Disa thënie për dashurinë e vërtetë nga autorë të ndryshëm:
Dashuria e vërtetë është një qetësi e përflakur./ Giuseppe Ungaretti
Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron./ Hermann Hesse
Sado e rrallë të jetë dashuria e vërtetë, gjithnjë më e rrallë është miqësia e vërtetë./ François de La Rochefoucauld
Nëse vërtet duam të dashurojmë, atëherë duhet të mësojmë të falim./ Nënë Tereza
Në krevat dashuria ime e vërtetë ka qenë gjithmonë gjumi, i cili më shpëtoi duke më lejuar të ëndërroj./ Luigi Pirandello
Dashuria e vërtetë dëshiron të mirën e të dashuruarit./ Umberto Eco
Të kesh një arsye për të dashuruar, nuk është dashuri e vërtetë./ Ermes Ronchi
Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim./ Aldous Huxley
Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë)./ Stendhal
Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë./ Lemoni Sniket
Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa./ Ambros Biers
Nëse do të lexosh diçka mbi dashurinë e mbi martesën duhet të blesh dy libra të ndarë./ Alan King











