Aktorja Arjola Demiri, ka folur për herë të parë për “sherrin” e saj virtual me aktoren Renada Caci e njohur për rolin e saj “Luzja”, të cilat kanë qenë kolege në emisionin “Portokalli”.
Arjola ka folur tek emisioni “Goca dhe gra”, për sherrin e saj me Renadën, u shpreh se Renada ka xhelozi ndaj saj dhe se ajo personalsisht e ka pasur shumë qejf atë.
“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”, tha Arjola.
Pas asaj që ka thënë Arjola, Renada ka reaguar kundrejt saj me ironi në një video “Instastory” në faqen e saj se ka 13 vjet që ka zhvilluar rolet e saja si aktore, dhe se nuk është xheloze për Arjolën duke e cilësuar si “filanen”. Aktorja i drejtohet Arjolës se është mirë të mos flasi shumë.
“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur, ca të them unë s’je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time, jam shumë mirë. Mos më përmend më nëpër emisione”, ka thënë aktorja në një video në Instagram, duke iu referuar Arjola Demirit.