InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Qeveritë që gabojnë, ikin. Ato që bëjnë faje, ndëshkohen!

15 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Poezi nga Flutura Açka: Unë jam studenti. Unë jam Liria

Nga Flutura Açka

Sapo ra qeveria holandeze

Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji, e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covid-19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore dhe drejtësisë shtetërore.
Gjithçka nisi me një komision hetimor që investigoi mbi një lëngatë financiare që pësuan mbi 30 mijë familje holandeze, në krye prej një gabimi të thjeshtë adminisrativ e që u kthye në rrënuesin e jetëve të mbi 80 mijë fëmijëve, që sot u shpallën publikisht “brez i humbur”. Akti administrativ i dikurshëm para së gjithash cënonte thelbin e shtetit holandez, të qenit një shtet social, term disi bezdisës më së shumti për qeverira që vijnë në pushtet me mbështjetje të koorporatave të mëdha dhe si përfaqësues të grupeve të bisnezit, për të cilët qytetari i thjeshtë shpesh është “dele”.
Tani do të fillojë konferenca e shtypit, dhe edhe pse së afërmi janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare (më 17 mars), çështja e qytetarëve holandezë sot nuk është ikja e kësaj shpure, por frika e qarkullimit të tyre sërish në skenën politike, edhe pse duket se dorëheqja eshtë një kapak floriri.
Jo, çështja është a do të mbajnë përgjegjësi deri në fund. A do të ndëshkohen?
I shoh se si përpëliten ekraneve me justifikimin e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh, dhe mendoj Shqipërinë.
Çfarë duhet më shumë për të hequr këtë klasë politike që po na e ndryshon ADN-në, e ndihmuar fuqishëm nga media terësisht e kompromentuar, thellësisht e inkriminuar me milionat qeveritare (me disa përjashtime, natyrisht)? Si mund të durojmë më kur:

-Të gjithë e dime së Tire Alldervishi është thoi i një mega-allishverishi. Kurrë ndonjëherë në njëqind vite shtet nuk është bërë biznes me vdekjen, si këtë herë me Covid. Të gjithë kemi fakte, të gjithë flasim kafeneve, por nuk denoncojmë. Ka përjashtime, por po flasim për të tërën.
-Kurrë ndonjëherë nuk e kemi parë Shqipërinë kaq të pashtet, pa parlament, pa gjykata, pa kadastra, pa administratë. Ne jemi një shtet pa shtet, e pa shëndet fizik e mental.
-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë fusha me kanabis sa vitet e fundit nëpër Shqipëri që na ktheu në Kolumbinë e Europës.
-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë bulizëm, fyerje publike, diskrimin të shqiptarëve veri e jug nga shteti i vet siç ka ndodhur në mënyrë sistematike vitet e fundit.
-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një makineri të tillë të pështirë dhe të egër publiciteti, që është në fakt oligarku ynë më i madh. Shumat që na shkojnë për PPP-në e Publicitetit nuk ka bilanc që t’i përfshijë.
-Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë ministra më arrogantë, të lëpirës, më të fshehtë dhe më të pangopur se sot.
-Kurrë nuk kemi parë media kaq të përulur sa sot.
-Kurrë nuk kemi parë një Tiranë më të ngulfatur se sa sot.

Përmenda vetëm disa, se është listë shumë e gjatë. Po ç’them, vetëm darka e florinjtë do të kishte mjaftuar për t’u ngulur mijëra shqiptarë para kryeministrisë, deri sa të iknin pisat, duke u dhënë mësim edhe të tjerëve që do të guxonin të silleshin sërish si pisa në pushtet.
Po ku jemi ne? Ja, në mjerim të plotë, duke blerë ilaçe rrugëve privatisht e duke pritur se ndoshta Zeusi na e hedh ndonjë vaksinë e të na shpëtojë nga flama.
Po si mbërritëm deri këtu? Ja, duke e mpirë me vaksinën e durimit durimin tonë njerëzor. Dhe e vazhdojmë ende me qejf këtë “biznes”. Gjer atëherë flama me kollare të shndritshme do të përmjerë mbi ëndrrat tona përnatë e do të zaptojë ekranet tona përditë. Edhe ajo ka biznesin e vet.

Fundjavë të mbarë, Miq!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com