InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ja pse unë mbështes Agron Gjekmarkaj?/ Nga Aleks Kapllaj

8 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Ja pse unë mbështes Agron Gjekmarkaj?/ Nga Aleks Kapllaj

Nga Aleks KAPLLAJ

Integriteti, kultura, thjeshtësia, pastërtia etike, morale e profesionale e profesor Agron Gjekmarkaj, në shërbim të qytetarëve me objektivitet dhe pa kompromis, është një garanci më shumë për fitoren e Partisë Demokratike në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë, si përfaqësues i denjë në parlamentin shqiptar.

Gjekmarkaj, ka lindur në Ishull Shëngjin në një familje atdhetare e arsimdashëse dhe shumë punëtore, me origjinë nga Mali i Shëngjinit.

Pas tetëvjeçares, ka mbaruar gjimnazin në Lezhë dhe më pas ka ndjekur dhe përfunduar studimet në fakultetin e Historisë e Filologjisë, dega gjuhë-letërsi në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera.
Gjatë kohës së studimeve ishte edhe kryeredaktor i gazetës “Ora e Shqipërisë”.

Menjëherë pas marrjes së diplomës në Tiranë, kthehet në Lezhë, në qytetin e lindjes dhe punon si mësues letërsie në gjimnazin e këtij qyteti.
Punon aty deri në mars të 1997, kur bandat e mbeturinave të regjimit komunist, duke përfituar nga revolta e shqiptarëve që ishin vjedhur nga “bankat” piramidale në “bashkpunim” me pasivitetin dhe injorancën financiare e bankare të forcave politike të kohës, sulmuan institucionet demokratike të asaj kohe, duke e çuar vendin në prag të luftës civile, me qëllim rimarrjen e pushtetit me armë.
Po atë vit, detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Toskana të Italisë, deri në 2001 duke punuar me objektiv vazhdimin e studimeve në degën e Shkencave humane.
Arrin të regjistrohet në Universitetin “La Sapienza” të Romës, në Fakultetin e letërsisë dhe më vonë, mbron shkëlqyeshëm masterin me temë “Letërsia Bashkëkohore Botërore” me maksimumin e vlersimit!
Ka punuar për disa vite në ministrinë si këshilltar i ministrit Bujar Leskaj dhe drejtor i drejtorisë në Ministrinë e Kulturës dhe më pas ka qënë këshilltar i presidentit Bamir Topi për çështjet e kulturës deri në fund të mandatit të tij.
Është profesor i “Letërsisë së Mesjetës” dhe zëvendës dekan në fakultetin e Historise e Filologjisë dhe një ndër opinionistët dhe komentuesit me të ndjekur në mediat shqiptare.
Është autor i tre librave “Reaksionari”, “Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët” dhe “La letteratura fantastica di Kadare” dhe ka marrë doktoraturën me temën: “At Zef Pllumi, vepra e jetës”. Është editorialist i gazetës Panorama dhe bashkpunon me shumë gazeta të tjera në shtypin shqiptar dhe analist i çështjeve politike e sociale në mediat vizive.
Është fitues i titullit si gazetar dhe opinionist për vitin 2020.
Pikërisht, në mars të këtij viti, 24 vjet pas marsit tragjik të shqiptarëve të 97-s, kur ai u detyrua të linte vendin e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe qytetarët e Lezhës e kandidojnë per deputet në Qarku e Lezhës me përgjegjësinë e përfaqësimit në parlamentin shqiptar. Agroni është përfaqësuesi i jonë, është njëri nga ne.

Agroni, ashtu si edhe shumë kandidatë të Partisë Demokratike të këtyre zgjedhjeve, i plotëson të gjitha cilësitë që duhet të ketë çdo kandidat sipas akademikut Artan Fuga, ku ndër të tjera thotë: “deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nuk është këshilltari i bashkisë apo i komunës. Sado besnik ndaj partisë që të jetë. Ai duhet të dijë të kontrollojë qeverinë, të aprovojë traktate ndërkombëtare, të firmosi ligje, të iniciojë ligje, të dëgjojë e interpretojë ekspertët në komisione, të dialogojë me ndërkombëtarë”- cilësi që profesor Dr. Agron Gjekmarkaj i ka të gjitha.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com