InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Siguria kombëtare, kërcënimet dhe rreziqet! /Nga paulin MARKU

2 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pa rend dhe siguri s’ka të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike!

Nga Paulin MARKU, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

1.Krimi i organizuar në vend me tendencë për t’u zhvilluar dhe profesionalizuar, paraqet rrezikim serioz për shoqërinë dhe sigurinë e vendit. Mundësitë e krimit ndërmjet instrumenteve të pamjaftueshme të shtetit për ti zbuluar, luftuar e ndëshkuar , përbëjnë rrezik real për të sotmen dhe të ardhmen e sigurisë së vendit.

2.Destabiliteti politik është rrezik për sigurinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Përvoja e deritanishme e demokracisë në Shqipëri ka provuar se destabiliteti politik ka qenë i pranishëm në mjedisin e brendshëm. Ky fenomen rrezikon mosfunksionimin e mirë të institucioneve, mungesën e paqes sociale e të qetësisë publike, mosarritjen e konsensusit politik për çështje shumë të rëndësishme të vendit dhe cënon prestigjin e vëndit në kuadrin ndërkombëtar. Stabiliteti politik është një çështje jetike për shoqërinë tonë.

3.Zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik dhe mosplotësimi i nevojave elementare jetike, krijojnë paqëndrueshmëri për sigurinë dhe jetën e njerëzve në vend. Fenomenet negative që rrjedhin prej tyre si kontrabanda dhe korrupsioni sjellin ngadalësimin e reformave, deformimin e tyre, stimulimin e papunësisë, trafiqeve dhe krimit të organizuar.

4.Fatkeqësitë natyrore më të mundshme si tërmetet, fatkeqësitë gjatë periudhës së dimrit, përmbytjet, rrëshqitjet masive, zjarret masive në pyje, epidemitë e ndryshme. Fatkeqësitë mund të vijnë edhe nga veprimtaria njerëzore, siç janë aksidentet industriale, tokësore, ajrore e detare, pasojat që mund të shkaktojnë veprimet kriminale dhe terroriste,

5.Problemet e levizjeve demografike paraqesin një shqetësim serioz në vend. Lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë, kryesisht nga zonat rurale të vendit drejt qendrave urbane, kanë krijuar shqetesime të konsiderueshme jo vetëm në drejtim të mbipopullimit, por edhe të largimit të njerëzve nga zonat që, për sot dhe për të ardhmen, do të kenë nevojë për burime njerëzore.

6.Dezinformimi i opinionit publik favorizon destabilitetin.Informacionet e pasakta krijojnë në mënyrë të qëllimshme, ose jo, situata pasigurie, frike e tensioni të panevojshëm dhe shpesh mund të çojnë në reagime publike dhe marrje vendimesh të padrejta.

7.Zhvillimi i pamjaftueshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës përbën rrezik për sigurinë.Burimet njerëzore të specializuara, kapacitetet shkencore dhe prezantimi me vërtetësi i kulturës dhe traditës tonë, janë kusht themelor për zhvillimin, dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

8.Destabilizimi i rajonit nëpërmjet ringjalljes se dëshirës për realizimin e ndjenjave nacionaliste dhe e zhvillimit të konflikteve etnike përbën rrezik dhe kercenim reall ndaj sigurisë së vendit.

9.Terrorizmi si mjet ekstrem i dhunës përbën një rrezik real për sigurinë e vendit Si një rrezik ndërkombëtar, terrorizmi ka marrë shtrirje të gjerë gjeografike. Pozita gjeostrategjike e vendit tonë përbën një element më shumë që vendi të përdoret si bazë logjistike, vepruese e ndërlidhëse për grupet terroriste. Grupet terroriste dhe kriminale, të cilat përdorin dhunën për të realizuar objektivat politike, janë një rrezik serioz për sigurimin e jetës së qytetarëve dhe funksionimin e shtetit ligjor.

10.Krimi i organizuar përbën rrezik të drejtpërdrejtë me karakter të ndjeshëm për sigurinë e vendit. Perfeksionimi i metodave dhe mjeteve të përdorura prej tij, shtrirja e tij gjeografike rajonale e më gjerë, forcimi i vazhdueshëm ekonomik, përbëjnë një rrezik për sigurinë e vendit.

11.Trafiqet e paligjshme janë rrezik për sigurinë e vendit. Pozita gjeografike e Shqipërisë, kushtet e veshtira ekonomike dhe sociale, papunësia, varfëria, humbja e besimit nga shtresat e popullsisë, niveli i ulët arsimor, krijojnë kushte të favorshme , që rajoni dhe në mënyrë te veçantë vendi ynë, të kthehet në burim dhe bazë të favorshme logjistike, vepruese e ndërlidhëse për trafikantët. E sotmja dhe ardhmja jonë e përbashkët janë në rrezik!

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com