InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Deutsche Welle për protestën e studentëve: Politika po korr atë që ka mbjellë

11 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Deutsche Welle për protestën e studentëve: Politika po korr atë që ka mbjellë

Protestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimi e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie.

Nga Deutsche Welle 

Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të  Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë  së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.

Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?

Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën   (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave”. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte  dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike.  Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.

Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave.  Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB)  dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur  2,1 % e PBB  mbështet 75%  të investimeve publike në një vit buxhetor.

Politika po korr atë që ka mbjellë 

Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit  të lartë kur ishte në pushtet.

Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ?rrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës  dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private,  2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme.  Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen.

Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare.

Të Lidhura

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 5 Shtator 2025!

5 Shtator, 2025

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping
Bota

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping

4 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com