destinacionin. Gjithçka që përjetojmë në jetë ka një mësim. Mendoj se për shumë njerëz është e vështirë -sidomos për të rinjtë –që t’a vlerësojnë jetën. Njohja e vlerës së plotë të vështirësive dhe gabimeve tuaja, është thelbësore për të vlerësuar rrugëtimin e jetës. Është po aq e rëndësishme të qëndrosh i përulur, dhe të jesh mirënjohës për gëzimet që të sjell jeta. Gjithçka është e përkohshme, ndaj shfrytëzojini maksimalisht që të gjitha.

3. Rëndësia e të qenit i pranishëm

“Nëse jeni në depresion, po jetoni në të shkuarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, po jetoni në të tashmen” (Lao Tzu)

Shpesh ne priremi të shqetësohemi për atë që do të vijë, apo ndalemi në diçka që tashmë ka ndodhur. Ndërsa është e rëndësishme të kujdesesh dhe të marrësh në konsideratë të ardhmen tënde, kujdesu që të mos e pengosh të tashmen tënde. Momentet kthehen në kujtime.

Ndaj shijojeni momentin ndërsa ai po ndodh. Zakonisht në personi i duhet një jetë shqetësimesh të grumbulluara që të arrijë të kuptojë. Por shqetësimi nuk është aspak produktiv. Të jetosh në të kaluarën, është po aq joproduktive. Sigurisht, të qenit në gjendje të reflektoni mbi veten dhe mbi të kaluarën tuaj, sjell patjetër përfitime.

Të kushtuarit vëmendje asaj që keni kaluar, ju bën të ndiheni të rëndësishëm. Duhet shumë energji emocionale për t’u pikëlluar, reflektuar dhe kapërcyer momentet e dhimbshme.Bilanci i të qenit në gjendje të marrësh kohë për të reflektuar dhe për t’i dhënë përparësi të ardhmes tënde, ndërsa konsumon pjesën më të madhe të ditës në të tashmen, është përtej vlerës, është jeta që ndryshon.

4. Bëni atë që doni, dhe duajeni atë që bëni

Puna që bëni është një aspekt mjaft i rëndësishëm në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të lumtur në karrierën tuaj, kjo pakënaqësi do të depërtojë edhe në aspekte të tjera të jetës tuaj. Dhe ndërsa asgjë nuk është e përsosur, është e rëndësishme të punoni me veten dhe të pozicionoheni sI duhet për të arritur qëllimet dhe kënaqësitë që dëshironi.

Më e rëndësishmja:Investoni tek vetja juaj. Kjo vlen edhe për jetën tuaj jashtë punës. Cilat zakone dhe hobi dëshironi të ndaloni? Cilat dëshironi të zhvilloni? Është shumë e rëndësishme të jeni i vetëdijshëm për llojin e njerëzve dhe aktiviteteve nga të cilat rrethoheni. Informacioni është si lëndë ushqyese për trurin tuaj, jini të kujdesshëm me atë që po e ushqeni veten tuaj. Suksesi nuk është një moment triumfues.

Suksesi është një seri momentesh (dhe zgjedhjesh), që çojnë në momente më të mëdha. Ju jeni personi i vetëm që mund t`a pengojë veten tuaj të jetojë çdo ditë duke bërë atë që doni.Bob Dilan e tha shumë mirë dikur:“Një njeri është i suksesshëm nëse çohet në mëngjes dhe shkon në mbrëmje të flejë, dhe në periudhën midis bën atë që dëshiron”.

5. Të jesh i lumtur kërkon shumë punë

Njerëzit më të lumtur, kanë prirjen të jenë ata që kanë punuar më shumë me veten e tyre.

Të jesh i lumtur kërkon shumë punë. Kërkon po aq punë – nëse mos më shumë – të jesh i pakënaqur. Prandaj zgjidhni me mençuri. Të jesh i lumtur, do të thotë që në një moment ke vendosur të marrësh nën kontroll jetën tënde.

Do të thotë që ke vendosur të mos bëhesh viktimë, dhe t`a vendosësh sërish atë energji në veten tënden. Ndonjëherë është e vështirë, por ju duhet të tërhiqni veten lart dhe t`a shtyni veten përpara. Jeta juaj është një seri zhvillimesh dhe rritjesh personale.

Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për vetë-zhvillimin tuaj, është krahasimi i vetes me njerëzit e tjerë. Është shumë e lehtë të dalldisesh nga xhelozia, dhe të duash atë që kanë njerëzit e tjerë. Sidomos sot, për shkak të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me mediat sociale.

Por duhet të mos harroni se në ato platforma,njerëzit priren të tregojnë vetëm pjesët më të mira të jetës së tyre. Nuk po tregoheni të drejtë me veten kur i shihni gjëra të tilla dhe mendoni “Edhe unë dua t`a bëj këtë”, ose “Edhe unë dua të dukem e tillë”. Kjo jo vetëm që ju tërheq vëmendjen nga të qenit mirënjohës për atë që keni në jetën tuaj, por nuk ju siguron ndonjë kontribut produktiv për veten tuaj.

Shumë shpesh, perceptimi juaj mbi jetën e dikujt është i gabuar. Edhe nëse nuk është kështu, përqendrohuni më mirë tek vetja. Ju duhet të shqetësoheni vetëm për rrugëtimin tuaj të jetës.Të qenit i lumtur kërkon praktikë. Si mësimi për t`a lënë mënjanë egon tuaj, apo edhe krijimi i zakoneve për t’a dashur më shumë veten… kërkon praktikë. Keni vetëm një jetë, ndaj punoni sa më shumë për t`a bërë sa më të mirë jetën tuaj.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com