=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

BUKOWSKI: Ç’KUPTIM KISHTE PËR MUA TË DASHUROJA PO TË MOS ISHE TI AJO?

21 Gusht, 2020
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
BUKOWSKI: Ç’KUPTIM KISHTE PËR MUA TË DASHUROJA PO TË MOS ISHE TI AJO?

Nga Charles Bukowski

Qëllon të zgjohesh në mëngjes, shikon që ka pushuar shiu dhe thua: – Ë? Ç’paska ndodhur?

Ja pra, atë mëngjes kështu më ndodhi dhe mua që kisha kohë që nuk dashuroja, jo se kisha ndonjë shkak, jooo, thjesht nuk dashuroja dhe nuk e dija përsenë, por kush e di, edhe e dija: ç’kuptim kishte për mua të dashuroja po të mos ishe ti ajo?

Atë mëngjes kisha një dëshirë të madhe me të thënë -të dashuroj- apo kështu më është ngulitur në mëndje. Sa më ka marrë malli, e dashur. Sigurisht, e ndjeja me kohë këtë gjë, por e kuptova më mirë kur jashtë kishte pushuar shiu dhe mua më regëtiu zemra.

Puna është se më parë kisha një shkak të mos dilja, (binte shi pra, ç’faj kam unë), por tashmë retë qenë larguar duke marrë me vete të gjitha shkaqet. A, ti s’je, në rregull, por prapë mirë dhe në qoftë keq, sepse unë të dua njësoj.

Kam një si punë ditari që mbaj mbyllur në krahëror, ndjej që duhet ta nxjerr dhe ta hap si të më shkrepet, si të më thotë zemra. Dreq, dreq zemre që asnjë llogari nuk bën dhe kur nis t’i bësh, lëmsh i bën.

Atë “të dashuroj” s’arrita me ta thënë. Qe pranverë kur ike, e mban mend? Përpiqesha ta mbaja veten. Jeta vazhdon, dëgjoja të gjithë të më thoshin. Po kur ike ti, u bëra ca i shkalafitur nga mendja.

Të them të drejtën e humba, duke të humbur ty, humba dhe vetë. Po ti? Ah! Jo, më fal, nuk doja të them në mbete keq edhe ti, merre si një përshëndetje.. Diçka të tillë p.sh., hë, ç’kemi nga ty, ç’na thua. Me se po merresh tani, në këtë çast, ç’po bën?

As që dua ta di ç’bën me jetën tënde, në fund të fundit unë jam jashtë saj, ç’më duhet mua? Patjetër gjëra të bukura je duke bërë, shumë të bukura, por dua të di tani, ç’bën tani, në këtë çast.

Dhe unë të mendoj tani dhe vuaj.

Nuk dua të mendoj për ty, dua me të pasë këtu, pranë vetes. Por nuk të kam.

Nuk dua me të pasë ndër mend, por mos më lerë vetëm, mos më ikë dhe nga ëndrrat. Ti e dashur plagë, copë ma bën zemrën, e di? Por fare s’e ndjej dhëmbjen, ta dish.

Buzëqesh se brenda tyre je ti dhe kështu të paktën të shikoj. Të shikoj edhe kur puth atë trapin dhe kjo gjë më xhindos. Por ti lermë, ani pse jam i xhindosur.

Mos më largo nga vetja. Nuk më dhëmb plaga që kam në zemër, jo, fare nuk më dhëmb, më dhëmb që s’të kam dhe mos m’u largo më shumë, të lutem.

Ndonjëherë ndjehem kaq i fortë, sa jam gati të them se ti pa mua s’jeton dot. Por s’është e vërtetë, e di pse? Puna është se rrekem të vazhdoj jetën, a mundohem të bind veten se duhet ta provoj.

T’ia kisha dalë me të thënë sot “të dashuroj”, s’do ta rruaja për këtë rrebesh që s’po rresht, më plasi mua për shiun, t’ia kisha dalë me të thënë “të dashuroj” nuk do rrija këtu të vrisja mendjen si të të harroj, pa të fshirë nga mendja. E kush të fshin dot ty.

Je si ato njollat e bojës te xhepi i këmishës, por mbi këmishë vesh një xhaketë a një triko njeriu, po mbi ty, çfarë të vesh?

Të Lidhura

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026
“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

26 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

26 Shtator, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

26 Shtator, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI
Aktualitet

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI

28 Shtator, 2026

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com