InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

11 gjenitë dhe zakonet e tyre të çuditshme!

2 Janar, 2019
in Artikuj, Kulturë, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
11 gjenitë dhe zakonet e tyre të çuditshme!

Pitagora urrente bathët, Balzaku pinte 50 kafe në ditë, për Ajnshtajnin çorapet ishin të panevojshme, Niçe shkruante në këmbë…

Gjenialiteti shoqërohet shpesh nga zakone të çuditshme. Nuk janë të rralla rastet e sjelljeve ekscentrike të mendjeve të mëdha që kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e shoqërisë. Sjellje, që një person me inteligjencë mesatare, si prej turpit ose prej sikletit, nuk do t’i bënte kurrë në publik. Por ndoshta këto sjellje ekscentrike i kanë bërë këta personazhe edhe më gjenialë, për rrjedhojë edhe më të vlerësuar nga publiku.

  1. Pitagora

Pitagora ishte një ndër personazhet më ndikues të botës klasike, si në fushën e matematikës, edhe në atë të filozofisë. Një vegjetarian i betuar, por që nuk i pëlqente bathët dhe të gjitha bishtajat e tjera. I urrente. Nuk dihet përse, por ajo që është e sigurt është që filozofi dhe matematikani i kishte detyruar ndjekësit e tij që mos t’i hanin bishtajat. Madje, as nuk duhet t’i preknin.

2. Honore de Balzak

Honore de Balzak ishte shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, eseist, gazetar dhe printues. Një jetë tepër e ngarkuar, që kërkonte sforco mendore dhe përkushtim. Sidomos, për të shkruar “Komedinë njerëzore”, e cilësuar si një ndër veprat më të mëdha letrare të historisë së njerëzimit.

Por, ku e gjente Balzaku energjinë e nevojshme? Shkrimtari pinte rreth 50 kafe në ditë, një dozë kafeine që do të ishte fatale për shumicën e njerëzve. Një herë, Balzaku tregoi se ndenji në këmbë për 48 orë rresht. Shpesh nuk e kuptonte se përse kishte aq shumë dhembje koke.

3. Ludvig van Bethoven

Ludvig Van Bethoven është një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Muzika e tij është e pavdekshme dhe do të kujtohet e luhet gjithnjë. Por ndoshta jo të gjithë e dinë procesin e çuditshëm kreativ që ka çuar në krijimin e simfonive dhe veprave të tij.

Nuk ishte e çuditshme ta shikoje maestron të përqendruar në një pentagram ndërsa lahej. Ose më saktë, sillej rrotull dhomës, qoftë edhe me vetëm një penuar, duke menduar për melodinë e duhur, për notën e saktë, për tingullin e qëlluar, i njëjtë me atë që i kalonte në kokë, dhe papritur merrte një broke me ujë, e vërviste mbi kokë dhe ashtu siç ishte ujë vazhdonte të punonte me notat sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

4. Da Vinçi

Leonardo Da Vinci nuk ishte ndonjë gjumash i madh. Në 24 orë ai mund të merrte një sy gjumë për pak minuta. Pushim që gjithsesi i hante kohë të çmuar për t’ua dedikuar shpikjeve, artit dhe projekteve të tij. Një zakon, që rreth një shekull më vonë e kishte edhe Thomas Edison.

5. Agata Kristi

Agata Kristi nuk shkruante kurrë e ulur në karrige apo pas një tavoline zyre. Nuk i pëlqente ideja e një vendi fiks. Shkruante ku i dukej e përshtatshme, në bazë të humorit të momentit. Mund të shkruante në kuzhinë, në një dhomë hoteli apo në kopsht. E rëndësishme për të ishte të kishte gjithnjë me vete makinën e shkrimit. Gjithnjë në bazë të humorit, niste të shkruante tregime duke injoruar zhvillimin e historisë.

6. Igor Stravinski

Kompozitori rus Igor Stravinski kishte zakonin e çuditshëm dhe të veçantë të rrinte vertikalisht me kokë poshtë çdo mëngjes për rreth 15 minuta. Shpjegimi i tij ishte se e bënte për të çliruar trurin. Kishte edhe një fiksim mund të thuhet, ndoshta më shumë besëtytni: para çdo koncerti Stravinski hante një vezë të zier.

7. Nikola Tesla

Një tjetër adhurues i pagjumësisë ishte edhe Nikola Tesla, i cili flinte rreth 2 orë në ditë. Para se të shtrihej, Tesla kërciste dhe zgjaste gishtat e këmbëve rreth 100 herë, veprim që e bënte çdo natë. Sipas tij, në këtë mënyrë u jepte energji qelizave cerebrale. Nuk ishte njeri social, urrente bizhuteritë dhe gratë mbipeshë. Adhuronte pëllumbat.

8. Albert Einstein

Albert Ajnshtajn është emblema e gjenialitetit të kombinuar me ekscentricitetin. Kur ishte fëmijë kishte probleme me zhvillimin dhe pati vështirësi për të mësuar të fliste. Por kjo s’ka qenë asnjëherë problem për të, madje mendonte se këto vështirësi i kishin dhënë kohë të mjaftueshme për të soditur botën dhe për të shtruar pyetje të rëndësishme mbi universin që e rrethonte.

Me rritjen u shtuan edhe zakonet e çuditshme. I mbante flokët e gjatë sepse e kishte bezdi të shkonte te berberi, nuk vishte çorape sepse i konsideronte të panevojshme. Ndonjëherë hante karkaleca të gjallë, thjesht për të eksperimentuar.

9. Friedrich Nietzsche

Niçe, një ndër filozofët më të rëndësishëm të historisë moderne. Mendimet e tij patën një ndikim të pakrahasueshëm në historinë intelektuale dhe filozofike të njeriut. Ishte një burrë që i pëlqente të punonte gjithnjë në këmbë. Karriget i duheshin vetëm për të pushuar. Zemërohej me këdo që studionte jo në këmbë. Madje e cilësoi Gustav Floberin “nihilist”, vetëm sepse e gjeti duke punuar ulur në karrige.

10. Charles Dickens

Çarls Dikens ishte perfeksionit jo vetëm në artin e tij, letërsinë, por në të gjitha aspektet e jetës. Në veçanti, kishte kujdes për flokët, që për të duhet të ishin gjithnjë perfektë, nuk duhet të lëvizte qimja. I krihte gjatë gjithë kohës.

Kur ia diktonte tregimet asistentit të tij, rikthehej në një frazë dhe e përpunonte derisa të gjente formën e duhur. Një simptomë e qartë e një çrregullimi obsesivo-kompulsiv. Në studion e tij nuk mungonte kurrë një vazo me lule, letër, një thikë, një letër zbukurimi e artë me një lepur kruspull në të dhe një statujë bronzi e dy bretkëve që tundnin shpatat.

11. Xhejn Austin

Librat e Xhejn Austin njihen dhe pëlqehen në të gjithë botën, madje janë përshtatur shpesh në kinematografi, si për ekranin e madh edhe atë të vogël. Shkrimtarja ishte e fiksuar pas kontrollit. Nuk lejonte askënd t’i afrohej ndërsa ishte duke shkruar romanet. Asnjë fjalë e punëve të saj nuk mund të lexohej përpara se të bëhej publike. Shkruante në dhomën e vet. Nuk e rregullonte as derën që bënte zhurmë, në mënyrë që të ndjente këdo që hynte për të spiunuar punën e saj./botimeshqip

Përgatiti: Elona Qose

Të Lidhura

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!
Show Biz

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!

9 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025

9 Qershor, 2025

Laert Vasili zbulon historinë me motrën
Show Biz

Laert Vasili zbulon historinë me motrën

9 Qershor, 2025

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!
Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

8 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com