InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fshati! A mund të rijetësojmë fshatrat?

25 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Fshati! A mund të rijetësojmë fshatrat?

Nga Albert Avduli

Braktisja e fshatrave është një brengë individuale, familjare, krahinore, kombëtare.
Familjet i braktisën ato shtëpi sikur nga kolera dhe rrallëkush e kthen kokën nga ajo rrugë ku dikur u larguan.
Me të drejtë ikën. Ai truall, pak gëzime ju kishte dhënë, mjerim e vuajtje shumë.
Atëhere menduan se ajo tokë nuk i ushqente dot.
Rendën në emigrim e kur krijuan disa të ardhura, financuan blerjen e një shtëpie në qytet. Në ato shtëpi dërguan prindërit e moshuar sepse kishin spitalet më pranë.
Dërguan dhe bashkëshorten me fëmijët sepse fëmijët duheshin shkolluar.
Punuan e shtuan të ardhurat, u paisën me leje qëndrimi në vendet ku kishin emigruar.
Mbas kësaj morën familjen në shtetin pritës. Kredi për shtëpi e makinë dhe detyrimet shkollore.
Jeta u vu në një start të ri.
Dikush nuk e përballoi dot dhe u rikthye në atdhe, por tashmë banesa ishte në qytet dhe mbeti peng në kaosin urban.
Në fakt, mbetëm peng të paqartësisë tonë sesi investuam.
Gjithësesi, ne duhet të kthejmë sytë dhe kujdesin nga themelet tona.
Ka fshatra në të cilat është rikthyer jeta dhe vitalizimi i tyre.
Sigurisht, bëhet fjalë për fshatrat bregdetare dhe ato pranë qendrave urbane.
Fshatrat e ndodhur në brendësi apo thellësi të vendit dhe rrugëve kombëtare pothuajse janë shuar. Duke gjykuar se ky vend është i vogël, kuptohet se edhe distancat nuk janë lebetitëse.
Mendoj se qeveria duhet të hartojë politika nxitëse që secili të rindërtojë shtëpinë e fshatit.
A mundet … ?
Po, duke bërë të kalueshme rrugët lidhëse, por edhe duke dhënë kredi me interesa të ulëta për aplikantët.
Marr për shembull një familje me të ardhura mesatare: Nëse i akordohet një kredi prej 3 milion lekësh me afat shlyerje 10 vite, mundet ta ringrejë shtëpinë e fshatit. Trualli, themelet, gurët janë aty.
Mbi të gjitha, malli dhe varret e gjyshërve janë atje.
Atëhere nëpunësi, mësuesi, mjeku, inxhinieri, avokati, hidrauliku, bojaxhiu, taxixhiu e kushdo do rendnin drejt gjurmës së tyre.
Nëse ngrihet shtëpia, do thuret kopshti rreth saj, do mbillen ullinjë, dardha, gështenja, mollë, limona, kumbulla, arra, bajame, sheg, fiq, pjergulla.
Jo, nuk do mbushin tregun, por do vjelin për vete dhe fundjavën do ta presin me padurim.
Qyteti do shkarkojë mijëra frymë për ato tre ditë dhe e hëna do mbërrijë më e lehtë për familjet përftuese.
Idea ime është patetike ndoshta dhe hedhur rrufeshëm në këto rreshta, por ekspertët e ekonomisë, bujqësisë, mjedisit dhe shëndetësisë mund ta argumentojnë ose ta rrëzojnë.
Unë do doja…

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com