InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mziu: Taksa progresive dhe klima jo e mirë ekonomike, ka zvogëluar ndjeshëm bizneset e huaja.

3 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Indeksi i Inovacionit Global 2021, reagon Mziu: Shqipëria, më keq se një vit më parë! Krahasuar me vendet e rajonit, renditemi të fundit

Nga Xhelal MZIU, deputet i PD, qarku Dibër

Shqipëria konkurron me ndërtimin dhe kompani faturuese!

Serbia dhe Maqedonia e Veriut me industri prodhuese dhe të teknologjisë!

Shqipëria asnjë strategji afat shkurtër apo afatgjatë për Ekonominë! Taksa progresive dhe klima jo e mirë ekonomike, ka zvogëluar ndjeshëm bizneset e huaja.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut me një strategji bashkëfinancimi dhe mbështetje financiare dhe afatgjatë! Taksat e ulëta dhe klima e biznesit ka rritur numrin e bizneseve të huaja.

Në renditjen e kompanive më të mëdha të rajonit edhe për vitin 2020, Shqipëria është në kontrast me shtetet e tjera si Maqedonia e Veriut e Serbia.

Sipërmarrjet më të mëdha shqiptare janë në tregti, disa bëjnë vetëm faturime, ndërsa në renditje janë ngjitur bizneset e ndërtimit.

Në rajon mbizotëron industria e prodhimit të automobilave dhe vëmendjen po e merr gjithnjë e më shumë teknologjia.

Serbia, me modelin e saj të qëndrueshëm, i rezistoi më mirë pandemisë.

Eksportet e Maqedonisë së Veriut tre herë më të larta se të Shqipërisë në raport me madhësinë e ekonomisë

Kriza e pandemisë shkaktoi një efekt zinxhir në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me disa shtete që rezistuan më mirë dhe të tjera që u goditën më rëndë.

Sipas Komisionit Europian, ekonomia e Ballkanit Perëndimor u tkurr me -3.3% në vitin 2020, pas një rritjeje mesatare prej 3.6% në 2019.

Shumica e ekonomive vuajtën nga tkurrja e konsumit dhe investimeve, si dhe rënia e eksporteve.

Rënia e importeve dhe konsumi më i lartë publik ishin faktorët kryesorë lehtësues, por nuk arritën të kompensojnë dinamikën negative të komponentëve të tjerë të shpenzimeve. Në linjë me rënien e aktivitetit ekonomik është dhe ecuria e punësimit.

Mbështetja fiskale për familjet dhe kompanitë për të zbutur ndikimin e krizës, e kombinuar me një rënie të konsiderueshme të të ardhurave, çoi në rritje të deficiteve buxhetore, dhe rënie të PBB nominale (përveç Serbisë), Serbia u tkurr me vetëm 1%, Shqipëria me 4.3%, (sipas Komisionit Europian).

Shqipëria ka strukturë të paqëndrueshme ekonomike, me varësi të lartë nga bujqësia dhe ndërtimet, ndryshe nga shtetet e tjera të orientuara te prodhimi.

Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që kanë investuar në prodhim dhe kanë eksporte patën rënien më të ulët, sipas Bankës Botërore.

Shqiperia ka një model të paqëndueshëm ekonomik.

Renditja e 200 sipërmarrjeve më të mëdha në vend, nga “Monitor” në vitin 2020 tregonë mbizotërimin sipërmarrjeve tregtare të produkteve të importit, apo karburanteve dhe ka shumë pak biznese prodhuese.

Për ironi, në listën e 10 më të mëdhave në Shqipëri ka dy kompani, të cilat bëjnë vetëm faturime tranziti për të tretët, ndërsa në Serbi e Maqedoni mbizotërojnë sipërmarrjet që prodhojnë pjesë për automjete, produkte farmaceutike etj., me një numër të madh punonjësish e eksporte me vlerë të shtuar të lartë.

Në Shqipëri, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme u rritën në krizën e pandemisë, ndryshe nga gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë reale, dhe shënoi një rritje vjetore prej 11.5%, në kontrast me tkurrjen prej -8.5% të të gjitha kompanive tjera, pra dyfishim të ardhurash nga ndërtuesit e apartamenteve, që po shiten vrullshëm në vendin më të varfër të Europës.

Serbia arriti të minimizonte rënien ekonomike dhe të konsumit të brendshëm në vitin pandemik, nëpërmjet rritjes së fortë të shpenzimeve qeveritare, inventarëve më të lartë dhe kontributit neto pozitiv të eksporteve. Industria vijoi aktivitetin pozitiv, e ndihmuar nga prodhimi i mjeteve motorike (+37%), duke nxitur dhe punësimin në këtë sektor, sipas Komisionit Europian.

Industria automotive në Serbi arriti të shënonte zgjerim, si fabrika e prodhimit të sediljeve të Magna dhe të Cooper Tire & Rubber (SHBA).

Agjencia për Zhvillim e Serbisë përdori stimujt, sipas skemës së saj për bashkëfinancimin e projekteve të investimeve që të investonin në miliona € dhe të rrisnin në mijëra numërin e të punësuarëve.

Në fokusin e promovimit të investimeve janë projektet me kapital intensiv, veçanërisht në grupin e automobilave, në aktivitetet që lidhen me inovacionin, segmentet e teknologjisë së lartë, dixhitalizimin dhe kërkimin e zhvillimin.

Serbia është e orientuar nga industria dhe prodhimi, mbizotërojnë sipërmarrjet në fushën e energjisë, minierave, gazit, industrisë së çelikut.

Maqedonia e Veriut në 2020 miratoi Ligjin për Investimet Strategjike, për të krijuar kushte më të favorshme për investime të zgjedhura në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, etj.

Maqedonia e Veriut po tërheq investime në industrinë automotive, që janë kthyer në gjeneratorë punësimi. Në listën e më të mëdhave të shtetit fqinjë mbizotërojnë sipërmarrjet prodhuese.

Johnson Matthey Dooel, prodhuesi maqedonas i katalizatorëve dhe pjesëve të makinave, filial i Johnson Matthey Plc (Britanike), më i madhi në botë në këtë sektor.

Kromberg & Shurbert Makedonia Dooel Bitola, me aktivitet në prodhimin e sistemeve elektrike për automjetet.

Fabrika e autobusëve të Van Hool në Shkup.

Zhvillimi i industrisë së automjeteve ka nxitur eksportet e vendit.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ndaj PBB-së në Maqedoninë e Veriut i rezistuan krizës dhe ranë vetëm 2 pikë, është 58%, ndërsa në Shqipëri, ky tregues ishte 2.5 herë më i ulët për 2020. Industrina farmaceutike dhe zinxhiri i supermarketeve.

Bosnjë-Hercegovina ka strukturë të ngjashme të kompanive më të mëdha, sipas qarkullimit vjetor, me atë të Shqipërisë. Ndër 10 më të mëdhatë mbizotërojnë energjia, tregtia dhe nafta.

Në Malin e Zi, Investimet e Huaja Direkte (IHD), kanë një peshë të madhe në ekonominë vendase.Shumica e IHD-ve e kanë origjinën nga Federata Ruse, Kina dhe Zvicra.

Mali i Zi është një vend i orientuar nga shërbimet dhe turizmi, që nxit konsumin, mbizotërojnë subjektet e tregtimit e rrjetet e supermarketeve.

Qeveria Shqiptare pa asnjë strategji për rritjen e industrisë së prodhimit, rritjen e biznesit të huaj, rritjen e punësimit dhe rritjen e eksporteve në raport me importet (kemi deficitin më të lart)!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com