InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Luçiano Boçi: Këshilli i Ankesave apo Komiteti i Censurës

28 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Mungesa e pritave devijuese në lumin Shkumbin, reagon deputeti demokrat/ Boçi: Banorët e lagjeve Baltaver, Cogollarëve dhe Polis i vogël po humbasin të vetmin burim. Askush nuk i dëgjon dhe nuk u vjen në ndihmë

Këshilli i Ankesave i AMA-s me ndryshimet e reja, pritet të shndërrohet në Komitet Censure mediatike,  sipas një skeme perfide të menduar e që po aplikohet në detaje.

Deformimi i rolit të këtij Këshilli në quasi-gjykatë është evident, por Ramës pak i intereson një gjë e tillë.

Ka parashikuar dhe kundërshtitë, por nën rrogoz vazhdon të ndjekë qëllimin e tij për të ndëshkuar me hakmarrje ato që ‘ia kanë nxirë jetën e qeverisjen’.

Ndryshimet ligjore janë paraprirë e po vazhdojnë paralelisht me ndryshimet që prekin drejtpërdrejtë vendimmarrjen, të lidhura me  përbërjen e këtij Këshilli, i cili do marrë fuqi ekstra.

Sipas përcaktimeve të reja ligjore, vendimet e Këshillit të Ankesave do të variojnë nga gjoba që shkojnë në 10 milion e deri në mbylljen e portaleve.

Në ligjin aktual për ‘Mediat audiovizive’ 97/2013, Këshilli i Ankesave, përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët sipas përcaktimeve të nenit 20, pika 1 ai zgjidhen nga Bordi i AMA, me shumicë të cilësuar.  Zgjedhja është midis konkurrentëve të vetëparaqitur, pa cilësuar apo kondicionuar atashimin politik të tyre.

Vetë Bordi ruan balancën, në momentin e zgjedhjes, me kandidatë të mbështetur nga maxhoranca e opozita.

Por aktualisht për shkak të lëvizjeve të koalicioneve politike, Bordi ka këtë konfigurim: 3 anëtarë të mbështetur nga PD, 2 nga PS dhe 1 nga LSI. Kryetari është i mbështetur nga mazhoranca. Mandatet 5 vjecare të tyre, sidomos ajo e z.Bregu, vlejnë deri në 2021, pavarësisht se në momentin e zgjedhjeve gëzonin mbështetjen politike.

Kësisoj vendimmarrja e Bordit, për anëtarët e Këshillit të ankesave mbetet në favor të opozitës aktuale ( PD + LSI), ose e bllokuar, megjithëse sipas një truku, të përdorur për ndarjen e rrjeteve frekuencore, vota e Kryetarit, përllogaritet dy, për të siguruar një shumicë ‘fake’.

Në këto rrethana plasi lufta, për zbatimin e skemës për kapjen e Bordit, si hap i domosdoshëm për kontrollin e plotë të Këshillit të Ankesave.

Rama e lancoi iniciativën e tij për ligjin antishpifje në tetor, për ta risjellë si debat dhjetë ditëshin e dytë të nëntorit (20 nëntor), ku dha lajmin për pasjen gati të një ligji për portalet.

Momenti u zgjodh sepse po në nëntor përfundoi dhe mandati 3 vjeçar i anëtarëve aktualë të Këshillit: Znj. Monika Stafa, kryetare  (e dorëhequr pak para mbarimit të mandatit), Z. Urim Bajrami (i komanduar kryetar) dhe Z. Erald Kapri.

Pak para  këtij draftimi, në 13 dhjetor, ‘për cudi’, AMA , nëpërmjet Kuvendit inicioi shkarkimin e z. Bregu për konflikt interesi, për shkak të një kotratë qeraje të lidhur në 2015, ndërkohë që ai është rizgjedhur në 2016, duke e kapërcyer në këtë kohë pengesën e konfliktit të interesit.

Në morinë e ngjarjeve të mëdha (në komision diskutohej paralelisht buxheti), kjo ‘gjë e vogël’ kaloi pa ndonjë zhurmë mediatike, me përjashtim të një kundërshtimi letërkëmbyes të znj. Mehmetaj.

Me shkarkimin e tij maxhoranca kërkon të fitojë anëtarin e humbur prej konfigurimeve të reja, për të dominuar më pas vendimmarrjen e cila të çon tek Këshilli i Ankesave.

Komisioni i Edukimit e Mjeteve të Informimit publik me një procedurë të dyshimtë, merr vendimit e shkarkimit për t’ia dërguar seancës, më 17 dhjetor, pikërisht ‘rastësisht’ po në këtë datë që AMA bën diskutimin e parë publik për ndryshimet e propozuara.

Në janar vendimi i shkarkimit pritet të  marrë mbështetjen e maxhorancës dhe Z. Bregu do të zëvendësohet me një kandidat të mbështetur nga PS.

Pas kësaj Bordi kalon në raportin 4 me 3 në favor të maxhorancës dhe me votën e përllogaritur dy të kryetarit, siguron shumicën e cilësuar, për të zgjedhur më pas, njëanshmërisht persekutorët e medias si anëtarë të Këshillit të Ankesave.

Precedenti i vlerës së dyfishtë të Kryetarit është krijuar në momentin e ndarjes së rrjeteve frekuencore.

Madje dhe emrat me lidhje të ngushtë e specifike me PS, Rama tashmë i ka gati.

Pritet vetëm miratimi i ligjit dhe pas kësaj nis gjuetia e shtrigave për të goditur e mbyllur portalet antiqeveritare.

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com