InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ndaloni menjëherë së puthuri fëmijët tuaj në buzë, këshillojnë psikologët

10 Shtator, 2020
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Ndaloni menjëherë së puthuri fëmijët tuaj në buzë, këshillojnë psikologët

Kohë më parë, Victoria Beckham, postoi një foto të saj duke puthur në buzë të bijën, për t’i uruar asaj ditëlindjen. Ky veprim solli diskutime të nxehta në komentet e këtij postimi nëse është i pranueshëm një gjest i tillë apo jo. Mjekët thonë që fëmijët duhet të ndihen të sigurtë dhe të dashur në mjedisin familjar, por nga ana tjetër puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore.

Ja çfarë mendimi kanë psikologët e fëmijëve për këtë mënyrë të shprehjes së dashurisë prindërore.

1. Fëmijët mund të mos menaxhojnë kufijtë e tyre personalë

Buzët dhe goja janë kufinjtë personalë të trupit të një fëmije, kështu shpjegon psikologia Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, ju i tregoni se kufinjtë e trupit të tij janë të  hapur dhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.

Kështu, prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë “sindromën viktimë” me paaftësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personal.

2.  Fëmijët mund të marrin infeksione të rrezikshme përmes puthjes në buzë

Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë. Meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.

3. Fëmija mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë si një shprehje e simpatisë

Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë si i keni mësuar në shtëpi jashtë rrethit familjar duke puthur fëmijë të tjerë ose të rritur në buzë, si një mënyrë për të shprehur simpati. Psikologia tregon se, edhe pse është një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët do e mësojë këtë gjest, duke i imituar prindërit. Kështu që, ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët. Kjo është arsyeja pse psikologët rekomandojnë që prindërit të puthin  fëmijët në faqe ose në ballë.

Po ju a mendoni se puthja e fëmijëve në buzë është e pranueshme? Nëse po, deri në cilën moshë? Ne do të ishim të lumtur të dinim mendimin tuaj mbi këtë temë.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com