InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Stephen Hawking, njeriu që zbuloi disa nga sekretet e Universit

17 Mars, 2022
in InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Stephen Hawking, njeriu që zbuloi disa nga sekretet e Universit

Edhe pse i “burgosur” në trupin e sëmurë me sindromën ALS

Stefën Houking zbuloi se vrimat e zeza në hapësirë lëshojnë rrezatim. Ai shkroi librin më të shitur “Një histori e shkurtër e kohës”, dhe frymëzoi filmin “Teoria e gjithçkaje”, që rrëfen jetën e tij të pazakontë. Lista e gjatë e arritjeve të tij, bëhet edhe më mbresëlënëse nga fakti se ai bashkëjetoi me sëmundjen ALS për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ja cilët janë disa nga faktet e tjera rreth fizikantit të famshëm.

Libri ‘“Një histori e shkurtër e kohës” ishte një sukses befasues

Houking u bë i famshëm në mbarë botën me librin e tij “Një histori e kohës” botuar për herë të parë në vitin 1988. Libri ishte një përmbledhje e studimeve të shumta, që ai kreu gjatë jetës së tij në fushën e fizikës teorike. Popullariteti i librit ishte i paprecedentë.

Ai u rendit për 237 javë me radhë në listën më e librave më të shitur në rubrikën e gazetës “Sunday Times” të Londrës, një rekord për kohën. Po ashtu u rendit si libri më i shitur për 3 vite me radhë nga “New York Times”, dhe deri tani ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

Koefiçenti i tij i Inteligjencës (IQ), nuk ishte diçka për të cilën ai mburrej

Stefën Houking kishte sigurisht një IQ mbresëlënëse, por ai nuk e përmendi kurrë në publik. Është e paqartë nëse i ishte nënshtruar ndonjëherë testit në fjalë. Kur u pyet në vitin 2004 për rezultatin e tij të IQ-së, ai i tha intervistuesit:”Nuk e kam idenë. Njerëzit që mburren me IQ-në e tyre janë dështakë!”.

Houking vdiq nga ALS disa dekada përtej parashikimit të mjekëve

Shkencëtari u diagnostikua me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS) kur ishte një student i sapodiplomuar 21-vjeçar në Kembrixh. Kjo gjendje (e njohur edhe si sëmundja Lu Gehrig), e degradon gradualisht funksionin e neuroneve motorike, duke përfunduar me vdekje, kur pacientët nuk janë në gjendje të marrin frymë apo të gëlltisin vetë ushqimin.

Kjo sëmundje përparoi shpejt tek i riu, ndaj mjekët i thanë Houking se me shumë gjasa ai nuk do të jetonte më shumë se 25 vite. Edhe pse e humbi shumicën e aftësive të tij fizike, fizikani e mbijetoi disa dekada më shumë. Ai vdiq më 14 mars 2018, në moshën 76-vjeçare.

Mund të jetë prekur nga ALS që në moshë të hershme

Ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë e bëri Stefën Houking një njeri të jashtëzakonshëm sa i përket jetëgjatësisë së tij. Por imuniteti i tij dhe niveli i kujdesit shëndetësor që pati, ishin padyshim faktorë përcaktues. Është gjithashtu e mundur që ai të jetë prekur nga ALS qëkur ishte fëmijë.

Pacienti mesatar me ALS diagnostikohet midis moshës 40 dhe 70 vjeç , por pacientët që preken që në moshë të mitur, fillojnë të shfaqin simptomat e para që në adoleshencë. Kjo sëmundje përparon shumë më ngadalë sesa ALS tek të rriturit, dhe pacientë jetojnë ndonjëherë deri në të 60-at. Houking nuk ishte adoleshent kur u diagnostikua zyrtarisht me ALS, por shumë më i ri, aq sa ekspertët kanë spekuluar se ai mund të ketë pasur një përpraim më të ngadaltë të të dyja formave të ALS-së.

Stefën dhe gruaja e tij Xhejn patën 3 fëmijë së bashku

Stefën Houking u njoh me gruan e tij të ardhshme Xhejn Uajld në një festë një vit para se të diagnostikohej me ALS. Me gjithë parashikimin pesimist mbi jetën e shkurtër, Xhejn nuk ngurroi të niste një marrëdhënie me të. Çifti u martua në vitin 1965 dhe martesa i dha Houking një motiv për të jetuar.

I motivuar nga nevoja për të mbështetur ekonomikisht familjen e tij, ai filloi të tregonte një përkushtim më të madh ndaj punës shkencore, të cilën e kishte braktisur, dhe përfundoi duke e ndryshuar botën m zbulimet e tij.

Gjatë martesës së tyre, ata patën tre fëmijë Robert, Lusi dhe Timoti Houking. Çifti u divorcua në vitin 1995 dhe Stefën u martua po atë vit me gruan e tij të dytë, Elen Mejzën. Në vitin 2006, çifti u divorcua dhe Houking nuk do të lidhej më për pjesën tjetër të jetës. Xhejn u rimartua në vitin 1997.

“Gjeneratori i zërit” i dha mundësi Houking të fliste sërish

Shkencëtar nisi ta përdorte për herë të parë këtë pajisje në vitin 1985, pas një operacioni ku

ai nuk mund të fliste më. Pajisja kontrollohej nga një mekanizëm që Stefën e mbante në dorë. Por kur Houking nuk mund të përdorte dot as duart, një zgjidhje unike do të ishte sistemi që ai përdori për pjesën e mbetur të jetës.

Sistemi i quajtur ACAT, përdorte sensorë me rreze infra të kuqe të bashkangjitur në syzet e tij, për të gjurmuar lëvizjet e muskujve në faqet e tij. Një kursor në ekranin e tij kalonte nëpër alfabet, dhe Houking lëvizte fytyrën për ta ndalur kursorin mbi një shkronjë të caktuar.

Në vend se ta detyronte të shkruante fjali një nga një shkronjë, programi përdorte një version shumë të personalizuar, atë të sugjerimit automatik:Ai zgjidhte disa germa të para të një fjale, dhe më pas kompjuteri do të plotësonte pjesën tjetër, bazuar në të dhënat e mbledhura nga transkriptet dhe librat e tij. Që nga ajo kohë, kompania “Intel” e ka bërë teknologjinë ACAT të aksesueshme për njerëzit e tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Filmi mbi Stefën Houking “Teoria e gjithçkaje” përmban zërin e tij origjinal

Houking jetoi aq gjatë sa për të parë një film biografik që u realizua mbi jetën e tij, ku rolin e tij e luajti aktori Edi Redmejn. Fizikanti vizitoi madje edhe sheshxhirimin, dhe ishte aq i lumtur me atë që pa, sa që u ofrua t’i jepte filmit “zërin” e tij të vërtetë.

Më herët producentët kishin planifikuar të përdornin një repetitor sintetik të zërit të tij, por zëri elektronik në variantin përfundimtar është i njëjti që përdorte Houking. Fizikani ishte aq i prekur nga filmi, sa që një infermiere u pa duke fshirë një lot që rrodhi mbi fytyrën e tij.

Citate të famshme të Stefën Houking:

“Nëse alienët do të na vizitojnë ndonjëherë, rezultati do të ishte i ngjashëm me momentin kur Kolombi zbarkoi në Amerikë, një ngjarje që nuk ishte aspak pozitive për banorët vendas. Ne duhet të analizojmë mirë veten, për të parë se si jeta inteligjente mund të zhvillohet në diçka që nuk do të donim ta takonim”.

“Paaftësia ime fizike, nuk kanë qenë një handikap i rëndësishëm në fushën time, që është fizika teorike. Në fakt, ajo më ka ndihmuar në një farë mënyre duke më mbrojtur nga mësimdhënia dhe puna administrative, ku do të isha ii përfshirë në rrethana të tjera”.

“Kam vënë re se edhe njerëzit që pretendojnë se gjithçka është e paracaktuar, dhe se ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar atë, kontrollojnë njëherë me sy rrugën përpara se të kalojnë”.

“Herën tjetër që dikush ankohet se keni bërë një gabim, thuaju se kjo mund të jetë diçka e mirë. Sepse pa papërsosmëri, nuk do të ekzistonim as ti dhe as unë”.

“Ekziston një dallim thelbësor midis fesë, e cila bazohet tek autoriteti dhe shkencës, e cila bazohet tek vëzhgimi dhe arsyeja. Shkenca do të fitojë, pasi ajo funksionon”.

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025

4 Korrik, 2025

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com