InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ky është Sandër Lleshi/aj, Ministër i Brendshëm, i cili ka frikë edhe nga hija e tij!

28 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Ky është Sandër Lleshi/aj, Ministër i Brendshëm, i cili ka frikë edhe nga hija e tij!

Nga Silva Caka

Z. Lleshi/aj, dje, nëpërmjet Z. Kastriot Skënderaj, refuzoi të jepte autorizimin për mbajtjen e një proteste paqësore, përpara Kryeministrisë, në orën 17:00, me arsyet më banale të mundshme.
Z. Lleshi/aj, me bekimin e atij që e propozoi si Ministër nga Tweeter-i, haptazi cënon dhe shkel një të drejtë kushtetuese të njeriut, atë për të protestuar.

Z. Lleshi/aj, Neni 47/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë qartë se: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.”.
Gjithashtu, në Pjesën e Dytë të Kushtetutës, në Nenet 15, 16 dhe 17 të saj, garantohet ushtrimi pa kufizim dhe pengesë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Protesta tashmë është deklaruar nga organizatorët, si një organizim paqësor dhe të vetmet “armë” që do të përdoren, me siguri do të jenë MEME-t e Genc Sejko, të cilave Kryeministri u trembet aq shumë, pasi e nxjerrin cullak dhe pa propagandën e tij; janë mjete që e trajtojnë ashtu siç e meriton: si një copë debili!

Në të gjitha sistemet e së drejtës, në rastet e konfrontimit të dy të drejtave, njihet parimi i prevalimit të të drejtave, sipas të cilit garantohet më parë e drejta me rëndësi më të madhe dhe që gjendet e sanksionuar më lart në hierarkinë e normave, pra konkretisht: e drejta për të protestuar, prevalon mbi të drejtën e qarkullimit rrugor pa pengesa (a përbën një të drejtë kjo?!?!).

Kryeministri dhe adjutanti i tij Lleshi/aj, nuk kanë shqetësimin e pengimit të qarkullimit; në të vërtetë kanë frikën se mos edhe ata që qarkullojnë me makina, i braktisin mjetet e tyre dhe i bashkohen Protestës së Diasporës!

I kujtoj Z. Lleshi/aj se Neni 250 i Kodit Penal të R.Sh., thotë se: “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, TË CILAT PREKIN LIRINË E SHTETASVE, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”.

Gjithashtu Z. Ish-Ushtarak Aktiv (e këtu i tërheq vëmendjen edhe Z. Skënderaj, që firmos “derr në thes”), mos harro që zbatimi i një urdhri haptazi të paligjshëm, cilësohet si vepër penale si nga Kodi Penal, ashtu edhe nga Kodi Penal Ushtarak, prandaj nëse ke ende pak ndërgjegje ish-ushtaraku, bën mirë të ftillohesh!

Të cënosh dhe shkelësh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara në Kushtetutë e ligje, është pa diskutim një urdhër haptazi i paligjshëm e ti zotëri, je betuar se do zbatosh Kushtetutën dhe ligjet gjatë ushtrimit të detyrës tënde si Ministër i Brendshëm!

Megjithatë, ajo paçavurja që ideoi Kryeministri, hartove ti dhe cikloi Z. Skënderaj, nuk ndalon askënd, po askënd ama, që nesër t’i bashkohet protestës, përkundrazi, na nxit të bëhemi më shumë!

Unë nesër, në orën 17:00, do të jem në protestë përpara Kryeministrisë! Do dal atje e do përfaqësoj motrën time, emigrante në Itali dhe vëllanë tim, që shumë shpejt do marrë rrugët e Gjermanisë…

Punë e madhe se nuk dhënke ti lejen për protestë!!!
Aty do jem unë dhe shumë të tjerë si unë!

Pushka top t’u bëftë, hajde e na arresto të gjithëve!

Fotografia e Silva Caka

 

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com