InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fëmijëria të jetohet me libra dhe lojëra

23 Nëntor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Fëmijëria të jetohet me libra dhe lojëra

Nga Elsa L. SULA

Dekada më parë kishim më pak materializma, por ishim të mbushur me lumturi fëminore. Naivë, si qeniet me shpirtin më të padjallëzuar kënaqeshim me pak, me kukulla që shpeshherë i ndërtonim me lecka, prej balte dhe me fijëza kashte iu bënim flokët sipas imagjinatës sonë krijuese të momentit. Rëndësi kishte që në botën tonë fëminore ishin momentet më të vyera me shokët e shoqet e lagjes. Mblidheshim aty në një cep të lagjes, herë-herë me bukë e djathë ndër duar dhe ishim shumë të lumtur.

Të paharrueshme mbeten rrasa-vijat e lojës sonë, vizatuar mbi rrugën shpeshherë të pluhurosor apo të baltosur, ashtu siç mund të ishin mbase edhe duart tona, por kurrë bota jonë fëminore e patjetërsueshme. Kishim edhe libra, por krahasuar me dëshirën për të lexuar kishim shumë pak. I merrnim në bibliotekë të shkollës dhe shpallnim luftën se cili apo cila e përfundonte më shpejt. Nuk kishim rastin të merrnim shumë shpesh dhurata, libri ishte dhurata e parapëlqyer, madje nuk e privatizonim kurrë. Libri ishte i imi dhe i shokëve e shoqeve të mia, prindërit na edukuan me gjëra të thjeshta e pa shumë kosto, duke na ngulitur mirë në mendje se libri nuk del nga moda kurrë edhe sukseset varen nga sasia e librave të lexuar. Rrugët e lagjeve çdo pasdite gumëzhinin nga zërat tonë, argëtoheshim, luanim, rrëzoheshim, ngriheshim, qanin e qeshnin dhe në fund të ditës ishim fëmijë të lumtur e mbushur lulnaja e shpirtit me ëndrra fëminore.

Vërtetë kishim më pak, por lumturi më shumë. Shtatori ishte muaji që mezi e prisnim, mbase nuk do të kishim rroba të shtrenjta veshur apo atlete firmato, mjaftonte të kishim libra të rinj, të padetyruar për të përdorur të motrës apo vëllait më të madh. Nuk kishim televizione me qindra kanale, kishim shumë më pak se sot, por kënaqeshim me filma vizatimorë. Në fëmijërinë time jo shumë të largët nuk kishte miq virtualë, kishim pak në shifra por realë. Fundja miqtë më të mirë janë ato të fëmijërisë reale. Sot kemi fatin të kemi më shumë mundësi komunikimi, por edhe rrugë më të shkurtra të lumturisë. Vartës të një botë joreale që po “vret” botëzën fëminore. Zhvillimi galopant i teknologjisë po i ngujon fëmijët brenda mureve, duke ngrirë dashje – padashje shpirtin e tyre të lirë.

Mundësia e të paturit gjërat gati e duke i marrë në rrugë të shpejta iu zbeh dëahirën dhe nevojën për të shfletuar librin. Lojërat janë zëvendësuar me aplikaciane që mbajnë mbërthyer fëmijët për disa orë dhe rrugët e lagjeve kanë mbetur të vakëta e të pajeta. Nëpër to pasditeve vrapojnë vetëm prindërit, ndonjëherë të lodhur nga dëshirat e fëmijëve për të patur ndër duar smartphonin e fundit. Librit i është bërë dalje, zëvendësuar me TikTok e Snapchat, më pak raste me instagram e facebook se janë disi më “të vjetra”. Në garë me dhjetra apo qindra të tjerë për videon me më shumë pëlqime apo shpërndarje dhe talent është ai apo ajo që bën memen më fuqishme me fjalorin më banal të mundshëm, sigurisht mundësuar nga programet më të shikuara televizive apo hiteve të këngëtarëve të vetëshpallur talente. Shkollat po kthehen në pasarela të modës e nxënësit në garë kush vishet më shtrenjt, e për ironi të rastit në çantën e shtrenjtë mund të mos ketë libra…

Më shumë mundësi intergrimi, por më pak fëmijë të rritur me fëmijëri. Mjaft e vramë shoqërinë me mentalitetin tonë të brumosur përsëmbrashti, fëmijët duhet të edukohen e rriten me fëmijëri të pandryshueshme e tjetërsueshme prej konceptit bazë të botëkuptimit, botëperceptimit dhe botëreflektimit fëminor.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com